Lojtari i Lacios, 17 apo 41 vjeç?

13 Shkurt 2014, 14:52Sport TEMA

Lacio ka kërcënuar se do të marrë masa ligjore pas thashethemeve se njëri nga futbollistët e skuadrës së të rinjve ishte në të 40-tat.

Joseph Marie Minala, 17-vjeç, mori mesazhe abuzive në rrjeteve sociale, pasi publikoi fotografi që e tregonin atë shumë më të vjetër se mosha reale. Në këtë “valle” u përfshinë edhe mediat senegaleze, që raportuan se Minala ishte 41-vjeç.

Por, klubi italian dhe agjenti i Minala kanë hedhur poshtë zërat se ai ishte mashtrues, duke ofruar letrat të cilat dëshmojnë se ai është në moshën e duhur.

“Lacio denoncon tentimet e fundit nga figura armike që mundohen të dëmtojnë klubin. Ne ruajmë të drejtën të marrim masa ndaj përgjegjësve për të mbrojtur emrin e mirë të kompanisë dhe të futbollistit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Kamerunasi iu bashkua skuadrës nga Roma në muajin gusht dhe ka impresionuar në ekipin e të rinjve.

Thashethemet për moshën e tij morën më shumë hov, pasi vetë Minala pranonte për mediat senegaleze se ishte 41 vjeç. Por, nuk u mor vesh nëse ai bënte shaka apo e kishte seriozisht.

1 komente në “Lojtari i Lacios, 17 apo 41 vjeç?”

  1. berto says:

    hajde artikull vari lesht!ky zeshkani na qenka nga kameruni,dhe me demek na fliska neper medie te senegalit!
    kesaj i thone (pordhi kali ne dere te honit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje