Valmir Berisha i lumtur në Romë: Refuzova Dortmundin

2 Shkurt 2014, 15:12Sport TEMA

Blerja më e re Romës, Valmir Berisha, zbuloi së fundmi se ka refuzuar oferta të rëndësishme të klubeve më të mëdha europiane, pasi dëshira e tij ishte të firmoste me verdhekuqtë. 17-vjecari i cili ka nënshkruar për dy sezone e gjysmë me klubin e kryeqytetit italian, tha se Borusia e Dortmundit i kishte hedhur kontratën mbi tryeze, por ai e  kishte refuzuar. Periudha e artë nisi për talentin me origjinë shqiptare pas Kupës së Botës për grupmoshën U-17, që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabae, kur Berisha u shpall golashënuesi më i mirë.

Ish-sulmuesi i Halmshtad kujtoi se menjëherë pas këtij turneu Sevilla i kishte bërë një ofertë konkrete, ndërsa për të ishte interesuar edhe Ajaksi i Amsterdamit.Skuadra të tjera nga Anglia, Italia dhe Gjermania, ndër të cilat Sunderland, Liverpul, Juventus dhe Milan nisën të interesoheshin për 17-vjecarin, por pasi i vlerësoi me kujdes të gjitha ofertat vendosi të firmoste për Romën. Por cila ishte arsyeja pse ibrahimovici i ri vendosi të zgjidhte Romën? Në një prononcim të fundit për mediat italiane ai zbuloi se I pëlqente klima dhe gjuha në kryeqytetin italian, por mbi të gjitha mënyra e si luhet futbolli në gadishullin Apenin, që u përshtatet shumë edhe cilësive të tij. Fillimisht Valmir Berisha do të aktivizohet me të rinjtë e Romës, pasi i duhet kohë të përshtatet në klubin verdhekuq, dhe me kalimin e kohës Rudi Garsia pritet ta inkuadrojë gradualisht në skuadrën e parë.

4 komente në “Valmir Berisha i lumtur në Romë: Refuzova Dortmundin”

  1. MERITONI says:

    nuke eshte shqiptare,por kosovare.

  2. Shqipo says:

    Po pra, shume i zgjuar djali, refuzoi Juventusin dhe Milanin e zgjodhi Romen qe fiton nje here ne 20 vjet.

  3. buli une says:

    Ky eshte nga Kosova saktesisht nga Qyteti Pejes

  4. kercovari says:

    A REFUZOHET BORUSSIA DORTMUND DHE JÜRGEN KLOPP, TRAJNIERI ME I MIRE NE BOTE ?? nje skuader e ngjashme me arsenalin me nje fillozofi qe formon lojtar te ri.. po nejse u harrovsh tek roma se mendje leht eshte shqipja, popull i kote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje