Shkëlqim, frikë dhe dështim/ Flamuri shqiptar parakalon në Sochi të Rusisë (FOTO)

7 Shkurt 2014, 20:01Sport TEMA
Shkëlqim, frikë dhe dështim/ Flamuri shqiptar parakalon në

Kanë nisur zyrtarisht Lojërat Olimpike më të shtrenjtat në histori. Nisur nga kostoja, pritshmëritë janë shumë të larta.

Pavarësisht kritikave të gazetarëve, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Sochi të Rusisë ishte spektakolare.

Megjithatë një defekt e la të zemëruar presidentin rus, Vladimir Putin, që është kujdesur për gjithçka.

Një nga pesë rrathët olimpikë nuk u ndez.

Nisja e këtyre lojërave u shoqërua nga debati në lidhje me të drejtat e homoseksualëve në Rusi.

Duket se kjo ka qenë një nga arsyet se përse u vendos që në këtë ceremoni të këndonte edhe grupi i famshëm tATu.

Përveç faktit se janë grupi rus më i njohur në botë, dy anëtaret e këtij grupi janë përfolur se janë lesbike.

Disa media raportojnë se në ceremoni ishte edhe e dashura gjimnaste e Putin.

Frika se Sochi mund të jetë objektiv i terroristëve u shtua ndjeshëm në Rusi kohët e fundit pas disa sulmeve terroriste.

Megjithatë një incident ndodhi në kohën kur po hapeshin Lojërat Olimpike.

Një avion i një linje turke, që po vinte nga Ukraina, u tentua të merrej peng nga një person, që kërcënonte se do e hidhte në erë avionin e linjës Pegasus, në rast se nuk e çonin në Sochi. Raportohet se personi në fjalë ka qenë i pirë.

Shqipëria do përfaqësohet në këtë eveniment sportiv nga dy skiatorë.

Erjon Tola dhe Suela Mëhilli do të garojnë në disiplinat e slalomit dhe slalomit gjigant. Erjon Tola do të zbresë në pistë më 19 shkurt dhe më 22 shkurt, kurse Mëhilli do të paraqitet më 18 shkurt dhe më 21 shkurt.

18 komente në “Shkëlqim, frikë dhe dështim/ Flamuri shqiptar parakalon në Sochi të Rusisë (FOTO)”

  1. MATEO says:

    gallate kjo me viktoria nuland; FUCK EUROPE – VIDEO
    http://dielli.al/lajme.php?id=38651&k=71

    1. raimondi Vlonjati says:

      Po sa bukur duket flamuri jone ..

  2. Mgjths nuk i simatizoj ruset, ceremonia e hapjes ishte spektakolare! Ata qe e kritikojne jane xheloze.

  3. po saliu do vej atje e kan ftuar apo vetem ne serbi e ftojn

    1. ****** says:

      O ti mik,

      Berishen do ta dergojme si sportist dhe konkurent dinjitoz ne Olimpikun e Veres, ne disiplinen e notit stili flutur.

      Edhe tani qe po mendohem… ky Berisha njeri i kontraditave.

      Tradicionalisht ky duhet te ishte pjesmarres ne Olimpikun e Dimirt pasi natyra ku eshte rritur e favorizon per keto lloj sportesh, psh: skiator-zbrites mali pa frena;
      alipnist ngjitje mali pa duar;
      qitje me llastiqe;

      Se ca ka dash me notin Berisha 1 zot e di. E ben per inat te Fatos Nanos me duket se rrezik ai nuk di not.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne duhet te shikojme problemet tona,me sportin !
    Perfaqsimet tona jane skandaloze,si rezultat i mos funksionimit te sporteve dimerore,ne zonat malore,jemi ne gjendje te mjerushme.
    Ne oponencen e pare ne f.b. e Komitetit Olipik Kombetar Shqiptar,flitet se Gacon nuk e ka derguar federata!!!
    Z.Bello nuk i shkoj mendja te merrte sportist nga Kosova?!
    Nje perfaqsim per turp,dy pjesmarres!

    1. Pse jo? says:

      Sportiste nga Kosova? Per ke gare? Ate te ngrenies se specave?!

  5. LORA says:

    Uroj me shpirt qe Erjon Tola te na krenoje me rezultatin e tij.Forca Erjon!
    Edhe pse i rritur dhe stervitur me shpenzimet e tij ne Cervinjo,Itali,ai e ka perfaqesuar Shqiperine per te treten rradhe ne Lojrat Olimpike Dimerore.

  6. Bazarhesap says:

    Me keto para qe harxhon qeveria mund te regullonte pak Spitalin Kryesor ne Tirane qe eshte kthyer ne stall lopesh per popullin idiot qe don 3G dhe HD!!!

  7. afgani says:

    Ne Sochi do te dergojm Eddd Ramen,mjaft e kishte Saliu vallen!!!!!!!!!!!!!

  8. arsen says:

    O Tema!
    Po me renditjen e hapjes perse nuk mereni?
    AU eshte Australia qe u rendit pas te perhereshmeve greke….Pasat AZ Azerbaxhani…Mosvalle Putini nuk di alfabetin?? AL eshte shume perpara AZ-se
    Me keto meruni ju! Jo me friken apo me milionat qe jane hedhur!
    Komiteti Olimpik dhe Rusia na kane OFENDUAR!
    Te pakten Komiteti yne Olimpik duhet te dale me nje DEKLARATE PROTSTE.

  9. Non gratta says:

    Spektakolare!!! Kiju inatin, po folu hakun. Rusia është shtet i fuqishëm, i zhvilluar, me ekonomi stabël e pa borxhe dhe shumë i pasur…

  10. Non gratta says:

    Për @arsen-in: Për dy sportistë që kemi neve, s’ka nevojë për rradhë, mund të futen dhe në “xhepat” e të tjerëve…Ha,ha,ha, kot mërzitesh i dashur Arsen.

    1. arsen says:

      Une merzitem edhe per ty a derdimen!
      Fola per flamurin dhe Shqiperine. Sportisteve tane ju uroj sukses.
      Po te shkel e gjith bota me kembe dhe ti prape ferkon barkun…
      Zaten Shqiperine.. shqipetaret e shiten.
      Sipas teje gjith ata shtete kot kane shku atje… Medaljet do i fitoj Rusia me Ameriken qei kane ne xhep qe te gjithe—-
      Hallall palko! VK

  11. Gezimi says:

    Perjashto bukurine dhe perkatesine e vecante te flamurit tone kombetar, asgje nuk te ben pershtypje ne keto evenimente sportive. Ashtu sic kane shkuar, do te kthehen, pa marre asnje medalje. Jemi mesuar me keto pune, por u befshin mire ato para qe harxhojne atje, per tjeter gje….mirupafshim!

  12. tanino says:

    nuk e kuptoj se perse insistohet kaq shume per homosexualet nga gazetaret tane ne te gjitha shkrimet e tyre.mos valle i kemi pederasta? apo padronet e tyre jane masone dhe si te tille duhet te zbatojne axhenden e tyre?

  13. futja kot says:

    eshte nje nga superfuqit

  14. Jb says:

    Sala te shkoj dhe te na perfaqsoj
    Pse jo eshte shpikur nje sport i ri
    Quhet note ne akull mqs.. Sales i jepet per thyerje rekordesh ne not
    Sic beri dhe ne lojrat e pekinit me murin kinez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje