Qeveria,17 projekt-vendime për liberalizimin e tregut të punës për qytetarët e huaj në Shqipëri

12 Shkurt 2014, 13:23Politika TEMA

Në kuadër të plotësimit të të gjithë kërkesave të ardhura edhe nga progres-raporti i tetorit 2013, qeveria shqiptare ka miratuar sot 17 projekt-vendime që ndihmojnë lëvizjen e lirë e të shtetasve të huaj që kanë dëshirë të vijnë të punojnë në Shqipëri.

Përsa i përket 17 projekte-vendimeve që u miratuan sot në Këshillin e Ministrave mbi lëvizjen e lirë të të gjithë të huajve që kanë dëshirë të vijnë dhe të punojnë në Shqipëri, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, nga selia e kryeministrisë, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha u shpreh se, “Këto janë projektvendime të një rëndësie të veçantë, sigurisht për të gjithë ata persona të shkollur dhe që duan të vijnë të investojnë në Shqipëri, pra për të hapur bizneset e tyre apo kompanitë e tyre përkatëse. Në radhë të parë kjo ka të bëjë në mënyrë direkte me hapjen e vendeve të reja të punës, pjesë thelbësore e politikave të kësaj qeverie dhe që do të vazhdojë të mbështetet me gjithë legjislacionin përkatës, për t’i ofruar atyre gjithë mundësinë për të ardhur në Shqipëri dhe për t’i krijuar mundësinë e hapjes të sa më shumë vendeve pune”.

Gjosha theksoi se “këto projekt –vendime janë thelbësore, sepse në këtë rast, ne jo vetëm po punojmë për statusin e vendit kandidat, me përafrimin e legjislacionit, me plotësimin e kriterit të 5-të, që janë të drejtat e njeriut. Por gjithashtu po përmbushim edhe disa kritere edhe për hapjen e negociatave”.

Këto, vijoi Gjosha, “janë të gjitha kërkesa thelbësore. Nuk do të vazhojmë vetëm me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, por në të njëjtën kohë po punohet shumë për të 5 kriteret që janë për reformën në administratën publike, luftën anti-korrupsion dhe krimit të organizuar, me të drejtat e njeriut, më tej dhe me reformën në drejtësi që është shumë thelbësore për të plotësuar të 5 kriteret e kërkuara nga BE”.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se Shqipëria i është afruar statusit kandidat në BE me plotësimin e dy kapitujve të rinj të rekomnadimeve, që kanë të bëjnë me lvizjen e lirë të punëtorëve .

Veliaj është shprehur se , “Kemi vendosur sot liberalizimin e tregut të punës nga Mitrovica në Gjirokastër. Njoftoj se kemi ngritur një grup punë për liberalizimin e tregut të punës, pra heqjen e kuotave të lejeve të punës për ata që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe duan të punojnë në Shqipëri”, tha Veliaj.

Gjithashtu ai nënvizoi se është ngritur një grup pune që synon liberalizimin e tregut të punës dhe heqjen e kërkasave dhe kuotave për lejet e punë

17 komente në “Qeveria,17 projekt-vendime për liberalizimin e tregut të punës për qytetarët e huaj në Shqipëri”

  1. popolo di tirana says:

    Natyrisht qe te huajt jane gati te ti shqyejne kembet ty dhe gjithe shqiptareve, more pallë.
    Per veten e tyre nuk lenë te kalloje as miza…

    1. olta says:

      e para njehere se kuptoj pse duhet te jeni kaq thelbesisht banal ne gjuhen tuaj. e dyta DUHET TE KUJDESEMI. DREQI TA HAJ JEMI VEND I VOGEL! KEMI NEVOJE PER SHUUUUME PUNE!

      1. Desara says:

        Bravo VEliaj,. bravo qeveria. Shume pune e risi. KEmi shprese

        1. Deani says:

          I papare Erioni. Punetor i jashtezakonshem. Bravo, vetem keshtu me eksperiencat me te mira boterore do ecim para

          1. Lom Deliu says:

            po zoti Dekan . Edhe Saliu e perdori kete per rrugen e Kuksit erdhen 2000 punetore turq qe dhe ushqimet I prune nga Turqia, BRAVO?!?!>!

    2. albi says:

      me ne fund qeveria po mendon per liberalizimin e tregut te punes shqiptar. Bravo ne rradhe te pare ministrit Veliaj qe po investon kaq shume per rinine shqiptare

    3. Resmali says:

      O ti Popolo di tirana, te kesh turp per gjuhen qe perdor o korkrra e injorantit

    4. endri says:

      @popolo di italiana

      a nuk behet Shqiperia me njerez si ti jo !
      duket qe nga emri qe komenton se sa i devotshem je per cesthjet ne Shqiperi..

    5. indi says:

      nga nje an ke te drejt popolo di tirana

      na mbyti puna ne shqiperi dhe shteti po kerkon punetor nga mitrovica tani…

      pa lidhje fare …

      perpara se te liberazoni punesimin me mitrovicen ne fillim duhet te hapni vende pune per shqiptaret!!!

      po presim po presim po sa do presim akoma????????????????????

    6. zamo says:

      bravo ministri veliaj ka ndermarr nej hap te madh x liberalizimine punes si te ishim nje vend i bashkmit europian dhe kjo do i beje shume mire vendit dh eekonomise tone

    7. popolo di tirana says:

      PO ju zarat e Erionit qenkeni perfshire ne gare qe te mbroni “nderin” e shefit?
      Me vjen keq per ju, por me ngjani si pionere te Enverit.
      A keni bere donje lek pune sot ne Ministri? Apo kjo eshte “puna e papare” per te cilen ju paguajne taksapaguesit shqiptare ?

    8. anjeza says:

      Bravo Erion Je i Shkelqyer!

  2. qenbirqeni says:

    kur te shiheni nga faqja e dheut,ju femijet e enver kristaq kriminelit
    patjeter qe do ta pranojme ftesen tuaj,prit goma sa te dali bar.

  3. Uji i ftohte says:

    Kjo eshte rruga drejt civilizimit europian,kjo eshte Europa e bashkuar.

  4. Mario says:

    ju nuk po zbatoni ato ligje qe keni na nxirrni edhe ligjete reja.Ca po bohet me Lazaratin ?ca do bohet me Salen edhe banden e tij?

  5. Tajson says:

    INICIATIVA MBI TE HUAJT DUKET NE PAMJE TE PARE E

    DOMOSDOSHME PER NJI VEND ME NJI KORRUPSION TE LARTE SI

    SHQIPERIA !
    PERVEC EXPERIENCES EUROPIANE NE PUNE KTO SPECIALISTE

    TE HUAJ BEJNE QE TE ULET NDJESHEM ANA KORRRUPTIVE NE

    INSTITUCIONE DHE ESHTE NJI SHKEMBIM I NEVOJSHEM EXPERIENCE

    PER SHQIPTARET NE CDO ASPEKT ! MIRPO NE NJI SITUATE TE TILLE

    KERCENUSE PER SHQIPERINE NGA DIPLOMACIA E HUAJ – ANA

    TJETER E MEDALJES MUNDET TE SHIKOHET SI NJI SHANC

    I ATYRE KLANEVE TE HUAJA TE STACIONOJN NE SHQIPERI ELEMNTIN

    E VET – E PUNOJ BRNEDA KSAJ BUKURIE QE KJO QEVERRI AFRON

    ME “DUAR PROFESIONISTE” .
    “EDHE QORRI POSHT KA NJI SY te vogel KUR QORRAS HYN BRENDA ATIJ SYRI TE MADH MAGJIK”

    POR NGA ANA TJETER QEVERRIA SHQIPTARE DUHET TE ANGAZHOJ FIRMA

    TE CILAT TE RINOVOJNE MENDOJ UN GJITHE INFRASTRUKTUREN NE VEND

    RRJETIN ELETRIK DHE ATE TE TUBACIONEVE TE UJIT TE PISHEM DHE

    URJAVE TE ZEZA NE BAZE TE NORMAVE BE-es !

    I GJITHE KY RRJET ESHTE I AMORTIZUAR DHE BEN QE SHTETI TE

    HUMBASE MILJONA VETEM NGA HUMBJA NE RRJETET ELEKTRIK ETJ.

    SHQIPERIA ESHTE NJI KANTIER GJIGAND NDERTIMI NE CDO ASPEKT

    MJAFTON VETEM QE QEVRRIA SHQIPTARE TE GUXOJ E JET ME PRAKTIKE

    NE VENDIMET QE MERR – SEPSE NJI FILLIM I TILLE PUNE SA ME

    SHPEJT DO PUNESONTE POTHUAJ GJYSMEN E SHQIPTAREVE NE ATE VEND !

    AI QE DO TE BEJ NJI DICKA FILLON DHE SMENDOHET E JUSTIFILOHET

    GJATE DUKE PRITUR TE HUAJT SI PER CDO GJE ESHTE ZAKON !

    KY SHTET NQS DO TE BEJ FUNXIONALE ATE INFRASTRUKTURE NE VEND

    DUHET MENJIHER PA BERE SHUME BLA BLA BLA MBI TE HAJT POR

    ZHGJIDHJEN TA BEJE VET ME PUNE JO ME FJALE VETEM .FILLO NQS DO

    ESHTE E THJESHTE :

    NE VEND

    1. Realisti says:

      Duhet patjeter qe te punesohen sa me shume shqiptare te viseve tjera etnike,ne menyre qe te ndalet krimi,korrupcioni,trafikimi,gjakmarrja,tritoli,vrasja me pagese etj,sepse keto gjera po ngjajne vetem ne Shqiperi.Psh.ne doganen e Kapshtices te punesohen:kosovaret,preshevaret,iliridasit,malaziasit shqiptare etj,sepse do ndalet krimi gati teresisht ke ne.Ne anen tjeter,jugoret e Shqiperise,te punesohen ne Mitrovice,ne doganen e Dheut te bardhe te Gjilani,ne Trepce,ne agroindustrine e Kosoves etj.Ky do ishte nje mini shengen ballkanik.Tani mos te mendoj dikush se do kethehemi ne diktaturen hermetike te xhaxhit me 700.000 bunkere te Hickokut.Jo,jo,tani po fryejne ererart e ngrohta te Golfit.Pasi kemi nje abetare,perse te kemi bariera punesimi,jetese dhe mireqenje.Kete e kerkon edhe Bashkimi europian.Lufterat tani vec kane mbaruar,tani duhet te jetojme si njerez te civilizuar dhe ne miqesi te perhereshme edhe me fqinjet tjere ballkanik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje