Sequi-Rokanas: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Realizoni reformat

12 Shkurt 2014, 11:04Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi dhe ai i Greqisë, Leonidas Rokanas shprehën mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të pranishëm në seminarin “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, të organizuar nga Ministria e Jashtme, diplomatët vunë theksin në realizimin e reformave.

“Kam bindjen se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian”, theksoi Ambasadori Sequi.

Të gjithë aktorët politikë duhet të përfshihen në perspektivën e së ardhmes së këtij vendi. Të gjithë aktorët duhet të jenë të përfshirë në këtë proces. Duhet të konsolidohen të dhënat e nevojshme për rrugën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor. Komisioneri Fyle i ka prezantuar pikëpamjet e tij dhe themelet janë të qarta, sic janë qeverisja ekonomike, të drejtat e njeriut, shteti i së drejtës. Duhet të jetë në përpjekjet tuaja, në dorën tuaj ta çoni vendin drejt Europës. BE i ka dyert e hapura për rajonin e Ballkanit”, vijoi ai.

Ndërsa për Rokanas procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian duhet të vazhdojë. Rokanas ka apeluar për reformimin e institucioneve me synim modernizimin e tyre.

“Zgjerimi i BE-së do të thotë rritje ekonomike. Kjo është një nga politikat tona më të rëndësishme. Të gjithë udhëheqësit e BE në mënyrë unanime kanë treguar angazhimin e pakthyeshëm për integrimin e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Për këtë duhen realizuar reformat për të bërë ndryshime, progres që do të ndihmojë në përmirësimin e sistemeve të vendeve të rajonit me qëllim përputhjen e tyre me sistemet e vendeve të BE-së”, tha Rokanas.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Sequi  në fjalën e tij tha se në procesin e integrimit një pikë e rëndësishme janë kriteret e axhendës së Selanikut. Duke folur për mënyrën si e shikon Brukseli Shqipërinë, Sequi tha se  “Këshilli u shpreh në dhjetor 2013 mbi Shqipërinë. Ai vlerësoi reformat në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe kërkoi intensifikimin e tyre”.

Sipas tij, vendimi i Këshillit qëndron në besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë.

Sequi tha se “të gjithë aktorët politikë dhe jo vetëm ato janë përgjegjës për integrimin”. “Besojmë se Shqipëria ka energjinë, vullnetin dhe kapacitetin për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria është aq afër BE-së sa ç’është afër shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit, krimit, etj. Statusi sigurisht nuk është anëtarësim, por është një provë që vendi shkon në drejtimin e duhur, është një sinjal për partnerët, investitorët e huaj”, tha Sequi.  “Duhet të them se ekziston shqetësimi se nuk flasim qartë, por gjuha në Bashkimi Europian nuk është vetëm bardhe e zi, ka shumë mesazhe, duken dhe kontradiktore ndonjëherë, por gjuha e BE është e artikuluar dhe nuk është bardh e zi, e theksoj këtë”.

Ai gjithashtu konfirmoi se brenda një kohe të shkurtër do të realizohet edhe vizita e Komisionerit për Zgjerimin Stephan Fule.

3 komente në “Sequi-Rokanas: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE. Realizoni reformat”

  1. xeni says:

    po për të mbështetur keni 23 vjet që na e mbështesni, puna është kur do na e fusni brenda në BE, amani vetëm ta provojmë njëçik se si është brenda në BE,KOT PËR QEJF

    1. edwin says:

      Hahahahhahahahahahahahahahhhhahahahahahahahaah

      xeni i madhe hahahahahahahhahahahahahahahhaahahah

  2. Andi says:

    As qe mos ju shkoj ne mend qe Shqiperia do te futet ne Komunitetin Europian. Shqiperia eshte jashte klubit europian ne shume drejtime. Ne radhe te pare Shqiperia eshte zhytur kaos. Sapo vjen me avion shikon kaosin shqiptar ku shtepite jane nderuar ku i do qefi cdo personi pa rregull e pa disipline. Po ashtu Shqiperia nuk ka identitet kombetar. Sapo vjen ne Shqiperi shikon qe nuk ka nje arkitekture tipike si ne cdo qytet europian. Shqiperia eshte nje rrumpalle ku Saliu dhe Nano ja arriten ta shkaterrojne, ashtu cis deshi Milloshevici. Dy tradhetaret me te medhenj te kombit shqipetar e kane shkaterruar perfundimisht Shqiperine. Njerezit, po ashtu, jane rrumpalle, dhe asnje nuk zbaton as ligjet dhe rregullat me minimale te bashkejetuarit ne komunitet. Shqiperia eshte i vetmi vend europian ku nuk zbatohet ngarja e makines brenda korsive te bardha, kur nuk ka as korsi te bardha. Si mund te shkohet ne Europe kur ligji i Leke Dukaleshit sundon gjithe pjesen veriore te Shqiperise dhe njerezit vrasin njeri tjetrin akoma si dy mije vjet me pare. Me vjen keq, por kjo eshte Shqiperia e jone. Me vjen keq te shoh njerez te varfer dhe te shkaterruar gjithandej, por ky eshte realiteti i hidhur shqipetar. Mjafton nje xhiro me makine ne Tirane dhe rrethinat e saj, pa shkuar me taj, qe te shohesh kaosin dhe shkaterrimin ekologjik qe shqipetaret i kane shkatuar shtepise se tyre Shqiperi. Po ashtu eshte teper per te ardhur keq qe mu perpara Kryeministrit Edi Rama eshte nje grope e madhe e mbushur me uje dhe ndyresira. PLehra po ashtu mu rreth e qark shtepise se kryeministrit. Edhe pse besoja tek Edi Rama me hidherim konstatoj qe ky kryeminister qe nuk rregullon kanalet dhe gropat e plehrat para shtepise se tij si do te jete ne gjendje te rregulloje Shqiperine. Sigurisht qe Berisha dhe ndryresira Nano e kane shkaterruar Shqiperine perfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje