Presidenti Bujar Nishani thekson se marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në qershor të këtij viti është pjesë e përmbushjes së aspiratës madhore, objektivit dhe alternativës së vetme të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.
Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me zv.Presidentin e Parlamentit Evropian Gianni Pittella dhe delegacionin që e shoqëron, ku shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj rolit dhe qëndrimit të Parlamentit Evropian në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se ky vlerësim bazohet tek njohja e arritjeve dhe meritave të Shqipërisë si dhe tek inkurajimi i reformave të ndërmarra.
Në bashkëbisedimin me Pittella, Presidenti Nishani theksoi se procesi i integrimit evropian ka ende shumë sfida përpara duke u ndalur tek reforma në sistemin e drejtësisë e cila duhet të bazohet dhe reflektojë tre kolona kryesore: transparencën, efiçencën dhe pavarësinë e sistemit. Kreu i Shtetit theksoi faktin se Shqipëria është para një prove të rëndësishme që ka të bëjë me ruajtjen e integritetit kushtetues të institucioneve të pavarura.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se marrja e statusit do të shënonte një hap të mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se integrimi i Shqipërisë, por edhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do t’i shërbente edhe më shumë stabilitetit, forcimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, duke vlerësuar njëkohësisht qëndrimin pozitiv të Shqipërisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, paqe dhe stabilitet me vendet e rajonit.
Kur s’do e shohim më me sy këtë handikapat që na shkakton vetëm alergji.
Tu befte karrikja
karrike uloku o presidenti i Sales!
http://bit.ly/1ntGIvI