Në ndeshjen me Norvegjinë i dha lamtumirën futbollit. Por lamtumira zyrtare ishte vetëm për 6 muaj. Ervin Skela kthehet të luajë futboll, por këtë here në një skuadër modeste.
Ervin Skela, një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, ka vendosur t’i kthehet futbollit. Do të luajë në futbollin amator dhe më saktë në “Kreisoberliga Hanau” me ekipin Hanau 93. Mësohet se lojtari ka firmosurnjë kontratë me FC Hanau 93. 37-vjeçari është afruar në këtë ekip pas miqësisë që ka me Daniel Cimen, ndihmëstrajnerin e skuadrës. Sipas tij, lojtari ka një formë mbresëlënëse, por mbi të gjitha është edhe një djalë i jashtëzakonshëm.
“Si erdhi Ervini në skuadrën tonë? Morëm vesh që djali i tij do të fillonte shkollën në zonën tonë. E telefonuam dhe ishte i gatshëm për të luajtur me ne”, është shprehur drejtori teknik i skuadrës.
Fantazisti me i mire qe ka patur ndonjehere ekipi yne kombetar !
Fantazist me karroce me kushineta…Fantaziste leshi, po ca pret nga tifozi i 2000shit.
Mire me gjej ti mua nje tjeter si Skela qe nga koha e PAL MIRASHIT kur luhej me top me RRECKA !
Po ky gjithmon ka luajtur ne amaterizem,pse mos ka fituar ligen e kampioneve.