Rumenige: UEFA të hetojë PSG

5 Shkurt 2014, 16:27Sport TEMA

Shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, Karl-Heinz Rumenige, i kërkoi publikisht UEFA-s që të veprojë kundër Paris Saint-Germain, nëse francezët shkelin rregullat e Fair Play-t financiar, të cilat marrin fuqi të plotë që nga 1 korriku i ardhshëm. Shefi i Bajernit shprehu shqetësimin e tij mbi shpenzimet e PSG, duke i bërë thirrje presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, që të ndëshkojë kampionët e Ligue 1, nëse ata në të vërtetë dështojnë në respektimin e rregullores, raporton “Sport News”.

“Është vështirë të imagjinosh që Paris Saint-Germain po bashkëpunon me Fair Play-n financiar. Të gjithë e dimë për lumin e parave që po ju vjen nga Katari. Përafërsisht 200 milionë euro në sezon. Shpresoj që Mishel Platini ta marrë seriozisht këtë çështje. Klubet që shkelin rregullat e Fair Play-t financiar duhet të paguajnë çmimin. Ky është një moment i rëndësishëm për UEFA-n. Klubet kanë patur tre vjet kohë që të përshtaten me kriteret e Fair Play-t dhe UEFA tani nuk duhet të pranojë që rregullat të thyhen”, tha Rumenige.

Ai tentoi t’i japë një mbështetje publike Platini, nëse merr masa ndëshkuese ndaj PSG, duke paralajmëruar opinionin mbi rrezikun që ofrojnë për futbollin europian manjatët që shpenzojnë shuma marramendëse për klubet e tyre duke prishur balancat mes të ardhurave dhe humbjeve:

“Njerëzit mund të mos ndajnë të njëjtin mendim me mua dhe me Platini, por nuk duhet që të lejohet që disa djem të pasur nga Arabia Saudite apo Rusia të vendosin fatin e Champions League. Në këtë pikë Platini është në të njëjtën mendje me mua. Klubet e Bundesligës respektojnë rregullat e Fair Play-t financiar, por kjo nuk ndodh në gjithë Europën. UEFA duhet të forcojë rregullat, klubet e mëdha gjermane do të vuajnë për të mbajtur lojtarët e tyre nëse klubet e tjerë shpenzojnë pa kriter, pasi nuk respektojnë rregullat e reja financiare”.

7 komente në “Rumenige: UEFA të hetojë PSG”

  1. Tan_Tironci says:

    Gjermon Spiun, pthu… fare e keqe, jeni dhe ne vend te pare, para nesh, se keni ju fajin, e ka Sal Halja, qe sju parakaloi kur e kishte ne dore, po ju la te jeni te paret.
    E kur RRu-me-nige flet per Fair Play, slone gure pa lujt pa i marr lojtaret me te mire Dortmundit, deri me 1 korrik ka kohe, qe tju blejne edhe gjithe Bajernin me lojtare, e me stadium, e me public, minus Ty, Hennes dhe Beckes. Ohh, Becke se ul veten poshte me bo te tilla deklarata.

    1. Futboll11 says:

      Komentar i nje injoranti nga “tirona”. Me gabime ortografike dhe gramatikore. Eja kryeqytet eja!

      1. Tan_Tironci says:

        Shko re pirdhu, mso me fol gjuhen tironce masanejt ec e me korrigjo e kritiko.
        Ti, shpellar, ke 23 vjet qe nuk di me fol gjuhen e baces tat, Sal Kar Berishes, e po me kallxo mu si me shkrujt. Fucking Bitch.

    2. iliri says:

      Edhe motrës Tano mos harro ti bosh të fala.

  2. berto says:

    o tironco:ku e kuptove qe eshte malok,dhe jo macalor?.

    1. Tan_Tironci says:

      I guessed ?

  3. marinilonder says:

    Tano te fala plakes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje