Alban Meha: Kosova më ka ftuar, por…

5 Shkurt 2014, 14:43Sport TEMA

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Alban Meha ka pranuar se trajneri i Kosovës Albert Bunjaki i ka dërguar një ftesë për ta pasur në ekip gjatë ndeshjes së parë miqësore që do të zhvillojnë shumë shpejt. Kjo është hera e parë që një lojtar del hapur dhe pranon se drejtuesit e Kosovës dhe vetë trajneri e ka kontaktuar nga afër për ta grumbulluar.

Me pranimin e Kosovës në FIFA apo UEFA, sigurisht që duhet menduar më mirë sepse lojtari mund të largohet. “Pas pranimit të plotë të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, atëherë do të flasim përsëri se a mund të luaj për Kosovën. Unë jam nga Kosova dhe sigurisht që do të më pëlqente të luaja me ekipin e vendit tim. E theksoj edhe një herë që për momentin nuk jam i interesuar të luaj”, ka përfunduar futbollisti i kombëtares shqiptare. Alban Meha, aktualisht aktivizohet me ekipin e Paderbornit dhe është një prej lojtarëve më kryesorë të ekipit. Edhe me kombëtaren shqiptare ka qenë gjithmonë në vëmendjen e teknikut De Biazi sepse ai mund të luajë në shumë pozicione të ndryshme.

3 komente në “Alban Meha: Kosova më ka ftuar, por…”

  1. Bashkim says:

    Gabom e ke mor Meha se mu tash duhet me lu per Kosoven se kur te pranohemi me drejta te plota shume lojtar te rinj do dalin nga diaspora shqiptare e Kosoves e atehere kam frike se nuk do kete vend per ty dhe lojtaret si ti

  2. nardone says:

    po ky tranjieri i Kosoves per c’fare i therret me i prish pune Shqiperise, krijo nje ekip me elemente te rinj qe ti kesh gati kur te njiheni me te drejta te plota, juve akoma nuk ju njeh kush debila.

  3. qart says:

    te gjithe kosovart qe lozin me ndonje kombetere tjeter as njeri nuk do lozi me kosoven kjo eshte e qart se te gjith bejne si patriota por kur vjen pune per te perfituar e harrojn kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje