Hapja e letrës së KiE/ Pollo: Bushati i vidhet së vërtetës, letrën s’e kam marrë ende

13 Shkurt 2014, 09:11Politika TEMA

Pas shkrimeve të publikuara në media, se ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka hapur letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, e adresuar për kreun e Komisionit të Medias, Genc Pollo, ky lajm është cilësuar si i pavërtetë nga Ministria e Jashtme.

Ndërkohë Pollo deklaron për gazetën Panorama se ende nuk e ka marrë letrën e drejtuar atij nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE.

“Deri sot ora 16:00, asnjë letër nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE, zoti Jagland për mua, nuk ka mbërritur në protokollin e Kuvendit. Unë u habita shumë që ditën e hënë, një deputet socialist gjatë mbledhjes së komisionit nxori nga xhepi një fotokopje të letrës së z.Jagland, e lexoi me zë të lartë nga fillimi në fund dhe më pas bëri komentet e veta. Kjo më duket jo shumë korrekte, sepse ajo letër, edhe pse nuk ka informacion konfidencial apo sensitiv, më është drejtuar personalisht mua e jo dikujt tjetër. Shpjegimi që jep Ministria e punëve të Jashtme është shumë i papërshtatshëm dhe i vidhet të vërtetës”, tha Pollo.

6 komente në “Hapja e letrës së KiE/ Pollo: Bushati i vidhet së vërtetës, letrën s’e kam marrë ende”

  1. SeVret Katovica says:

    AJO LETER ESHTE SHKRUAR NGA SERVET PELLUMBI NE KATOVICE

  2. arsen says:

    Nuk ikin dot nga pushteti keta!

    1. ibrahim says:

      arsen-Shum shpejte do te kontrolloheshe edhe ti,jo vetem letrat por edhe qfare hane.ku i dihet ndoshta ti hane qelbesira dhe rames ky specialitet i pelqen.e done ta provoje .

  3. shqiptari says:

    Po pse o shqiptare, normale eshte te te hapin korrespondencen e me pas t’ja shperndajne shumices e jo te zotit?
    Personalisht mendoj se eshte mungese e theksuar etike.
    Keto qe po bejne vogelushet e pushtetit ngjajne si sabotim, i cili krijon sebepe per ti dhene mundesi opozites te beje debate shterpe, pa asnje te mire per vendin.
    Rastesi?!

  4. ajaxs says:

    U kthyen metodat e sigurimit te shtetit te diktatures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje