Rritje rekord e çmimit të siguracionit të makinës/ Braçe: Të hetohen kompanitë

12 Shkurt 2014, 14:38Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka kërkuar një hetim ndaj kompanive të sigurimit në lidhje me rritjen e menjëhershme të pagesës së sigurimit TPL për automjetet.

Çmimi i siguracionit të detyrueshëm për makinat është rritur brenda ditës me rreth 45 përqind, duke arritur nivelin më të lartë historik të shënuar ndonjëherë në tregun e brendshëm.

“Jemi njoftuar për këtë rritje çmimi të siguracioneve. Për makinat nën 1.6 kubik është 198 mijë lekë të vjetra, për makinat mbi 1.6 kubikë është 209 mijë lekë të vjetra,” thotë Shpëtim Halilaj, agjent i sigurimesh.

Dy vjet më parë çmimet e siguracioneve ranë në nivele minimale, deri në katër mijë lekë, duke ngritur shqetësimin për rrënimin e tregut, pasi përllogaritjet zyrtare nxirrnin një çmim minimal risku 14 mijë lekë, që kompanitë të ishin të qëndrueshme. Krahasuar me atë periudhë çmimet janë pesëfishuar.

Drejtori i kompanisë publike të sigurimeve, INSIG thotë se tani ato paraqesin koston reale të sigurimit.

“Kjo do të bëjë të mundur që kompanitë të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj konsumatorëve duke paguar detyrimet në kohë, si dhe ndaj detyrimit që kemi ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Nëse nuk arrihet të merret sasia e duhur e parave për të paguar dëmet, atëherë kompanitë nuk mund të paguajnë dot as dëmet e veta dhe as detyrimet që rrjedhin për Byronë”, thotë Tomor Kalaja, drejtor i përgjithshëm i INSIG.

Braçe përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ministrisë së Financave dhe Autoritetit të Konkurrencës kërkon sqarime në lidhje me veprimin e koordinuar, sipas tij, të kompanive të sigurimit, të cilat brenda një dite rritën tarifën e sigurimit TPL me 6 mijë lekë.

“Një tjetër fakt shqetësues është përfshirja në këtë marrëveshje edhe e kompanisë publike INSIG”, shkruan Braçe në letrën e tij.  Në shkresën drejtuar institucioneve përgjegjëse, Braçe thekson se, që prej muajit shkurt të vitit të kaluar e deri më sot, kompanitë e sigurimit e kanë rritur 4 herë pagesën e sigurimit të detyrueshëm TPL, ndërsa që prej ditës së martë, rritja është në vlerën e 6 mijë lek ose 43% më shumë se çmimi i mëparshëm.  Braçe i ka shprehur shqetësimin institucioneve përgjegjëse lidhur me dyshimet për një marrëveshje karteli të fshehtë, mes operatorëve në treg duke kërkuar hetim, reagim dhe shpjegime të menjëhershme në lidhje me këtë treg dhe veprimet e fundit.

41 komente në “Rritje rekord e çmimit të siguracionit të makinës/ Braçe: Të hetohen kompanitë”

  1. Email says:

    Ska gje erion , se jan keto rritje dhe keto kompani qe do tu fundosin ne 2017

    1. black_lion says:

      Rritja e cmimit nga te gjitha siguracionet Z. Brace eshte qartesisht ne natyren e kartelit dhe duhen marre masa si e tille!
      Gjithsesi nje rritje e cmimit te sigurimeve TPL, do te ishte e justifikueshme nese edhe sherbimi do te ishte me te vertete sherbim. Problemi kryesor i sigurimeve eshte qe nuk paguajne dhe te sorrollatin deri sa te merzitesh, ne menyre qe te pranosh nje vleresim me te ulet te demit, duke favorizuar keshtu informalitetin e pikave te riparimit. Pasi vetem ata qe punojne ne menyre informale mund te pranojne te punojne per aq pak para.
      Nese siguracionet do te detyroheshin t’i benin riparimet ne pika servisi te licencuara (me fature tatimore te rregullt), qe permbushin edhe standardet ISO, atehere do te thoja qe gjithsesi eshte nje hap ne rrugen e duhur. Hapi tjeter do te ishte detyrimi i mbylljes se dosjes brenda nje afati jo me te gjate se 10 ditor, per te evituar sorrollatjen disa-mujore te klienteve.

    2. Artur says:

      Nuk esht ashtu si thua ti por esht njefar Mati Pepa kryehajdut ordiner qe pasi vodhi QSUT, u katapultua te AMF te sigurimet dhe ai komandon gjtih tregun. Edhe brokerin monopol ai e ka,pavarsisht se esht ne emer te nje hajduti tjeter ish deputet i PD dikur qe quhet Arben Simaku. Esht mafia e sigurimeve.Kta duhen rras ne burg se kan be vila ne Petrel ne bregdet e kudo. Jan milioner me Euro.

  2. dardani nga karbunara says:

    21’000 mije lek sigurimi. Te punoj nje muaj ne vit per sigurimin e makines. Qe sot do marr 11 rroga ne vit. bravo taimet, bravo konkurenca bravo grupi qe na e futi

    1. alba says:

      dardani nga karbunara
      mos u cudit fare per cmimin se eshte akoma i ulet. duhet te ngrihet akoma cmimi i sigurimit qe makinen ta mbajne ata qe kane te ardhura te mjaftueshme e jo lloj lloj zorraxhiu. pastaj ankohen shqiptaret se nuk pergjigjen kompanite e sigurimeve

      1. dardani nga karbunara says:

        Alba, po te futesh te shohesh bilancet e kompanive te sigurimit online (ne qkr) kompania me e lodhur i ka mbyllur fitimet me € 450’000 ndersa me e mira me € 1’700’000. dhe po fasim per vitet kur primi ka qene vetem 6’000 Lek. keshtuqe mos na tregoni me perralla me cufon e me bubin kacurrel. Rritja e cmimit brenda dites ne te njejten mase quhet marreveshje kartel dhe denohet me gjobe, burg etj etj. Ktej nga karbunara kte shkolle na japin

        1. i says:

          po leje alben se ja paguan dashnori sigurimin, alba ai eshte sigurimi tpl qe eshte rritur dmth ai i detyrueshmi dhe rritja eshte per te gjithe meqe tani shitjen e ben nje kompanie e vetme,
          ata qe kane leke paguajne kasko dhe nuk i prish pune tpl e rritur.

          1. Mos ndoshta ka filluar prape rame me ate gjoben 20%, por kesaj radhe ne rang kombetar
            Se tiranes skishte cfar I merte me
            Rilindje e shkelqyer

          2. alba says:

            o shoku alba e pagu kasko sigurimin mos u merakos ti po me duket se beke pjese te kategoria e zorraxhive prandaj te dogji, hahah

      2. mos says:

        mooos. alben e paskean shkepur katundaret me audi q7. eshte genjyer alba nga makina dhe ka thene me mend ky do jete burre per se mbari. po kur i ka thene katundari tani me duhet te shkoj te gruaja ne fshat alba eshte acaruar dhe tani kerkon qe makina te kene vetem te pasurit. eh moj alba moj alba. po te mos jesh e zonja e vetes sido qe te jete cmimi i suguracionit prap katundaret do te te shkepin

        1. alba says:

          o mos
          po sa imagjinate keni mor burr i dheut, po une nuk permenda katunare a qytetare ne komentin tim.une thjesht thashe ne krahasim me vendet e tjera paguhet shume pak dhe kur paguan pak, merr pak.duhet rritur cmimi qe te marresh me shume. sa per ate muhabetin e q7 nuk po e permend fare se nuk ja vlen te merrem me ty se duket niveli, po deshe me gruan ose motren tende merrem une se e marr dhe me qera nje q7 dhe ……. e di ti pastaj. tung

          1. Sipas mendimit tend une qe skam bere kur aksident duhet te paguaj me shume qe ata qe bejne aksidente te paguhen me shume?
            Ik o zgjebje e pasherueshme

  3. MOKO says:

    Sa ta kuptoni ju trapat e PS (qe ju votuam se nuk dinim ku te hidhmin voten)erdhen zgjedhjet e tjera dhe do habiteni,se si na e punuoi keshtu
    populli.Akoma edhe sot nuk po e kuptoni se bisznesi i Saliut do ju shkateroje?Akoma po rini e shekoni si forcohet Saliu dhe ministrat,me eurot e grabitura ketij mileti,dhe ju rini e beni sehir.Akoma nuk e keni kuptuar se revolucioni,pasi te permbys,te konfiskon dhe te denon? Perse heshtni? Mos po merni masat qe te veproni si Saliu dhe te jeni dhe ju te lire? Braçe,te kam thene qe nuk je per kete parti,fol,bertit,uleri sa te duash,je i huaj per shoket e tua te PS.Kane filluar avazin,e vjeter,te mesuar nga Fatos Nanua,te ngritur ne ligj nga Saliu dhe qe mer bekimin e Edvinit.Dil e pyet njehere ne rrethe,e mer vesh se kush eshte ne detyra;meritokratet,njerezit e ndershem,apo ata qe rezuan PS ne 2005? Dil o Braçe dile pyet,e mos u tremb kur edhe te shajne,edhe te perzene socialistet dhe njerezit e ndeshem.PO E FUNDOSNI PS SHUME SHPEJT.

    1. elinor says:

      Hahaha, revolucioni thote! Cili revolucion?!!

      1. mos says:

        elinor akoma se kane kuptuar qe rilindja ishte nje genjeshter elektorale. me vjen keq per keta tutkune. rilindja desh i shfarosi me armet kimike. sa mjerane jane. nga te kene ardhur valle sepse pasardhes pellazgeve dhe ilireve smund te jene. cfare mund te jene valle? sllav, helenas apo otomane?

  4. skelari says:

    po na e fusni nga te katert anet. ram nga shiu ne bresher. forca rilindja

  5. igli says:

    ja ketu paskan ardhur ca kaqola te pd-se duke u hequr sikur ju vjen keq per ps. pffft ca monstrash. neser sdo ju ndihet zeri kur te ulet prape cmimi i siguracionit.

    1. dardani nga karbunara says:

      O iglo na e bo hallall mer grup se sjemi te gjithe bosa si ty ne trapat. Me buke, djathe , shalqi e shtyjme muajin. Makina na duhet per pune se per ate zot po te kisha mundesi sdo te doja tja shihja bojen fare

  6. KOLEGU says:

    RILINDJE!!!!!!!’ ATE RROGEN QE DO NA KURSEJE QEVERIA PREJ TAKSIMIT TE “NDERSHEM” DO NA E MARRI INSIGU.

  7. mandi says:

    vetem rritje cmimesh qe kur erdhi ps ne pushtet..na premtuan parajsen dhe po shijojme perdite ferrin..ku po na shpien keshtu..

    1. mos says:

      futi nje tallava ti mandi nishtulles dhe je ne rregull. do mand gabeli makina dhe luks nga rilindja. gabelet gabel do ngelen. fakira prehistorike

  8. Genc says:

    Zoti Brace!Ne pamundesi per te komunikuar me Ramen po ju a them juve se e di qe nuk do tja pertosh.Kush po ju fut ne qorsokak me furgonat.Nuk mundet qe PS te mare te tilla masa drastike duke shtuar pakenaqesine tek shumica e atyre qe jane te PS.Masat duhet te meren me faza.PSH Te punojne vetem furgonat me moshe 8-10 vjet,te kene kondisjonere,te kontrollohen cdo 6 muaj,kush ka bere qofte dhe nje aksident te mos punoje me si shofere furgoni,etj etjTregohuni te mencur dhe jo budallenj.

    1. elinor says:

      @Genc; jo mor njeri, nuk duam, do t’i biem me sopate kokes….hahah! Kam thene une, keta e humbin pushtetin vete me deshire e me pasion.

  9. Artan says:

    Genci totalisht me ty
    Po pse e beni me idene e doktor allamullit me dhemb syre e qe ta sherosh thote doktori (PIKTORI) KRUAJE!\
    Po pse more ziterinj jeni kaq te paafte si ka mundesi qe edhe pak trasport rrugor qe kemi do e shkaterroni skemi trena skemi autobuze (ose me sakte i kemi si ato te Himares ku humben jeten 16 veta 35 vjet autobus). Na e kei bere shqiperine kazan plehrash per makina 50 000 degjova vetem ne nje vit po ku veni si ka mundesi kaq te varfer e kaq makina. E rritet cmimin e karburanteve dhe nuk rregulluat cilesine po thithim bloze gjithe diten qe eshte kancerogjeni po na shkaterroni jeten
    Ku eshte KM qe ka thene dhe une do dal ne kembe ne pune??
    Lerni fjalet se vetem per pune nuk jeni. Lexoja me lart mblidhen Rama Meta Idrizi hahaha keta te fundit e di gjithe shqiperia qe jane hajdut njeri si kyetar partie me bllok e tjetri ish drejtor doganash e tmerrshme e pabesueshme
    Rama kete klan sta voton me populli sado hallexhi qe eshte ska per tu shitur me.
    Tju vij turp qe spo jepni zgjidhje te sakta. Lexoni me lart dhe qyetaret e thjesht mendojne shume e shume me mire dhe me pragmatist se ju

  10. maloku lozonjar incestual says:

    Per mua kam nja 15 vjet qe paguaj siguracion makinash dhe jo vetem per nje dhe nuk kam marre kokerr leku nga ata pisa. Prandaj sikur ta hiqnin fare nuk do ishte keq. Edhe ajo puna e dyshemese qe donin te vinin pra te mos binte TPL poshte nje vlere te caktuar ishte pordhe me rigon sepse kur e di qe nuk merr qe nuk merr gje nga hajdutet te pakten tu japesh sa me pak. Edhe nje milion ta bejne TPL keto kompani hajdute nuk te japin asgje kur te takon por te sorollatin gjyqeve kot vetem per te te merzitur. Sidomos kur perplasesh me nje makine te nje kompanie tjeter sigurimi. Sa per furgonat kush e ben rrugen Tirane-Durres (se nga malokeria rralle vete) e shikon se si ndalojne furgonat pa asnje paralajmerim per 500 lek qe do te fitoje ai shkerdhata te merr jeten. Ne autostrade te ndalosh gozhde pa hapur krahun sepse nuk ka si te kete me teper xhepa se c’jane nga nje ndyresire te ikesh dem kot. Nga ana tjeter nese hiqen furgonat pa disiplinuar autobuset i thone te vesh vetullat dhe te nxjerresh syte. Nese nje autobus niset nga Vlora per ne Tirane nuk ka pse te ndaloje cdo 1 km per te marre pasagjere apo te marre pasagjere per ne Fier, Lushnje e me rradhe. Ai duhet te niset ne stacion dhe duhet te ndaloje ne destinacion se nuk ja ka borxh njeri ta beje Tiranen ik e ndalo. Sa per ankesat e tjera, aty tek dera po pret Saliu. Per te treten here ua tregon ai. Se tani i ka edhe parate. I duhet vetem perjetesia qe i buron nga cmenduria. Bejini te fala Ahmet Zogut te Kurves.

  11. njohesi says:

    O BRace, mos u lodh kot se e ka rregulluar e zonja e Dash Shejit me Avni Ponarin kete pune. Ia kane dhene nje firme qe quhet Star Broker te drejten e vetme per te shitur kontratat e sigurimit. Dmth, cdo agjent qe shet sigurime sot, punon vetem me sistemin e kesaj firme te re. Dhe pastaj kjo ia kalon kujt i do bytha.

    Ne kete menyre qytetari nuk ka mundesi te zgjedhe me!

  12. rilindja says:

    Braçe !!!!! Kujdes se do ta hani.
    Po ta kishte bere Sala kete, do ulerije se “te digjej barku per popullin”
    Tani po flet gjithe edukate. E kujt i duhet kjo edukate.
    Mbas qafe e keni, mos harroni se si jua dhame voten, dime dhe tju fundosim. Apo do ti vidhni kete radhe.

    1. mos says:

      e kujt k,. do tja japesh voten po nuk ja dhe ps? kreshnik spahiut? hajde trap hajde. lsi- vendos cila parti fiton e jo me populli. sa per ju rilindasit rama ishte akoma ne opozite tani po mos rrini duke na care trapin me ate shprehjen 1 milion shuplaka se te gjithe e dine qe rama mori nje mandat me pak se ne zgjedhjet e parafundit. opozite qe vjen me ulje vetem ramen kam pare. deshtake podhace rilindas. kur nuk fiton dot vete me paterica si meta nuk ndryshon dot gje sepse meta ishte ne qeveri.

  13. henri says:

    Une mendoj, se qeveria duhet te gjeje dhe vendosi nje ekuiliber midis tregut dhe shtetit. Kur e vitin 1933 ne Amerike ishte depresioni i madh, Ruzvelti krijoi Brain Trust ( trustin e mendjes ), ku thiri specialistet me te mire ekonimike te Amerikes dhe i urdheroi ata, qe te gjenin shkakun dhe ilacin e kesaj pune.
    Pas dy javesh ata i thane, se depresjoni eshte shkatktur, sepse ka nje mos perputhje te madhe midis KERKESE SE ULET DHE OFERTES SHUME TE MADHE. Kapitalistet amerikane kishin rritur shume investimet dhe prodhimin ( pra oferten ) dhe i kishin lene rrogat e punonjesve ( kerkesen ) shume te ulet.
    Ata propozuan, qe shteti te bente investime te medha publike, te krijonte vende te reja pune me rroga me te mira, keshtu njerezit kishin leke ne xhep, u rrit kerkesa u rrit oferta dhe keshtu kriza u çduk.
    Kam mendimin, se qeveria e re duhet te kete shume kujdes, sepse eksperienca ka treguar, se aty ka ka shume shtet dhe pak treg lindin probleme te medha. Kuptohet, se “Dora e fshehte e Tregut” e Smithit nuk duhet fetishizuar por ama ajo duhet respektuar.
    Mendoj, se qeveria duhet te veri ne vendet e punes kyçe njerez shume te afte me rroga shume te mira. Dituria kushton dhe te shpeton nga shume gabime.

    1. No Partiak - No Party. says:

      Gjoba, rritje taksash, shkaterrim i kategorive, fasonet apo furgonet, shembja e ndertimeve… Qeveria Rama po perpiqet te ule oferten; Ne kete menyre do ta ekuilibroje me kerkesen.

  14. bari says:

    Dikush po perpiqet me dinakeri tia fuse kesaj qeverie,ne shume gjera e para ishte tek lendet helmuese, tek policia e shtetit qe e shkaterroi, tek vendosja e tritoleve ne pallate e shum gjera te tjera te cilat vetem po bien ndesh me interesat e gjera te publikut, tani keta qe jane ne pushtet nuk shohin me gje sepse jane te mbyllur me ambjente me ajer te kondicionuar dhe jane shkeputur nga zonat e tyre elektorale,dhe nuk e kane haberin se cfare behet ketej poshte njerzve u ka rene fuqia blerese deri tek buka e gojes pale leri te tjerat ,rritje karburanti rritje taksa mbyllje vende pune e te tjera si keto nuk jane gje tjeter por tatepjete drejte 2017.

  15. daenko says:

    Kam 20 vjet qe perdor makinen time pa demtuar kerkend dhe pa u demtuar anasjelltas.Kam gjithashtu po kaq vjet qe paguaj siguracionet si mijra e mijra te tjere.Eshte e habitshme se ku shkojne keto shifra marramendese parash.Duhet ndalur kjo loje e felliqur qe sigurisht do te kete mospagesa masive dhe pse jo pakenaqesi dhe zhgenjim ne popull. Zoti Brace ka plotesisht te drejte,aq me teper qe keto veprime cojne uje ne mullirin e Sali llapaqenit.

  16. turi says:

    Mako, ke te drejte,Sala kur mori pushtetin ne te gjitha institucionet i vuri ruspen per te hequr nga puna njerzit e PS ndersa sot sala po ben namin pse jane hequr nga puna nje e njemijta e njerzve te tij,ja psh heqja e fugonave taxi nga qarkullimi eshte nje vendim i qeverise se Saliuti cili vet nuk e zbatoi dhe po e zbaton ushtari i Saliut, Rama,njerzit e saliut jane kudo ne polici,ne tatimet,ne bashkite e perfaqsuara nga PS-ja e ku nuk i ka .Mire po punon saliu duke akuzuar ramen se nuk po mban premtimet e duhura dhe kjo eshte e vertete.Po te them nje rast nga 12 Drejtori te Policise se Qarqeve ,8 drejtore kane qene ne mardhenie pune me Saliun per mos u futur me thelle qe ne 80% te emerimeve ne detyra ne Ministrine e Brendshme jane emeruar simpatizantet e Saliut,pra edi rama trembet nga saliu per te mos t5hene fare qe rama eshte ushtar i saliut.

  17. ajaxs says:

    Socialist mos u merzit kaq shpejte.Tani do filloje avazi i vjeter,do ngrihet mosha e pensionit, do hiqet pensioni suplementar per ushtarakun,do ulen pensionet,u hoqe shperblimi per nenat qe lindin femije,shoferat e fugonave pa pune, do vazhdoje shkaterimi ne bregdet, do shtohen te pa punet, do vendoset taksa per shtepit, do ja shifni fukarallekun rilindjes se shkaterimit te SHqiperise.

  18. Qendrimi pro dhe kunder more vellezer nuk percaktohet me pese muaj qeverisje.
    Mos u tregoni kaq te lehte nga mendja ,se te vihen gjerat ne vend duhet nje kohe shume e gjate dhe nje njeri me llogjike ne radhe te pare arsyeton dhe nuk ben gjojs presion,
    kjo per mua eshte rrugaçri dhe jo ndihme per te permiresuare gjerat ashtu siç duhet.
    Fugonat automatikishte jashte linje,asnje vend i botes nuk i aplikon,po ju pse i doni mor injorant apo ju duhen per ne Europe.
    Sheti te marre masa urgjente per transportin me autobuza,me ligje ,me kontrolle te shumta dhe jo me llafe.
    Juve qe jini per fugona kerkojini Sali salepit trenat dhe trmvajat ku i ka per 23 vjete,demokraci me fugona nuk ka dhe me kartela siguracini nuk ka.Mblidhni mendjen e kokes dhe punoni,se ne e dime mire si u dorzua shqiperia para 6 muajesh .Per ate qe ne vende kyçe jane njerzit e Sales kjo eshte shume e vertete dhe duhen marre masa urgjente ,ne te kundert do perballemi me situata jo te kendeshme.Braçe vazhdon por ne na duket sikur ai lufon si i thone llafit.”Dhe i vetem trim ne lufte”

  19. tema says:

    Cfare behet keshtu me keto cmimet qe rriten ne nje dite rreth 50%?
    Ne cvend te botes leviz ne kete menyre cmimi?
    Me sa duket KM Rama nuk po e kupton se akoma nuk e ka ne dore as cerekun e shtetit.
    Duhet urgjentisht te analizohet kjo rritje e ketij cmimi, e cila mendohet se eshte krijuar nje KARTEL i rrezikshem per tregun e sigurimeve.
    Nuk na ben pune nje 10 apo 20 mije lekesh I vjeter, qe rrite duke ulur tatimin.
    E dime mire se zoti Rama nuk I lexon keto qe shkruajme ne, por te pakten kemi besim se do ti lexoje zoti Brace dhe do ti amplifikoje keto sugjerimet tona.
    TE SHPRESOJME

  20. United Kingdom says:

    C’fare po bejn keta more! Vetem tu u rrit gjerat nga dita dites! Te tjera na premtuan te tjera po na dalin! U qam nga shiu por me duket se po na bie bresher………………

  21. socialkomunisti says:

    erjonke nga 10 kompani sigurimesh qe ka albania, 9 jane te ps e saliu i shkrete vetem 1-cke ka s`besoj qe me 1-cke te beje namin ai , po sheko se e keni te keqen prenda jush si me ate kaposhin e Vlores.

  22. miri says:

    kompanite sigurative ne shqiperi jane vjedhje e legalizuar nga shteti, robi normalisht duhet te paguaj per te siguruar makinen dhe veten kurse ne shqiperi paguan per te siguruar kompanite dhe shtetin duke ja fut vetes

  23. sokol says:

    po ne qe paguajme nga 2000$ ne vit asikuracion (insurance) jemi budallenj?do thoni ju marrim me shume po mos harroni se benzina makinat dhe riparimet e demtimeve jane te njejta…Ske pare mos I hyp makines merr biciklete ose gomar

  24. e verteta says:

    Brace, fillo dhe liberalizo ne fillim karbuantet se edhe ato jane me nje cmim, apo aty ve shteti aksizat sipas qefit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje