Venizelos viziton Tiranën më 20 shkurt

12 Shkurt 2014, 11:21Politika TEMA

Zv. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos do të zhvillojë më 20 Shkurt një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite , kreu i diplomacisë greke do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare.

Në fokusin e takimeve pritet të jenë cështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe ato të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Greqia ka marrë Presidencën e Bashkimit Europian në fillim të 2014, ndërkohë që Shqipëria pret në qershor marrjen e statusit të vendit kandidat.

Vizita e ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë përkon me një vendim të marrë nga opozita shqiptare për zhvillimin e një marshimi proteste kundër Qeverisë. PD bëri të ditur se do të zhvillojë protestën në kuadër të 23 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha nga sheshi Skëndërbej.

5 komente në “Venizelos viziton Tiranën më 20 shkurt”

  1. wickedgame says:

    Dite te veshtire gjete o z Venizellos,opozita po pregatit koncertin recital.

  2. preshevali♣ says:

    Shka lyp ky çenë n’Tiranë.

  3. Samiu says:

    Mos vjen per te mbeshtetur Protesten e Saliut te PD se sepse ka detyrime ndaj tij. Nuk i thone pak qe Saliu i fali tere ate hapesire detare…te cilen fatmiresisht e menaxhuan drejt opozitaret (jo vetem opozita politike) dhe gjykata kushtetuese e asaj kohe…

  4. maria says:

    Vjen te takohet me ne minorikaret qe na therin dhe na vrasin SKIPETARET,edhe ne nuku rrime me kutu, do ik te mana eladha, perpara eladha te pelcasin SKIPETARET.

    1. ****** says:

      po qe mire sa ishe Skipetare oj Marie, perse u bere Minorikare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje