VIDEO / ‘Dosja Gjika’/ Mungojnë dëshmitarët, shtyhet seanca ndaj kryebashkiakut të Vlorës

12 Shkurt 2014, 10:47Politika TEMA

Seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, është shtyrë për në datën 24 shkurt.

Seanca u shty për mungesë të dëshmitarëve, ndërsa gjyqtari Arben Micko ka vendosur që çdo seancë të zhvillohet në orën 10:00 të ditës së hënë.

Duke folur jashtë sallës së gjyqit, kryebashkiaku i Vlorës ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në çdo seancë që do të zhvillohet ndaj tij në çështjen që ka ngritur Prokuroria e Vlorës.

“Do të jem i pranishëm në çdo seancë, jam mësuar të bëj shumë punë, ndaj dhe prania ime këtu nuk do të pengojë në angazhimet e tjera”, tha Gjika.

Kryebashkiaku nuk ka bërë komente në lidhje me deklaratat e Marion Mitros, një prej personave të arrestuar nga Policia e Shtetit për lidhje me grupin e shpërthimeve me tritol.

“Kam dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, të cilës i qëndroj deri në fund”, tha Gjika.

Prokuroria e Përgjithshme, në datën 27 tetor 2013, bëri të ditur që kryebashkiaku i Vlorës ishte dërguar për gjykim.

“Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010. Këto dokumente, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë,” thuhet në deklaratën e prokurorisë.

16 komente në “VIDEO / ‘Dosja Gjika’/ Mungojnë dëshmitarët, shtyhet seanca ndaj kryebashkiakut të Vlorës”

  1. Kapo says:

    eh mor gjyqesor i kalbur, mor njerez antikomb, mor kancer i ketij vendi

    1. socialistiTrap says:

      e drejte. sali berisha po mbron me ane te gjyqesorit kete kriminel. ka sens

  2. skelari says:

    e njejta histori. seanca pa fund, mungojne deshmitaret, avokati, pas dy vjetesh i pafajshem. kjo ishte rilindja? pika qe sju bie ju dhe neve qe mbajme shprese tek ju. deshmite i keni ne tavoline o plera, dokumentacione te fallsifikuara me vula e firma. mungojne deshmitaret thone, ajde gallate ajde. tallje bythe hapur fare.

  3. Gallata says:

    Çfarë “rilindje” leshi! Nuk e pe dje, që Edi Rama, bëri mbledhje për “shtet ligjor” e “luftë kundër korrupsionit”, me “pesë vishoajazë”…??? (siç e shkruante bukur një komentuas)

  4. Gallata says:

    Çfarë “rilindje” leshi! Nuk e pe dje, që Edi Rama, bëri mbledhje për “shtet ligjor” e “luftë kundër korrupsionit”, me “pesë vishoajazë”…??? (siç e shkruante bukur një komentues)

  5. toto u kurtu says:

    asgje s ka per te ndodhur shtyrje pa fund do kete si cdo gje

  6. ibrahim says:

    po kush guxon te dale deshmitare kur koqo dhe rama mbajne tritolin ndezur.pa u vra kjo fare e kuqe komunistesh kurre shqiperia nuk gjen paqe.marrin ffroka,dosha,abaza,beqja e tahira kriminel te kategorise 5 yje.32 miljoner deputet hajna.qi duet atyre deputet pos te mbrohen nga ligji per vjedhjet.pra vetem imunitet.kokepalareeeeeeet

  7. Pushteti says:

    Filloj avzi perseri ,po turp nuk keni me mire lereni kete muhabet mos shpenzoni parat e popullit te sfilitur
    Zgjidhja asnje parti vetem Revolucion.

  8. Kastriot says:

    Vazhdoni te mashtroni, me dashje! Shyqyr qe kishte kamera dhe tere Shqiperia e pa se nuk u thirr asnje deshmitare, ata qe mungonin ishin kater nga te pandehurit, disa prej te cileve as nuk ishin lajmeruar! TURP per ju si gazete qe amplifikoni MASHTRIMIN!

  9. kriminologu. says:

    TURP I MADHE.MUNGOJNE DESHMIMTARET. KRYESORE TE MARI DENIMIN E DUHUR PER GJITHCKA QE KA KOMBINUAR.SA PER DESHMIMTAR MER DHE NJE QYTETAR VLONJAT TI SHPJEGOJ HOLLESISHT GJITHCKA . MOS HARONI SE SHPETIM GJIKA KA QEN DHE ESHTE AKOMA NUMRI (NJE) NE VLORE. KUSH E MER PERSIPER NGARKESEN E TIJ ?

  10. shtetari says:

    Z. KM,

    Pse nuk e pastroni veten nga ky kelysh kurvet?

    Liroje nga detyra o Ed Rama mos u bej trap.

  11. VLORE says:

    aq ishte dhe kriza e Rames tani i rane nervat e ka xhan Shpetimin.

  12. . says:

    …. Qellimisht per te zgjatur e zgjatur
    deri sa te kaloje afati, tamam si Lul Basha.

  13. naqo says:

    A mos prisni te denohet as Shpetim Gjika dhe as Kryebashkiaki i Kamzes mund te denohet ndonje fakir fukara qe nuk ka mbeshtetje.Gjykatat tona kane qene si ne kohen e monizmit dhe per 23 vjet pazari i Korces as mos prisni te rregullohet ndonje here drejtesia.Perkundrazi do te shtohen padrejtesise eshte paraja ne mesa eshte mafia eshte korupsioni jane miqte jane te gjithe te perlyer. kot qe shpresoni

  14. en says:

    Gjeja e pare qe ben nje zyrtar kur shkon ne gjykate prej nje akuze te shtetit(prokuroria eshte e shtetit) liron karriken e shtetit per nje gjykim te lire dhe korrekt.
    Ne te kundert kryeministri E pastron shtetin prej akuzes se korrupsionit me vendimin per SHKARKIMIN E PERKOHSHEM TE KRYEBASHKIAKUT deri ne vendimin e Gjykates.
    Te tjerat quhen FARS/MASHTRIM OPINIONI.

  15. dd says:

    Tashme te gjithe e kane kuptuar sa me shume te vjedhesh aq me pak mundesi te denohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje