Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Ankara me ftesë të homologut të saj Ismet Yilmaz.
Vizita e ministres Kodheli në Ankara do të nis nesër (13 shkurt) me vendosjen e një kurore në Mauzoelumin e Mustafa Qemal Ataturkut. Më pas, Kodheli do të pritet në një takim të veçantë nga ministri i Mbrojtjes i Turqisë Ismet Yilmaz.
Ministrja Kodheli do të të bëjë një vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të FA të Turqisë dhe do të pritet në takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Gjatë qëndrimit në Turqi ministrja e Mbrojtjes do të vizitojë Spitalin Ushtarak GATA në Ankara, ku do të takohet edhe me studentët ushtarakë shqiptarë që studjojnë atje.
Shume mire qe do shkoje ne Turqi.Kujdes axhenden.Mos te haroje z.Kodhli se deri me sot nuk ka patur ushtri.Turqia i ka te gjitha kapacitetet per te ndihmuar.Rendesi ka se cfare kerkon.