Ekspertët përfundojnë profilin psikologjik të dyshuarit si vrasës me pagesë.
Pas bisedës së psikologëve me 31- vjeçarin Julian Sinanaj, janë zbardhur detaje të reja të profilit të tij.
Pas bisedës me të dyshuarin, psikologët kanë arritur në përfundimin se 31-vjeçari vjen nga një fëmijëri e vështirë dhe nga një familje me probleme, duke e bërë një njeri të mbyllur në vetvete, individualist dhe jo shumë social.
Sipas ekspertëve, ndarja e prindërve dhe mungesa e dashurisë ka sjellë pasoja tek Sinanaj.
Tronditja ka bërë që tek ai të krijohet një karakter i mbyllur, shumë i ftohtë në qëndrim dhe në komunikim.
Ekspertët e kanë pyetur edhe për periudhën e rekrutimit brenda grupeve kriminale në Greqi dhe kanë dalë në konkluzion se Juliani flet me shumë respekt ndaj këtyre grupeve, ku ai është rekrutuar në moshë të vogël.
Madje ekspertët kanë dalë në konkluzionin se këtë ambient, në shumë raste, ai e ka barazuar me familjen, pasi tek grupet që e kanë rekrutuar ka gjetur përkujdesjen që i ka munguar që në moshë të vogël.
Sipas psikologëve, 31-vjeçari, gjatë punës së tij, nuk ka shfaqur asnjë shenjë dhembshurie ndaj viktimave të tij.
Sipas psikologëve, Juliani ka shfaqur dhembshuri vetëm për fëmijën e biznesmenit Agron Çela, dhe kjo shenjë dhembshurie lidhet me faktin se djali i vogël i ka kujtuar 31-vjeçarit fëmijërinë e tij.
Hahahahahahahah
Mesiguri kemi te bejme me “ekspert e psikologe” te tipit Llambit
te Portokallise .
Aty paska arritur megjithmend te shndrohet njeriu
ne majmun .
Bravo shkenca e BrainWashing ,rezulton ne shqiperi mjaft rezultative .
Intensifikoni punen tani prej majmunit ta shndroni ne andertaler ,ne njeri shpellash ,por jo vetem mental ,edhe ne paraqitjen e jashteme .
Do ishte vertet nji arritje shkences psikologjise ,
ai kthim prap i teoris antiDarvinjane ne praktik .
Do ishte nji sensacion ne Bote .
E kujt i plasi trapi per profilin e tij, nxirreni ne gjyq dhe denojeni
Shyqyr Zotit qe kemi PSIKO-loget qe te na e thone profilin e vrasesit.
Po sa femije ka qe rriten ashtu more idiota, mos valle behen te gjithe kriminele?
Po kriminelet qe vijne nga familje te pasura dhe s’u mungonte as gje, cfare profili kane?
Mjere ne ke paguajme te na japi mend.
Ohhhhhhhh sa gjynof i shkreti, nuk paska pas faj. Nxirreni tani se boll e mbajtët dhe fusni në burg nonji që nuk ka pagu gjobën e makinës.
Ne shqiperi inspektoret jane (vertet) te INFEKTUAR dhe nuk ka doktor ti gjej ilacin e duhur!
I bej thirrje doktoreve te gjejn ilacin e duhur per inspektoret……..
Simple as that
shumë përcaktim i drejtë!!nuk ka asnjë lloj faji i shkreti!!
ble dhe unë ka mundësi të ndjek rrugën e tij,çmimin do ta vë më të lartë.bile ka shumë fëmijë me prindër të ndarë,nga ata që kanë pësuar dhe dhumë prej prindërve të tyre,kanë parë nënë a babë të therur me thikë a të çarë në dysh me sëpatë!të gjithë qënkan për tu bërë vrasës me pagesë!!
nuk e di a do të përdorin vetëm dinamit!?për këtë ska problem!armatim kemi boll!nga llastiqet deri tek tanket!
profili psikollogjik është për të arritur tek krimineli,për ta gjetur dhe jo për ta justifikuar!!
ai nuk është i mangët psiqikisht!
të gjithë njerzit kanë arsye për të bërë gjithçka,por nuk kanë gjithnjë të drejtë!
në rastin e sinanajt mund të gjejmë shumë arsyse,por ai skishte asnjëherë të drejtën të vriste njerëz!!
me falni po kush ka pak dijeni per semundjen e skicofrenise do ta kuptoje pernjehere qe djali eshte i semure dhe vuan nga skicofrenia dhe eshte me vertet ai qe ska ndjenja dhembshurie ai eshte dru prandaj ai mer urdherat ne menyre automatike dhe i zbaton ;;;ai duhet te cohet ne spital dhe te kurohet per kete semundje te shekullit;;;;nuk eshte turp semundja dhe nuk duhet ta egzagjiroje dhe shtypi duke vazhduar cudite e radhes ;;;;
po me qense paska pat ket problem pse sberi nonje veprim tjeter ky po vriste njerzit me qetesi ky ka lind vrases dhe ska lidhje ndarja e prinderve
jo vetëm i vriste por dhe merte pare për vrasjet!!
bile bënte dhe jetë lluksoze!
ndoshta për të mbushur boshllëqet që ka pasur në fëmijëri i shkreti!!
gjynof,nxirreni pri burgu dhe mundësisht jepini një post në qeveri!minimumi vendoseni në listat e zgjedhjeve të ardhëshme!!
e sigurt që do të zgjidhet,ne shqipot i duam kriminelët!!
kot nuk na drejtojnë!?
Po eurot jan ne konto te familiareve
Si jo mer .O djal per shpi juli, lum ajo parti ,qi do ta ket ne gji.
Ka me fitu zgjedhjet .Vetem se berisha e shfryetzoj keq i nxorri bojen te shkretit dhe tani kerkon ta rehabilitoj me “expertat qi bojn profilin” !
Kupto i cik tina !
Expertet jane familja berisha .
Ah sa gjynah qe me vjen per Sinonin. Ha ha haaaa. Cojeni ne gijotine qelbesiren
Pas ketij halese ne litar te shkojene dhe ata qe mundohen ta justifikojne , popull ordiner qe nga vrasesi deri tek psikologet
E cfare pastaj, po sa femije jane me prinder te divorcuar dhe jane bere te mrekullueshem, c’jane keto perralla dhe dokrra, po pse duhet te behesh vrases me pagese, i bie tjetrit me qafe, kur cdo njeri e nderton jeten e tij me ndershemeri, aman o zot, pse u be kjo Shqiperia si Sicilia e atyre viteve kur ne i shikonim ne televizor dhe shohim sa gjynah, po ja qe na erdhi shume prane vetes.
pra pak ditesh thoshi se parate ja dergonnte..nenes..po tashi ..ju ringjallen ..prinderit..
Me aq sa thuhet këtu të krijohet përshtypja se edhe Sinanaj ka luajtur rolin e psikologut ndaj psikologëve (sa siguri ka që ai ka qenë i sinqertë, ose plotësisht i sinqertë me ta). Sipas këtyre të fundit Sinanaj ishte tip i mbyllur dhe josocial. Kjo josocialja e tij zbuluar prej psikologëve bie në kundërshtim të hapur me zbulimin tjetër të psikologëve se Sinanaj te grupet rekrutuese shikonte familjen, kjo do të thotë që ai ka bërë çmos ose, i dëshiruar por në pamundësi, ka qenë në pritje për të gjetur një mjedis social, për t’u përfshirë në të; një tip i tillë nuk është josocial, por një tip që i kanë munguar rrethanat për t’u socializuar. Kjo puna e psikologut duket një kopjim shumë i keq i përvojës shumëvjeçare të të tjerëve, ku ekziston një kulturë krejt tjetër, ku psikologu nga pikpamja kulturore është bërë i pranueshëm dhe ka fituar të drejtën e qytetarisë. Nga ana tjetër, këta më tepër kanë vlera për të përcaktuar profilin e një krimineli ende të pazbuluar për të ndihmuar specialistët e zbulimit të krimeve, ndërsa pas pilafit i bie të këtkohet ndonjë kleçkë lehtësuese për kriminelin se për tjetër gjë nuk hyn në punë. Përsa i përket rolit të njohjes së tipit për ta shrytëzuar këtë për ta bërë autorin e krimeve për të folur pa rezerva, kjo, në mungesë të kulturës apo psikologjisë së përgjithshme për pranimin e tij si një faktor duket ende gjë që nuk ngjit.
Ka perfunduar nje here e mire koha e psikologeve te Ylli Pangos, Grida Dumes apo Artan Fuges & co per te nderuar identikte te tilla qe lehtesojne denimet e krimineleve nga drejtesia.
cjane keto gjepura vareni ne litar dhe pastaj te shofim sa trima te tjere si ky do dalin
Jam kurioze te di se cilet jane keta psikologe? Kush ia ka bere profilin Jorida Rustemi apo Ylli Panngo?
besa -me duket negjmija se ajo i ka bere edhe rames.kuptohet kokepalaret kur i zene me presh perdore tash behen te qmendure.i shef perfektet thon nuk e njohim por kane bere sms me kriminelet.
mos na beni te qajme tani…
kjo eshte fabula qe ndertohet per te mos hapur rrethin me shefat e ketij tipit… “ka qene me probleme e trauma psikologjike dhe prandaj pefundoi deri sa te merrej me vrasje POR operonte i vetem…etj etj”
a e dini pse ramen kur isht kryetarebashkie nuk e ndiqte penalishte asnje prokurore;sepse kishte librezen nga mjeku ku thuhej se ishte shizofren.tash ky i shkreti sinanaj i penduarii partise se koqeve po e ndjek shembullin e kryetarit te partise komuniste shqiptare rama dhe idolit Enver se edhe ai ka qen psikopate.tashe kryeministrine rama po e shenderron ne psikiatri ku kokepalaret pa pages lajne trute.
Keto Psikologe mos bejne pjese ne Stafin e Pergatitjes se kriminelve te tipit SINANAJ.Me kete Psikoanalize mos duan te na thone qe te Kerkojme Meshire per kete Vrases Kriminel me Paramendim e me Shperblim……….