Presidenca nxjerr në shitje makinën e Nishanit me dy gjoba të papaguara

13 Shkurt 2014, 09:32Politika TEMA
Presidenca nxjerr në shitje makinën e Nishanit me dy gjoba të

Presidenca ha hapur një ankand publik për të shitur një automjet tipit “Volkswagen Bora” me një vlerë fillestare prej 75 mijë lekësh.

Pavarësisht se çmimi duket disi i lirë, automjeti rezulton se ka disa gjoba të papaguara.

Në portalin e Policisë së Shtetit, ku kontrollohen edhe gjobat e automjeteve, rezultoi se makina e presidencës ka dy gjoba të papaguara, shkruan Shqiptarja.com.

Shkaku i marrjes së penalitetit nga ana e drejtuesit të automjetit ishte se ai kishte parkuar në vend ku nuk lejohet dhe është gjobitur dy herë për këtë gjë.

Kështu, përveç mospagimit të sanksioneve të vendosura nga policia rrugore, institucioni e ka nxjerrë në shitje automjetin duke i përfshirë edhe dy gjoba që shkojnë në vlerën e 2600 lekëve. Sipas njoftimit të ankandit të presidencës, thuhet se automjeti është në gjendje jo të mirë.

“Nga procesverbali i konstatimit të Sektorit të Shërbimit rezulton se tek automjeti: a-dyert e para janë me defekt; b-krahu i majtë i avantrenit i deformuar; c-xhamat jo funksional; d-gomat jashtë përdorimit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

7 komente në “Presidenca nxjerr në shitje makinën e Nishanit me dy gjoba të papaguara”

  1. katallani says:

    ky lajm eshte per ne cover te TIMES MAGAZINE :)))

  2. Briet ne koke se keni te nevojeshme ti vendosni ,
    idioteizmi juaj justifikon dukshem injorancen e surratin prej karagjozi
    ne presidenc .Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu funderina

  3. Uji i ftohte says:

    Presidenca eshte ne gjendje te nxjerr ne shitje edhe Presidentin por nuk e blen askush!

  4. Tomi says:

    vetem 75mije lek? kushdi kujt ja kane taksur qe te bjene nder sic edhe bejne me cdo gje publike qe pasi e cojne ne pike te fundit e shesin per 5 lek, por harrojne se keto jane parate e polullit, qenerit

  5. santiago says:

    ashtu sic eshte presidenti me difekt ,eshte dhe makina

  6. mitro says:

    qenka ne gjendje me te mire se i zoti!

  7. Ajdin Kuksi says:

    Une jepe 100 mije lek per makinen,1 ero per kapterin.
    Kjo eshte oferta e fundit per mua.
    Kush jep me teper i pafte hajrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje