Këshilli i Ministrave miraton ndryshimet përsa i takon pagës minimale dhe kontributeve të të vetëpunësuarve. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë u miratuan ndryshimet në vendimin nr 1114, të 30 korrikut 2008, në të cilin përcaktohej niveli i pagës minimale dhe kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Me ndryshimet e miratuara, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 026 lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë 95 130 lekë. Paga maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shëndetësore, nga data 1.1.2014, të jetë paga bruto.
Vendimi përcakton se shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1294 lekë.
I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës mujore minimale, prej 19 026 lekësh, e barabartë me 4376 lekë në muaj.
I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore të barabartë me 1294 lekë në muaj.
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh, të barabartë me 4 376 lekë në muaj.
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore të barabartë me 1 294 lekë në muaj.
Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 dhe 1294 lekë për sigurime shëndetësore.
Personat mbi moshën 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguajnë kontribute vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore të barabartë me 1 294 lekë në muaj.
Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, është 4 200 lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, derdhin kontribut mujor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë prej 286 lekësh në muaj.
Për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, deklarohet dhe paguhet kontribut mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2500 lekë kontribut i detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe 1 294 lekë, kontribut i detyrueshëm për sigurimet shëndetësore.”.
Ulin rrogen minimale me 30 mij lek te vjetra me nje te rene te lapsit. Kjo eshte poshtersi more si sju vjen turp more maskarenj? more qelbaniker. te keqen e sales ai te pakten rrogat e vogla i rriti ndersa ky me demek i hoqi taksen prej 10%,,,,, po tani qe na e ul rrogen me 30 mij lek direkt? cfare mesazhi ke zoti Rama? erdhen zgjedhjet dhe nje milion shuplakat qe ne ja dhame saliut do i bejm gati per ty mos ki merak. pse nuk ule rrogen tende more pispilluq por ul rrogen e mjeraneve? turp rilindje=vdekje
O djali, flet per te vetepunesuarit, jo per ata qe jane te punesuar, kupton? lexo mire.
a mundeni pak me perkthy ne euro ju lutem se asgje nuk po kuptoi me ata lek te mallkuar
o zoteri eshte rroga e te vetepunesuarve jo te punesuarit ne shteti. mos beni propagand kot.
23% e pages per te vetepunesuarit , eshte shume …
shume mire po ja ben,asnje lek,asnje shperblim,asnje rritje rroge e pensioni,kjo eshte Rilindja.
Nuk e kuptoj perse komentojne ketu plot njerez qe nuk dine te lexojne. Flitet per page minimale per efekt siguracioni, jo per ulje te pages minimale. Flitet per te vetepunesuarit jo per punemarresit e zakonshem. Madje eshte gabim edhe i gazetes TEMA, nuk ka asnje ulje, ky nivel eshte caktuar nga qeveria e kaluar ne gusht 2013.
Shkrimtari dhe regjizori i madh gjerman Berthold Brecht ka thene :
” ”ndergjegja flet,interesi ulerin”.
Borxhi publik eshte 72%, cmimi i karburantit u rrit, pagat e pensionet nuk rriten per 4 vjet,ulet paga minimale. Keto jane ca nga ” xhevahiret ” e Rames por prisni se sic ka nisur nuk kemi pare gje akoma. Koha e mire ( ose e keqe )duket qe ne fillim.
O ti Nordik, borxhin 72% nuk e coi Rama me duket, atehere pse e numeron ketu? Sa per pagen minimale ajo ka qene vetem ne letra, se ne Shqiperi pagen e ka percaktuar kerkese/oferta . Pra ka patur kamariere, shitese, pastruese e plot e plot te tjere qe jane paguar me pak se paga minimale, mu ne mes te Tiranes, ashtu sic ka patur dhe te tjere qe kane marre paga shumefishin e pages minimale, por e deklaruar ka qene vetem paga minimale. Edhe kjo ne mes te Tiranes dhe vazhdon sot e gjithe diten.
prisni se ditet e mira perpara do I kemi,lereni qeveriun te punoj ?
I drejtohem gazetes Tema : Modifikoni titullin e artikullit, sepse paga minimale nuk ka ndryshuar por ka ndryshuar % e sigurimit shendetsor, qe per te vetepunesuarit ka qene 7% mbi pagen minimale prej 19.026 Leke = 1.332,00 Leke dhe eshte bere 3.4% mbi dyfishin e pages minimale = 1.294,00 Leke, ulja e kontributit = 38 Leke.
Konsultohuni me nje ekspert fiskal para se te shkruani
ku jane freshistat e forumit pse nuk flasin per kete poshtersi ekonomike!
mjer populli,mjer vatani,ore ti me i gjati ne kullote me bagtine,a i thirre menjes apo kallamit,si po te lejon cimi qe uraten i pacim,nga ekonomia po vemi me katastrofe se viti i ferrit 97,por po u ngrit sovrani,dhe kryministris tritol do i vene,dhe ju zotrote ne litar do te vejne ke palma,por kujdes,,,,mir thote komentusi/qeveri e ndyre/
Sigurimet shoqërore kanë qënë 7% në muaj. Tani i bie të jenë 6,8 % në muaj ku del se ska ritje,por nje ulje me 38 lek.