Juventus është i bindur do të arrijë ta mbajë në skuadër mesfushorin Pol Pogba.
Gazzetta dello Sport shkruan se Juve do t’i fillojë negociatat me agjentin e Pogba, Mino Raiola, për një marrëveshje të re deri në vitin 2018, nga e cila mesfushori francez do përfitojë 4.5 milion euro në vit.
PSG është duke ndjekur zhvillimin e situatës dhe po bën gati një ofertë në vlerën e 70 milionë eurove për Juven dhe një ofertë shumë më të favorshme për Pogban.
Por, menaxheri i përgjithshëm i Juves, Bepe Marota, është i bindur se klubi do të mund ta lidhë lojtarin me kontratë afatgjate dhe të largojë interesimin e PSG.
Në negociata pritet të përfshihet edhe vetë presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli.