Pike “tradhton” Mesin: Kristiano Ronaldo e meritoi Topin e Artë

4 Shkurt 2014, 15:20Sport TEMA

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka thënë se Kristiano Ronaldo e meritoi Topin e Artë këtë vit.

Pavarësisht rivalitetit të ashpër mes Realit dhe Barcelonës, Pike ka thënë se ndihet i kënaqur që Ronaldo e fitoi këtë çmim. Kjo, edhe për faktin se ata kanë qenë shokë skuadre tek Mançester Junaited.

“Të gjithë u befasuan, sidomos ata që nuk e njohin, por jo unë. Për më shumë, jo vetëm se nuk u befasova, por mendoj se është gjë e shkëlqyer që Ronaldo fitoi Topin e Artë.

Ai vërtet e dëshironte këtë çmim. Ai mundohet për diçka të tillë dhe ia arriti. Prandaj më pëlqen.

Nuk kam folur me të së fundmi. E kam ndërruar numrin disa herë, ngjashëm ka bërë edhe ai besoj. Por, unë gjithmonë kam diçka të mirë për të thënë për të, sepse më pëlqen”, ka thënë Pike.

Një deklaratë që ndoshta nuk mund të jetë pritur mirë nga Lionel Mesi, që u rendit i dyti në garën për fitimin e Topit të Artë.

5 komente në “Pike “tradhton” Mesin: Kristiano Ronaldo e meritoi Topin e Artë”

  1. santiago says:

    pike ka thene nje te vertete asgje me shume

  2. berto says:

    HAJDE E DEGJO TOTILEN TANI!!’!DO E SHAJE ME LIBER SHTEPIE KET PIKENE!.AMAN O TOTILA:MOS E PREK TEK SHAKIRA SE S’BAN E SHKRETA!.

  3. hashimi says:

    Me tifozllek mundet ta shaj kush te doj po Pike ka dhen te verteten se pak e nga pak te gjith po thon te verteten se Ronaldos i takonte topi i art

  4. Franz Kafka says:

    ishte top meshire jo i art

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “”Berto “” ,Une jam person qe e njoh edhe MESHIREN sic edhe thote Franz Kafka .
    Besoj se e pe Ronalden me BILBAON sic do ta shohesh 2 here me ATLETICO MADRIDIN !
    A i falet Ronaldes aktrimi qe beri me Bilbaon apo edhe MESSIT ne se e ben nje gje te tille ,kur ata jane LIDER ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje