Reforma territoriale/ Vasili 'shfryn' Idrizin: PD do reflektojë, s’kemi nevojë për plane B apo C

12 Shkurt 2014, 19:28Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thekson se realizimi i reformës territoriale duhet të bëhet me pjesëmarrjen e opozitës.

“Nuk kemi pse të paragjykojmë skenarë B apo C për këtë çështje, por më mirë të shpenzojmë të gjitha energjitë tona që ky komision apo ky mekanizëm legjislativ të funksionojë sa më plotë në të mirë të të gjithëve, sepse do të ndërtohet një e mirë e një shteti më funksionues, më modern në të mirë të të gjithë shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë, dhe është mirë t’i shërbejmë fort e mirë këtij skenari A, i cili është një skenar pozitivist që na bën mirë të gjithëve”, theksoi Vasili në një intervistë për mediat.

Sipas tij, PD do të reflektojë në qëndrimin e saj në lidhje me komisionin për reformën territoriale apsi ajo nuk mund të dalë kundër interesit të shqiptarëve.

Z. Vasili, është ngritur tashmë komisioni i reformës administrative-territoriale që ka zhvilluar vetëm një mbledhje të konstituimit të tij dhe ka mbetur i bllokuar për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës. Sa do të jetë pritja e anëtarëve të opozitës të zënë vendet në të dhe në kushtet kur ka një realitet të ri që duket se PDIU-ja do të bëhet pjesë e saj? A është ky një zhvillim që mund t’i japë një drejtim tjetër reformës administrative-territoriale?

Ne kemi demonstruar qartë që në fillim dhe kjo ka qenë e shprehur në mënyrë eksplicite edhe nga fjala e hapjes së Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, që nuk do reshtim së insistuari për të gjetur të gjitha rrugët e mirëkuptimit në mënyrë që opozita të jetë pjesë e këtij komisioni. Ndonëse duhet thënë që të gjitha mekanizmat që e sigurojnë barazinë dhe prezencën e plotë të saj janë të garantuara në komision për shkak të përfaqësimit tërësisht të barabartë të marrjes së vendimeve me shumicë absolute, që nënkupton pamundësinë e marrjes së çdo vendimi pa prezencën e opozitës. Pra, demonstrimi i vullnetit është i qartë dhe i fortë. Ky nuk ka të bëjë me asnjë lloj takticizmi apo hipokrizie politike, por është në bindjen tonë që kjo reformë ka nevojë për pjesëmarrjen e opozitës pavarësisht nga raportet parlamentare që sigurisht janë të ndryshme dhe në disfavor të saj, ne nuk i kemi përdorur dhe nuk do t’i përdorim këto në dy pikëpamje. Sigurisht, çdo reflektim pozitiv i partive opozitare ku një prej tyre është edhe PDIU sigurisht që është një kontribut në të mirë të reformës administrative dhe të këtij hapi politik shumë të rëndësishëm në të mirë të shqiptarëve. Kështu që këto janë hapa të mirëpritura, jo për mazhorancën, por janë hapa të mirëpritura për një reformë e cila u duhet të gjithëve.

Por si do të vazhdojë ky proces z. Vasili? Sa do të jetë pritja për anëtarët e opozitës?

Ne jemi në kohën do të thosha normale të fillimit të punës së komisionit, sepse komisioni e ka bërë takimin e tij të parë të hapjes dhe sigurisht që jemi në ato parametra kohorë të funksionimit, të cilët mundësojnë e lejojnë kohën edhe për reflektimet e duhura të opozitës, të cilat nuk e pengojnë punën. Sepse ajo që quhet suporti i komisionit dhe ministria përkatëse apo aktorë të tjerë edhe ndërkombëtarë, të cilët e kanë demonstruar qartë vullnetin e tyre në marrëveshjen publike që u bë ndërmjet atyre, Kryeministrit dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare, pra, ndërkohë lënda e parë e domosdoshme për punën e komisionit përgatitet kështu që sapo komisioni të ketë një konfigurim akoma më të plotë ai mund të eci me ritme shumë të shpejta për të realizuar këtë reformë.

Megjithatë, duket Partia Demokratike nuk do të ndryshojë qëndrim. A do të mbetet peng mazhoranca e këtij vullneti të munguar të opozitës?

Unë nuk mendoj që PD-ja do të veprojë kundër interesave të shqiptarëve, pse jo edhe kundër interesave të vetes së saj. Sepse në fund të fundit PD-ja ka qenë një forcë politike që ka drejtuar vendin dhe ka sigurisht përgjegjshmërinë e duhur për të ndarë mirë atë që është reagimi politik i fortë taktik edhe emocional i një momenti nga ai që është veprimi afatgjatë politik. Çështja e qëndrimit ndaj reformës administrative-territoriale është një çështje vërtetë afatgjatë e fondamentale dhe nuk besoj që mund të ekzistojë një papërgjegjshmëri e tillë që të ngatërrojë këtë çështje të madhe që do të jetojë për shumë vite në vazhdim dhe është në interesin e 3 milionë shqiptarëve të majtë dhe të djathtë me atë që është veprimi politik i ditës, i cili i nënkupton dhe emocionet dhe ato frenimet e momentit, por që nuk mund të frenojnë veprimin afatgjatë. Kështu që unë jam nga ata që besojnë në reflektimin e opozitës, sepse ajo ka eksperiencën e saj të rëndësishme në qeverisjen e vendit. Në 23 vjet pluralizëm ka drejtuar më shumë se gjysmën e këtyre viteve, kështu që sigurisht do të ketë përgjegjshmërinë për ta kuptuar më gjerë se sa ç’është ai që quhet reagimi i ditës.

Nga z. Meta është deklaruar se fundi i këtij sesioni do të shënojë edhe miratimin e reformës administrative-territoriale. A do të jetë e mundur që kjo të bëhet brenda këtij sesioni z. Vasili për të shkuar më pas në vjeshtë me reforma të tjera?

Unë nuk shoh ndonjë arsye objektive që kjo të mos ndodhë sepse siç ju thashë komisioni do të trajtojë nga pikëpamja e legjislacionit dhe të vështrimit politik çështjen, ndërkohë që ka një staf të madh teknik ekspertësh të cilët punojnë dhe përgatisin atë që do ta konsideroja lëndën e parë të punës dhe vendimet që komisioni merr janë vendime të karakterit politik dhe për të cilat, në kushtet e dakordësisë së plotë, sepse të gjithë jemi dakord për këtë reformë, janë më të lehta dhe më të shpejta për t’u marrë. Pra, çështja shtrohet nëse ka vullnet apo jo. Vullneti ekziston për këtë reformë. Edhe opozita, e cila nuk merr pjesë fizikisht ka shprehur qartë vullnetin që ajo është për një reformë të tillë. Ndaj nuk kemi asnjë premisë objektive që na shtyn të besojmë që kjo është e pamundur të realizohet. Premisat janë për t’u realizuar, sepse dy ingredientët themelorë: njohja e problemit, prurja teknike e tij në njërën anë dhe dakordësia parimore që të gjitha palët kanë nga ana tjetër e bëjnë të mundshme arritjen e përmbushjes së këtij objektivi.

A ka një alternativë B në rast se nuk do të ndryshojë qëndrimi i Partisë Demokratike?

Nuk kemi pse të paragjykojmë skenarë B apo C për këtë çështje, por më mirë të shpenzojmë të gjitha energjitë tona që ky komision apo ky mekanizëm legjislativ të funksionojë sa më plotë në të mirë të të gjithëve, sepse do të ndërtohet një e mirë e një shteti më funksionues, më modern në të mirë të të gjithë shqiptarëve, të majtë dhe të djathtë, dhe është mirë t’i shërbejmë fort e mirë këtij skenari A, i cili është një skenar pozitivist që na bën mirë të gjithëve.

Megjithatë, në zgjedhje do të shkohet me një ndarje të re territoriale?

Sigurisht që po, sepse në fund të fundit zgjedhjet do të prodhojnë drejtuesit, që do të drejtojnë një pushtet të ndryshëm më të zhdërvjellët me shërbime të unifikuara të standardizuara dhe me shërbime të cilat qytetarëve u kanë munguar. Nuk kemi ndonjë arsye që të mos shkojmë me një ndarje të re administrative-territoriale për të mos përsëritur të njëjtat negativitete pa fund të cilët kanë zemëruar të gjithë qytetarët përfshirë edhe ne që bashkëbisedojmë.

6 komente në “Reforma territoriale/ Vasili ‘shfryn’ Idrizin: PD do reflektojë, s’kemi nevojë për plane B apo C”

  1. safeti says:

    Reforma teritoriale nje cashke me tym hedhur opinionit publik dhe mediave, nderkoh qe eshte hapur zyrtarisht sezoni vjedhjes se parvae tenderave prones

    1. Sali=Geddaf says:

      Keshtu mendoni ju me mendesin e saliut se po terheqin vemendjen per te vjedhur sic bente saliu!

      Nese ke prova se po vjedhin bej publike apo coj ne prokurori, ne te kundert je thjeshte nje flliqesir propogandiste interneti e saliut.

  2. ENO AJAZI says:

    EDHE PETRIT PO DHE VASIL?MUNDOHU TE JESHE PJESE E QELLIMEVE TE MAXHORANCES DHE MOS U MUNDO QE TE JESH ME NJE DORE NE REVANI DHE NJE NE BAKLLAVA SE NGEL PA GJE,BEHU RACIONAL.
    ENO

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Me mire eshte te zbatoni kushtetuten,votata i kini!

  4. SC says:

    z Vasili kur ishe me i vogel bere me shume para dhe pislleqe tani qe u bet shume dhe u rritet shume shpejte do te vij dita te villni ato qe hengret kur ishit te vegjel tung ….

  5. petrit zela says:

    Kam pershtypjen se z e tij Vasili,ka nje gjuhe neperke.Dhe eshte ne gjendje ti hedhi me siguri parangallet,per te kapur shum llujshmerin e peshqeve..Me duket,se ky person kerkon te jete balli I kazanit te rakise-qe kerkon te furnizoj LSI-n….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje