Ministria e Jashtme përgënjeshtron lajmin mbi letrën e KiE drejtuar Genc Pollos

12 Shkurt 2014, 18:38Politika TEMA

Ministria e Jashtme reagoi pas lajmit të publikuar nga e përditshmja Panorama ku thuhej se kjo ministri ka shkelur fshehtësinë e korrespondencës, duke hapur një letër që ishte adresuar për kreun e Komisionit të Medias, Genc Pollo.

Në reagim thuhet se shkrimi nuk reflekton të vërtetën.

“Referuar rastit konkret, ku pretendohet, se Ministria e Punëve të Jashtme ka shkelur të drejtën e korrespondencës, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se komunikimi me deputetin Genc Pollo ka qenë brenda të gjitha normave ligjore dhe administrative për raste të tilla, praktike kjo e konsoliduar ndër vite.

Përgjigja e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Thorbjorn Jagland mbi letrën e dërguar nga ana e deputetit z. Pollo i është dërguar Misionit tonë në Strasburg me postë elektronike, me kërkesën për t’ia përcjellë deputetit Genc Pollo nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sikurse parashikohet nga kuadri normativ, Misioni ynë në Strasburg ia ka përcjellë Drejtorisë përkatëse në MPJ, me lutjen që letra të përcillet në destinacion.

Për hir të transparencës dhe përgjegjshmërisë, Ministria e Punëve të Jashtme është e gatshme të vërë në dispozicion të të interesuarve të gjithë praktikën që është ndjekur për këtë çështje, duke garantuar që çdo trajtim i ndryshëm nga i mësipërmi është në rastin më të mirë i gabuar dhe në rastin më të keq dashakeq.

Spekulimet e herë pas hershme të gazetës “Panorama” me lajme të rreme mbi aktivitetin e shërbimet të jashtëm, rrezikojnë të krijojnë një praktikë dezinformomi të opinionit publik, duke dëmtuar para së gjithash kredibilitetin e vet gazetës,” thuhet në reagim.

15 komente në “Ministria e Jashtme përgënjeshtron lajmin mbi letrën e KiE drejtuar Genc Pollos”

  1. Analisti Politolog Opinionist Cim Nurellaari says:

    Gam, gam, gam, gam…

  2. kevinjon says:

    Moj e mjera ministri, po pse nuk ben nje deklarate per gazeten Tema qe eshte letra higjenike me ekstremiste e me mashtruesja ne te gjithe Mediat Shqiptare por vete e merresh me Media serioze vetem e vetem se nuk eshte bythe e breke me Ramen sic eshte Tema? Pale kur flet ministria per seriozitet dhe vepron kaq agresivisht me nje Media per nje gje kaq te vogel e te pallogaritshme, sikur me zor po prisnit tia perveshnit me duket. Komuniste hesapi!

    1. Garipi NY says:

      Po ti si quhesh moj kevinjon,skypion ben chicago apo desara,argita apo jamarber se spo te marrim vesh. Kur ty nuk te pelqen gazeta Tema perse e merr mundimin dhe shkruaan ne kete gazete, shko e jep mendime te vyera tek gazetat qe te vijne per shtat.

    2. rezart says:

      Gazetes TEMA dhe Mero Bazes t’i vini anes ju legenat e Berishes!!!
      Kjo gazete ka qene e para qe ju SUL krimeve te Berishes me fakte e argumente te sakte e te pa kundershtueshem,ndaj sot ka nderin te mburret se ishte NISMETARJA DHE NXITESJA E PARE E RREZIMIT TE KLIKES BERISHIANE NGA SUNDIMI 8 VJECAR!!!

  3. BASHA DHE BERISHA I TRITOLIT LARGOHU, KURSE DO TE ISHTE VETEVRASJE PER C'DO SHQIPTAR PO TE DEGJONIN BERISHEN. says:

    Mbeshtes pergenjeshtrimin qe beri ministria perkatese ndaj flliqerise ponarama.

    1. sh q i p says:

      pollo djali o lule, s’bie dambllaja ne hale.
      pollo o njeri me nam, te ka sala per nizam.
      po ç’te gjeti pollo ziu, po kjo leter nga na mbiu.
      ankimime ne b.e., qeveria s’po na le.
      keq e keni punen o, jeni bere si sorrat o.

  4. Majlo says:

    gazetat qe shpifin dhe trillojne ose prodhojne lajme te genjeshterta duhet te mbyllen ose ti vihet nje gjobe qe mos ta laje dot deri te brezi i trete!

  5. Go west says:

    Panorama eshte gazeta me pa dinjitet ne tregun mediatik shqiptar. E shnderruar ne nje kobure ne doren e Fane pronarit dhe te atyre qe qendrojne pas tij, ajo ka qene dhe mbetet e palexueshme. Me dhimbsen gazetaret qe jane te detyruar te mbajne familjet duke i sherbyer ketij njeriu.

  6. Alma says:

    Skane faj keto gazetat e gazetaret tone te lodhur se tashme behet lajm edhe thashethemi me i vogel pa tentuar te vertetohet njehere me pare sic bejne gjithe gazetaret profesioniste, edhe ne gazeten me te lodhur te huaj kane pak integritet dreqi ta haje!
    Keta tanit jane hu gardhi qe iu rane leke ne dore dhe gjeja e vetme qe dine te bejne eshte nje propagande farse per te disinformuar mbare publikun!

    Shpresoj te merren masa ligjore ne te ardhmen per keto gjera…

  7. ardi says:

    hajde kevinjon hajde !!!!derri nenen e babaen ku ti kesh o kelysh bushtre kur flet per gazeten tema….po pse e lexon e komenton ketu ti by…ire?shko ruaj dhite e saliut e lexo panoramen e bythes !!!!!

  8. Treviso says:

    Per gazeten Panorama nuk flas se nuk e njoh.
    Po te ishte leter e rendesishme nuk kishte pse te kalonte nga nje zyre ne tjetren por i shkonte direkt online Genx Pollos.
    Ky rshte lajm vetem per militantet e kriminelit sali dhe jo per partine Demokratike.

  9. cicolino says:

    Nuk jua ka fajin njeri. Problemi qendron tek gjithkush ne kete vend, qe nga mediat e ndryshme qe e marrin neper ekrane dhe deri tek shtetaret tane qe e marrin seriozisht nje I.N.J.O.R.A.N.T, dhe M.E.D.I.O.K.E.R si fshatari i pagdhendur, bythlepires dhe çorape pa lare, Zotnia e tij Robert Rakipllari, i cili eshte edhe Kryetar i shoqates Idiote pa kufij!!!

  10. Fllad says:

    Kevinjon, ti letra higjenike e Panorames. Gazeta Panorama ka qene lehese e saliserbit. Komentet qe ishin brenda gjithe normave te etikes dhe qe ishin jashte shijeve te dylberit te saj Rakipllari, ( kupto serbin e tropojes) bllokoheshin.
    Tema eshte kilometra larg me pacavuren qe ti perpiqesh ta krahasosh.

  11. -Do ta kete ndonje shok-shoqe qe ja jep lajmin brutto..

  12. ALAREIKS says:

    Ne diktature letrat nga jashte hapeshin e jepeshin familjeve te hapura nga Sigurimi. Duket se baba i Ditmirit, S.Bushati qe ka qene ne KQ tePPSH ja ka sugjeruar te birit kete gje sot duke deshmuar se BEME BABA TE TE NGJAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje