Duka garon i vetëm për kreun e FSHF-së

15 Shkurt 2014, 14:29Sport TEMA

Armand Duka është zyrtarisht kandidat i vetëm në zgjedhjet për kreun e FSHF-së, të cilat do të mbahen më 28 shkurt në Tiranë. Në mbledhjen e zhvilluar dje, Komisioni i Vlerësimit të Mandateve nuk e ka marrë parasysh propozimin e klubit të Tërbunit për kandidatin Kujtim Gjuzi.

Madje, nisur nga mosgjetja e gjuhës së përbashkët të drejtuesve të klubit pukjan (klubi ka propozuar Kujtim Gjuzin, ndërsa Bashkia e Pukës Armand Dukën), komisioni vendosi t’i heqë edhe të drejtën e votës Tërbunit. Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Mandateve, Sulejman Mema, i kontaktuar dje nga “Panorama Sport” sqaroi:

“Pas mbledhjes që bëmë, vendosëm që të mos marrim parasysh as kërkesën e Bashkisë së Pukës dhe as kërkesën e klubit Tërbuni, sa i përket kandidatit dhe delegatit për asamblenë zgjedhore. Për të qenë më i qartë, edhe Bashkia e Pukës, e cila propozoi kandidat Armand Dukën, ashtu edhe klubi i Tërbunit që ka propozuar Kujtim Gjuzin, nuk u pranuan nga ana jonë. Dokumentacioni që ne u kërkuam palëve nuk u plotësua dhe, duke qenë para këtij fakti, vendosëm që Tërbuni të mos ketë as të drejtë vote në asamblenë zgjedhore. Kemi të bëjmë me një situatë ku drejtuesit e klubit nuk merren dot vesh me njëri-tjetrin. Ne për këtë vendim jemi bazuar në nenin 21 të statutit të FSHF-së”.

Kujtim Gjuzi deklaroi dje për gazetën se do e padisë FSHF-në, duke theksuar se do kërkojë në gjykatë pavlefshmërinë e këtij vendimi.

“Pasi u propozua emri tim si kandidat për president të FSHF-së brenda afateve nga administratori i klubit Tërbuni, Grand Frroku, komisioni vendosi që të paraqiteshin dokumente shtesë, me pretendimin se kryetari i Bashkisë së Pukës kishte dërguar një propozim tjetër. U kërkua edhe një ekstrakt i QKR-së, i cili thotë qartë se administratori i klubit Tërbuni është Grand Frroku dhe, në këto kushte, ky i fundit ka të drejtë vote në asamble. Pasi ja dërguam këtë kërkesë FSHF-së, menduam se do të pranohej kandidatura, mirëpo sot (dje) komisioni mori një vendim absurd. Dokumenti që më kanë paraqitur për vendimin e marrë i referohet një shkrese të datës 11 shkurt, pra jashtë afateve ligjore. Unë jam duke u konsultuar me avokatin tim dhe posedojmë të gjithë dokumentacionin që e bën këtë vendim të pavlefshëm. Komisioni duhet t’i referohej datës 8 shkurt, kështu që ne do të kërkojmë në gjykatë pavlefshmërinë e këtij vendimi. Ky është vetëm hapi i parë, ndërsa kontestoj edhe nenin 21, ku ata janë bazuar. Në këtë nen nuk përmendet askund që mund të largohet kandidati. Aty flitet vetëm për delegatët dhe kësisoj ne do të mbrohemi me nenin 9, pika ‘e’. Kryetari i Bashkisë së Pukës mund ta zgjedhë nënkryetar Dukën, por nuk mund ta propozoj atë, pasi këtë të drejtë e ka vetëm administratori Frroku. Çuditërisht edhe ky i fundit është përjashtuar për të qenë delegat në asamblenë zgjedhore”, – u shpreh dje Gjuzi.

7 komente në “Duka garon i vetëm për kreun e FSHF-së”

  1. ismeti says:

    viva droga e krimi

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Mjafton emri i Armando Dukes per te kujtu keqberesit qe nuk i kap ligji. Kandodati i dyte te jete nje fshatare nga Lazarati i Gjirokastres.
    Al Kapone = Al Duka.

  3. populli says:

    Kuterbon nga te kater anet, shume shume keq..

  4. prend says:

    Mire eshte qe z.Duka te beje ndonje takim me babin e Januzajt…..

  5. Eri says:

    E shkaterroi fubollinn shqiptar ky mafioz. U be diktator ne krye te FSHF. Ça behet keshtu ore??

    1. Tironsi2 says:

      Po,shume mire, edhe xhaxhi e mbajti 50 vite dhe u traumatizua mbare popullesia e diktatures.Edhe ky kalldauk ka formuar Principaten e vet dhe s lene njeri te kandidoj per President.Edhe perkunder mossukseseve te Federates se futbollit,ky bishtak vazhdon tutje sepse nuk ka kush ti thote stop!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje