Shkarkohet drejtori i INSIG: Rriti tarifat e sigurimit të detyrueshëm të makinave

12 Shkurt 2014, 19:40Politika TEMA

Qeveria reagon menjëherë dhe shkarkon drejtorin e kompanisë INSIG, pas lajmit se çmimet e sigurimit të makinave janë rritur me 45 përqind brenda ditës.

Por habia ishte se pjesë e kësaj marrëveshje të pashkruar për të rritur çmimin për një ditë ishte bërë edhe kompania shtetërore INSIG.

“Këshilli Mbikëqyrës i INSIG ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë. Motivacioni i shkarkimit të zotit Tomorr Kalaja, është ndër të tjera vendimi për rritjen e tarifave për sigurimin e TPL-ve pa analizë dhe pa konsultim.

Masa e shkarkimit është marrë menjëherë pas vendimit të drejtorit të INSIG-ut për të rritur në mënyrë të paparalajmëruar dhe të pakonsultuar me Këshillin Mbikëqyrës çmimin e siguracionit të detyrueshëm të automjeteve,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Në një intervistë për TCH, Kalaja e kishte justifikuar kështu rritjen e çmimit: “Kjo do të bëjë të mundur që kompanitë të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj konsumatorëve duke paguar detyrimet në kohë, si dhe ndaj detyrimit që kemi ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Nëse nuk arrihet të merret sasia e duhur e parave për të paguar dëmet, atëherë kompanitë nuk mund të paguajnë dot as dëmet e veta dhe as detyrimet që rrjedhin për Byronë”.

24 komente në “Shkarkohet drejtori i INSIG: Rriti tarifat e sigurimit të detyrueshëm të makinave”

  1. sindi says:

    Bravo qeverise. Edi ka filluar mbare. I lumte, e inkurajojme per veprimet.

    1. 1 prilli says:

      Jashtezakonisht mbare duhet thene. Psh ky doganieri i Nanos, Saliut etj etj, nje dite te bukur u gdhi rilindes si ty. Edhe ky deri dje ndante te njejtin mendim me ty.

      1. qamili says:

        ja kur shteti funksionon, tolerance zero ndaj abuzuesve ne kurriz te qyetareve.
        Nuk zgjidhen problemet e pagesave me konsumatoret duke rritur cmimet me 45% brenda dites, por duket miremenaxhuar ato burime qe kane.
        jane mesuar au iu keta, por mori fund.

      2. genci says:

        jo po qe te zene mend te gjithe qe te mos abuzojne, e te bejne me koken e tyre, se ka shtet ketu, nuk jemi me shtet rrumpalla e tete viteve te fundit.

    2. rezart says:

      Tomorr Kalaja paska qene Drejtor i INSIG-ut!!!!!!
      Hapu dhe te futen te gjithe ata qe e kane vene ne ate post!!!
      Ky ka qene DREJTOR I DOGANES SE TIRANES PER SHUME VJET!!!
      Ta kerkonte COPE “KAFEN”,si me shaka!!!
      Bile nuk pranonte leke nen 50 mije lekeshe !!!
      Edi Rama i ka percaktuar DOGANIERET SI HAJDUTE dhe te tille jane,se une i kam njohur nga afer per te pakten 5-6 vjet keta te Tiranes,por me thene te drejten te caktosh nje DOGANIER ne cfardolloj posti shteteror eshte njelloj si t’i VARESH UJKUT MELCITE NE QAFE!!!
      Ata,duke u mesuar me LEKE TE MADH e ndjejne nga larg GJAHUN E TYRE dhe LEPIHEN E VIHEN NEN SHERBIM GJOJA SI TE DEVOTSHEM,por ne vetvete kane qellim te VONE:TE ZENE NDONJE PUNE ME PARE TE MADHE!!!
      Pervec ketij DOGANIERI,Tomorrit pra,ne Tirane eshte i tille perfitues i “sukseseshem” edhe GENTI GAZHELI,antar i Keshillit Bashkiak te PS ne Tirane,specialist i finances se PS-se dhe tani u shperblye me vendin e DREJTORIT TE DREJTORIDE SE PARANDALIMIT TE PASTRIMIT TE PARAVE,prane Ministrise se Finances!!!!
      Nje post i tille per nje DOGANIER(licensuar si hajdut sipas Rames)eshte me shume se “VARJE MELCIVE TE SHTETIT NJE UJKU NE QAFE”!!!!!!
      Po keshtu doganier ka qene deri vone edhe Elez Gjoza,tani kryetar i minibashkise NR.2 ne Tirane,me LSI-ne etj,etj!!!
      Shikoji keto kandidatura te forta Edi Rama,se UJQIT VETEM PER TE SHQYER DINE!!!
      E kane ne gen brez pas brezi e nuk ua heq dot!!!

    3. ibrahim says:

      sindi-si e paska filluar mbare-u rriten sigurimet gjate qevrisjes rama-ate qe larguan e zavendesojne me nje kokepalare por qmimi mbetet..

  2. 1 prilli says:

    Po ky ka qene doganier mor. Sic ka thene kryetari Mao te gjithe doganieret jane hajdute.

  3. reli says:

    Ky monster e ka hak burgun….por kush t’a fusi se????.

  4. vangjel says:

    A e dini cfar jane detyrimet per byron e sigurimit?
    Te gjith kompanit e sigurimit derdhin nje shifer shum te madhe ne kete byro dhe kjo deemshperblen demet qe shkaktojn personat qe nuk kan paguar asigurasionin e detyrueshem ose TPL sic quhet.
    E dini cfar kan ber disa kompani me mbeshtetje qeveritare krahinore keto vite?
    Dhe kur demshkaktuesi ishte i siguruar nepermjet tyre, nuk paguanin demin por policia i ndihmonte te hduknin tpl e demtuesit dhe pagimi i demit i kalonte Byros automatikisht.
    Nuk e di Bracia cfar interesi ka qe perkrah ata qe perkrahte regjimi i shkuar?

  5. vlonjati says:

    Po mire shkarkoi kete te Insig, po kompanite e tjera? Insig do mbetet jashte tregut dhe ndoshta kjo eshte edhe loja qe te shitet per nje cope buke. Mire e ka bere, por cmimi ishte fiksuar pas takimit qe kompanite kishin me Haxhinaston dhe Tahirin. Ata dolen ne konference dhe nuk thane asgje dhe tani shkarkojne kete viktimen.Ne hale te veje, por nuk ka transparence dhe kjo u jep krahe thashethemeve. Bravo Bracja, duket si i vogel ai po e beri rremujen prape.

    1. Gjirokastriti says:

      Nqs Insig mban cmimet te ulta ne treg atehere te tjeret nuk I risin se ska per tu ngelur as edhe nje klient.
      Gjithe te tjeret paguan drejtorin

  6. vlonjati says:

    Se harrova. Po cmimi do ulet? Se nese nuk ulet nuk ka kuptim masa

  7. A e muart veshe o tipa se çfar do te thote shtet,shkurte shteti ti tredh koqet dhe te le pa to qe nuk i duhesh kujt.
    Prandaj thame me larte se duhet durim sa te veje fjala tek ai i gjati dhe pastaj e di se si vepron ,edhe per fugonat mos u tregoni sikur ju dhimbset populli jo jo por prisni se kjo qeveri i ka te gjitha ne tave por do kohe.

  8. florin mesha says:

    prandaj nuk demshperblehem une tash pese vjet nga byroja shqiptare e sigurimeve?

  9. ari says:

    Po e uli njera do e ulin dhe te tjerat se humbin klientet

  10. Teta says:

    Po ky Kalaja kujt ja shet keto, te rrise cmimin per te paguar detyrimin.Se pari te mos e mbushte INSIG-un me militante te PDIU-se dhe se dyti te mos e bente kompanine pjese te Brokerit qe shet policat me komision 35%.Kompanite e tjera te sigurimit pothuaj ne pjesen me te madhe jane blere nga te huaj keshtuqe drejtoret e tyre jane ne rolin menaxherit dhe u ka ardhur per shtat shitja me broker pasi me siguri perfitojne tanxhente nga 35% i komisionit.E dini o njerez se cdo te thote kjo : qe per cdo police te shitur 15.000 leke, 5.250 leke shkonin per brokerin.Sigurisht ne keto kushte nuk mbeten shume per demet m.gj.se edhe ky komision besoj eshte brenda raportit prime\deme per te perballuar pagesat.Ne kete pike eshte faji i AMF qe lejin spekullimin per rritjen e cmimit me 40%.Po keshtu edhe detyrimi ndaj Byrose eshte ne propoecion me perqindjen ne treg.E kishte mbushur kupen ky zoteria qe INSIG-un dikur lider ne treg e ka cuar ne 4% te tregut.Keto 8 vjet kane ikur dhe kane ardhur drejtues ne INSIG vetem per ta vjedhur dhe grabitur.

  11. Zigur Qarri says:

    E shkarkuan drejtorin,ok,por nese INSIG nuk e kthen vendimin,atehere Tomorr Kalaja esht perdorur si koke turku,tjeterkush ka urdheruar.
    Eh,lojtar te rinj,metoda te vjetra.

  12. nardone says:

    dhe pas nje lajmi te keq vjen nje i mire,iku nje gomar dhe te shohim si do te jete i riu,bravo qeverija me pelqen kur i kapin shpejt keto momente delikate hajduterie.

  13. Billy says:

    Mire ja bene, njeriut te trashe. Zyrtar i larte tjetri dhe mbas kurrizit, ne zyre mbante flamurin amerikan.
    Me ligj ne zyrat e shtetit mbahet vetem flamuri shqiptar. Mos valle ne zyrat amerikane mbahet flamuri shqiptar?
    Po sikur dikujt ti teket te mbaj flamurin serb apo rus?
    Kush e ndalon? Pikerisht ligji dhe kushtetuta.

  14. nardi says:

    Ritja e sig. ndodhi menjehere pas aksidenteve te renda qe ndodhen ne ditet e fundit. INSIG-u i ka arkat bosh (kush i hengri leket???)per te demshperblyer te afermit e viktimave.
    Si gjithmone populli qorr paguan!!!

  15. I shituri says:

    U shporr edhe nje shushunje teter e PDIU

  16. askushi says:

    Vetem kaq. Do rri i rritur siguracioni apo do shkoj prap ne vend.
    Ky te shkarkohet , biles edhe ai qe propozoi per ngarkimin e tij, se jane bande dhe u kap me presh ne duar.
    Duam siguracionin aq sa ka qene dhe te japin llogari se ku shkojne parat e siguracioneve, si ndahen , sa merr shteti, sa marrin mjetet e aksidentuara, sa paguhet personeli, qe te behet bilanc sa duhet te paguhet viti tjeter, nqs eshte per ta rritur ta rrisin, po nqs eshte per ta ulur edhe ta ulin.(Nuk mendova gje te keqe, se mos ju shkoj mendja)
    Jo te rritet kot se ashtu dua per tu ber i pasur.

  17. daenko says:

    Kjo eshte nje mase e drejte ,por , masa me drastike duhet te jete ulja dhe jo ngritja e cmimit te siguracioneve.Mos harroni se larot e Sali llaxores po punojne fort per te mbjelle pakenaqsi Pergezoj Bracen per kurajon ne goditjen e fenomeneve qe shqetesojne popullin.

  18. fieraku says:

    po tn si jan cmimet e siguracioneve ?? prap 140 ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje