Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, ka mbrojtur mesfushorin Mesut Ozil, duke thënë se ai është një “lojtar i jashtëzakonshëm”.
Gjermani nuk ka shënuar në tetë ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe ka dështuar të japë ndonjë asist që nga muaji dhjetor.
Ozil u kritikua nga media të caktuara edhe pas disfatës 5-1 të “Topçinjve” nga Liverpuli të shtunën, pas dy humbjeve të topit të cilat rezultuan me dy golat e shpejtë të “Redsave”.
Megjithatë, Venger thotë se gjermani nuk ishte aspak më i keq se lojtarët e tjerë në disfatën turpëruese të fundjavës.
“Ai punon shumë për t’iu përshtatur Premier Ligës. Për mua ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Ai ishte si çdokush tjetër gjatë të shtunës. Ai punon shumë fuqishëm në stërvitje për t’u përmirësuar vazhdimisht”, ka thënë Venger.
…….me vjen shume keq per arsenalin qe deshtoji ne kete blerje te pa vend,ky futbollist eshte jashte parametrave per arsenalin,nuk e perballon futbollin anglez,eshte shume I dobet fizikisht si dhe asnje futbollist gjerman nuk ben dot ne angli per shume arsye ,si fizike dhe teknike etje.I uroje suksese Arsen Venger
Per Ozilin ke te drejte (persa i perket kondicionit fizik) por te kesh pretendime per fizikun e Gjermaneve do te thote se e shikoke futbollin me BITHE. Sa per dijeni qe nga humbja 4:2 ne 1966, Gjermanet kane 14 fitore dhe Anglezet 7. Dhe 7 nga keto fitore i ka ne Wembley Stadium London. Fal me shnet Fizit. (se di a e di kete shprehje te viteve 70-80)
Adrian
Shikoj pak me mire ato 7 ndeshjet ne Wembley.
Po pse e quake deshtim blerjen e Ozilit ,Arsenali para blerjes se tij mezi u kualifikua per ne canpions,tani prentendon titullin.Po ca kujtoni ju se Venger eshte i marre qe beri gjithe ate investim.