K.S. Tirona është një nga pak ekipet shqiptare të futbollit që e pësoi paq nga sistemi i kaluar. Megjithatë, klubi gjeti forca brenda vetes të mbijetonte dhe më shumë akoma të koleksiononte titujt më të shumë të kampionateve shqiptare. Anipse çdo gjë e bukur e ka një fund, pasi Tirana, sot, paradoksalisht, ka mbetur në fund të kampionatit dhe me shumë gjasa është drejt dështimit total, duke zbritur në kategoritë inferiore…po prej politikës
Nga Ben Andoni, Revista JAVA
Duhej të ishe i përçarturi më i madh të kumtoje vite të shkuara se Tirana do të ishte në fund të klasifikimit në kampionatin e futbollit. Kjo s’ndodhi edhe kur Tirana ishte në momentet e saj më të këqija, kur atakohej nga pushteti komunist. Por, ja që jeta shpesh është më e habitshme se ëndrra. Në kampionatin e sivjetshëm të sezonit 2013-2014, Tirana jo vetëm është në fund të klasifikimit kombëtar por edhe e zhytur në fund me një këmbë drejt rënies nga kategoria superiore…prej politikës së sotme. Paradoksi është se ekipi që i mbijetoi politikës së kaluar të represionit, nuk i shpëtoi dot politikës së kohës së demokracisë
Shkëlqim Muça, një nga lojtarët më të njohur të ekipit të viteve ’80, është i bindur: Kjo Tiranë është e mbaruar dhe më shumë akoma, një histori që i përket së shkuarës. Për Muçën dy janë arsyet e kësaj katastrofe: Problemi i menaxhimit dhe financimi i saj.” Që kur u kthye në Shoqëri Aksionere dhe e ndryshoi statusin juridik nuk u godit në shenjë. Nuk duhej të bëhej kthimi në shoqëri aksionere por duhej të privatizohej. Kështu, Tirona shkoi nga shteti në shtet. Bashkia, që është pronari kryesor s’jep para. Por, thjesht bën kontakte me sponsorizues. Me pak fjalë, është një produkt pa cilësi, që edhe pse ka sponsorizime në fakt s’janë mbështetje. Në fillim duhet të ngrihet struktura dhe të punohet si në Evropë”.
Kriza e rezultateve sportive të K.F.Tirana, tashmë s’është vetëm problem i ekipit dhe Bashkisë si pronare e saj, por e gjithë dashamirëve të saj, qytetarëve kryesisht autoktonë vendas. Pa asnjë mëdyshje, faji kryesor është tek një dhe vetëm një: Bashkia e Tiranës, që ka marrë përsipër të menaxhojë ekipin. Jo më kot, për disa herë me radhë, në ditët e fundit, tifozët e Tironës kanë dalë në protesta të hapura kundër kryebashkiakut Basha, që pak javë më parë premtoi jo vetëm fundin e këtij problemi, por nga ana tjetër edhe ringjitjen e Tironës, që ai e përdori si kapital politik. Kuptohet tashmë pezmi ndaj sorrollatjes të Bashkisë, pronë e së cilës është Shoqëria Aksionare K.F.Tirana. Indriti Fortuzi, një nga lojtarët e fillim viteve ’90 dhe i angazhuar me ekipin shprehet për JAVA se: “Fillesat e këtij problemi i takojnë disa viteve më parë se sot. Borxhet e krijuara prej disa vitesh, sot janë bërë të papërballueshme për Klubin dhe me gjithë financat që ka dhënë Bashkia apo Donatorët borxhi i akumuluar është shumë i madh. Administrimi mjaft i dobët nga ana financiare i Klubit përpara dhe pas krijimit të SH.A. mendoj se është shkaktari kryesor i gjendjes ku ekipi ndodhet sot. Kjo gjendje financiare e rënduar solli edhe problemin e dytë, i cili është mungesa e Merkatos. Këto dy faktorë mendoj që janë më të rëndësishmit në mes të shumë problemeve që ka Tirana”, ka thënë ai.
Bashkia e Tiranës
Ekipi i “Tironës” që nga 12 tetori i vitit 2011, me vendim të Këshillit Bashkiak është shndërruar në Shoqëri Aksionere nën pronësinë e plotë të Bashkisë, e cila zotëron 100% të aksioneve të saj. Asetet aktuale të klubit të futbollit të Tiranës vlerësohen në total me 5 miliardë Lekë, ku përfshihen fusha “Skënder Halili” dhe stadiumi “Selman Stermasi”. Problemet dhe kriza financiare prej muajsh e kanë telekosur Tironën, që ndërkohë ka një administratë të fryrë që për hir të së vërtetës nuk ka pasur problemet e lojtarëve. Ndërkohë që lojtarët nuk paguhen dhe para disa kohësh disa prej tyre iu drejtuan madje edhe Gjykatës Sportive, administrata i merrte rrogat në rregull. Kjo bëri që pas shumë kohësh, një pjesë e lojtarëve t’i iknin Tironës. Problemi i Tironës ka nxjerrë probleme edhe te simotrat e saj në kampionat që drejtohen nga Bashkitë respektive të qyteteve të mëdha, të tilla si Shkodra e Vlora. Por, mbi të gjitha problemi qëndron edhe te Federata, që në fillim të kampionatit kombëtar, toleron bilancet ekonomike, që prezantojnë ekipet shqiptare.
Me çfarë kuptohet, në fatin e këtij klubi, përgjegjësia e plotë e dështimit të deritanishëm është mënyra e zgjedhur për menaxhimin e tij. “Klubi është bërë strehë për dembelët. Ky status i tanishëm nuk preket, pasi s’do politika. Duhet me ligj që të falimentojë dhe duhet nxjerrë në shitje një pjesë e paketës. Arsyetimi pse nuk e kanë bërë deri më tani ka qenë se: Tirona është aset me vlerë të madhe. Por, për mendimin tim Tirona po mbahet peng”, thotë Shkëlqim Muça. Logjika flet ndryshe: nëse Tirona do të kishte këtë vlerë kaq të madhe sa pretendohet atëherë s’do të kishte këto borxhe, në një ekonomi të mirëfilli tregu. Por, Basha, dhe me sa duket njerëz që nuk e ndjejnë fare Tironën, nuk kanë llogaritur se nëse ekipi do të bjerë nga kategoria, atëherë pesha mbi bashkinë që do të kërkojë mandatin e radhës, do të jetë e madhe. Dhe, zgjedhjet lokale të vitit 2015 s’janë asfare larg.
“Futbolli duhet të menaxhohet mbi bazë të buxhetit që realisht ka në arkën e Klubit. Ky është ndryshimi i parë dhe kryesor. Nuk mund të paguhen lojtarë apo trajnerë duke shpresuar në donacione të pasigurta apo në dëshirat e Administratorëve pa një buxhet të garantuar në çdo fillim sezoni. Të gjithë sponsorat apo Donatorët duhet të fusin në arkën e klubit shumën e planifikuar dhe vetëm në bazë të këtij buxheti mund të bëhen kontrata duke pasur të garantuar anën financiare dhe duke mënjanuar riskun e futjes në borxhe të Klubeve”,shprehet Fortuzi.
Protestat për Tironën
“Tirona” ka të koleksionuar në historinë e vet jo vetëm faktin se nuk ka dalë kurrë nga Kategoria Superiore, por ka në pronësi 24 tituj kampion. Vendi më ‘katastrofal’ që ka arritur në kampionat ka qenë deri më tani vendi i gjashtë. Kurse tani është absolutisht në fund. Ndaj, e kupton realisht pezmin e tifozëve që në protestat e tyre kanë shpalosur slogane të tilla si: “Basha, ti shkatërrove ekipin e futbollit”, “Basha mbaji premtimet e bëra”, “Basha të zgjidhë krizën e ekipit të futbollit”, “Këtu vetëm për Tiranën, nuk e meritojmë vendin e fundit”, në shumë prej parullave që tifozët kanë hedhur gjatë protestës së tyre. Dhe, në më të shumën e herës, asnjë zyrtar i Bashkisë së Tiranës, nuk ka dalë t’i takojë tifozët. Fjala e këtyre të fundit ka marrë shkak nga ajo që Basha kish thënë kohë më parë: “Sfida të vështira kemi boll përpara dhe një prej tyre është të rikthejmë bardheblutë e Tiranës në kampionë të Shqipërisë siç e meritojnë. Kjo është një sfidë e vështirë, por ju jap fjalën se kryetari i bashkisë nuk i harron kurrë premtimet e tij dhe së bashku me donatorët e rinj e të vjetër, do të bëjmë gjithçka për të kthyer ekipin e Tiranës atje ku e meriton”, premtoi zoti Basha. Fjalë realisht politikani, që e kanë zhytur Tironën e madhe në batak, në atë ku s’ishte mësuar kurrë të qëndronte.
…
Edhe pak ditë na ndajnë derisa të fillojë kampionati kombëtar dhe ekipi që drejtohet nga Gugash Magani, një personalitet i futbollit shqiptar, që ka ndjekur dy trajnerë fatkeqë të Tiranës, respektivisht Alpin Gallon dhe Sokol Bulkun, pret të kalojë të pamundurën. Tashmë qëndrimi është ëndërr, po aq e bukur sa atëherë kur Tirana luftonte vetëm të ishte kampione e Shqipërisë.
Tirana,si ka qene ne kohen e xhaxhit,as ne ender nuk ka per ta pare.Shqiptaret do te vuajne gjithmone nga mosnjohja e nga mosmirenjohja.Skuadra e Tiranes ne kohen e xhaxhit ishte nje skuader e privilegjuar e kryeqytetit,nuk ishte e Spacit,sikurse qahen tani.Turp te keni,antishqiptare!
Shko mër pirdhu ti! Merr vesh ti! Hajvan!
Tirona skuader e privilegjuar ne kohen e dulles!!! Qeke i koker katnari ti qe se paske shokun! Partizoni ishte ekipi i ushtrise, Dinamo i policise e te dy ishin te perbere nga nje pjese e madhe lojtaresh mercenare. Kurse Tirona qe ti thua se na ishte e privilegjuar ishte ekipi i klases puntore, ishte ekipi kundra sistemit. Tirona kishte tifoza tironsat apo banoret e kryeqytetit, ndryshe nga Dinamo e Partizoni qe kishin tifoze ne gjithe Shqiperine pasi perbeheshin nga mercenare.
Cfare pret Tirona nga bashkia dhe kryetari i saj Basha, kur dihet se nga punonjesit e bashkise, as 10 % nuk jane tironsa. Shpresojne tironsit qe problemet e tyne ti zgjidhin tropojanet, kuksianet, mirditoret, dibranet, lacjanet etj. qe jane punesuar ne bashki. Mos ta ndij kush, he burr…..
Na mbyten kta tironsat!
http://goo.gl/xUsTgS
E ke gabim o gazetar. Ne sistemin e kaluar klub Tirona ishte skuadra me e privilegjuar dhe qe trajtohej ne menyre dinjitoze. Edhe ne kohen kur kryetar bashkie ishte Edi Rama po ashtu edhe pse e shanin sepse ishin gjoja Saliiste.Dhe tani le te rrine me Bashen qe i mashtroi ne menyren me te poshter dhe i ka lene jetima.
E B do jesh kokra malokut zotrote duhet te lash gojen. Mire tha ajo BAXHELLA E PD QE JU QE ZBRITET NGA BJESHKET E NAMUNA duhet te hyni me VIZE ne TIRON.
tirona e pesoi nga sistemi I kaluar or idjot I lindur-ben andoni??–je nje karr pa sy-dhe kete shkrim e ke te parapaguar per ta bere-.-..ptu pederast-kurve-karr me xhunga e bythqirre zogu-…24- tituj me siguri jane denim me vdekje per ekipin tend tirona nga sistemi i kaluar se donje 60-te tille te ishe ne rregull o bythqirre kurvash-…shko qiu ne bythe tani-bashke me ata qe te paguan per te bere kete shkrim pederi-…
ik ore plehere me kete fjalor se as deri tek maja e atij qe thuan nuk i vjen ben andonit ti. Sa di … i ben andonit ne 2 te nates di nje vemje si puna jote. Plere toksike. Nese mund te kishte nje aresye se pse duheshin marre ato armet kimike ishte qe te zhdukej fara jote e mbrapshte.
nuk ka tironsa ne tirane!-kane ik jashte ,kane ngel vetem te ardhurit.he se harrova edhe sala tirons eshte.
Edhe merhumi Enver kryetaret e bashkive I zgjedhte cuna venalinj.Saliu I boni gjith verioret pjese e bashkise se tirones, se Kamzes po e po.
per partizanin kur ra posht u merakos njeri..lengonte ne fund dhe njeriu nuk i hynte ne xhep…kurse per kta servilat e cdo pushteti qe i jan lepir gjithmon politikes duhet te behet dicka….’tirana heroike me partine demokratike’
po si ti rruhet njeriu per brigadat e petrit dumes. Ekip i ngjiz nga sistemi komunist. Nuk ka ekipe te tilla ne asnje vend te botes. Ju rrofte ylli me 5 cepa
e
vazhdoni,keni me per te thene per te ne mbushur mendjen qe lavdine e dikurshme dinjitetin e dikurshem t.ne e njeollosni me prostitucionin e sotem vecanerisht moral te shoqerise sone.po a mund te krahasohet tirana e dikurshme gjasme e persekutuar sipas shkrimit me ate te sotmen.me sa mund te krahasohet dita me neten..
Po edhe klubin DINAMO dhe PARTIZONI politika e PDse e prishi,por ne at koh ju tifozave te TIRONES ju erdhi mir dhe ferkut barkun, menduat se vetem ju do ti rrezistonit futbollit ne kryeqytet, se me ju ishte luli e klodjana shala,por i gjo nuk arritet me kuptu, se plerat dhe kellirat e vendit, nuk kan preferenca por vetem uri me vjedh dhe xhvat,tani dhe ju u ulet me kom ne tok dhe u bashkut ne nje linj me ne tifozat e PARTIZONIT dhe DINAMOS.
Ku i ka pa autori kto parrullat? Apo hajt tja fusim se kshtu na leverdis!
Te nderuar tifoze te futbollit Tironas dhe me shume.
Kriza e futbollit shqiptar ka filluar qe pas renies se sitemit te meparshem dhe po vozhdon duke lenguar ne pafundesi deri me sot.
Mendoj se politika eshte armiku kryesor i saj.Ajo si futbollin dhe te gjitha sportet e tjera i degradoi duke i cuar ne amatorizem te skajshem.
Edhe sporti si te gjitha fushat e shoqerise sone zvarritet ne krizen e tejzgjatur te tranzicionit te ferrit te kuq.
Keshtu si po e peson Tirana sot e kane pesuar te gjitha legjendat e meparshme te Futbollit apo sporteve te tjera.
Tirona si futboll klub,duhet te kthehet tek fillesa e saj.Ajo u krijua si nje shoqate futbollistike nga deshirat dhe pasioni i te rinjve tironas.
Cdo gje e bukur krijohet dhe mbijeton ne sport me pasion,pune,dashuri.
Cfare i duhet Tiranes si Futboll Klub qe te kete ne pronesi nje stadium si ai “Dinamo” dje dhe S.Stermasi sot, komplet te amortizuar dhe jashte standarteve te UEFA-s,kur kjo shoqeri nuk ka fonde per te paguar lojtaret,te cilet jane dhe aseti kryesor i kesaj Shoqerie Aksionere.
Me sa kuptohet dhe nga theniet e ish futbollisteve qe citohen ne artikullin e mesiperm Shoqeria Aksionere qenka e falimentuar.Pse nuk zbatohet ligji i shoqerive tregetare dhe te kaloje ne faliment.Pse nuk e bejne kete veprim kreditoret, ata qe pretendojne se i detyrohet kjo shoqeri.
Cfare kuptimi paska qe kjo shoqeri paguan Administraten dhe nuk paguan kontratat e lojtareve.Si mund te firmosen nga Administratoret kontrata kur nuk ka fonde per ti mbuluar ato.
Cfare ben Federate pastaj,kur licenson Klubet dhe lojtaret a nuk depozitohen ne fillim te sezonit te ri futbollistik bilancet dhe kontratat.Nuk leshohen garanci bankare nga bashkite apo pronaret e klubeve te cilat duhet te mbulojne detyrimet ndaj lojtareve per kontaratat e firmosura.
Pse tallen te gjithe me ndjenjat e tifozve te Tirones kete rradhe dhe te gjithe tifozerive per rastet e tyre.
Tirana si Futboll Klub duhet urgjentisht te kthehet ne shoqate sportive,pasi si forme shoqerie aksionere deshtoi.
Formen e shoqates sportive e kane shume klube ne Europe dhe dy me te spikaturat jane Barcelona dhe Reali i Madridit.
Shoqata sportive vete ne konceptin e saj juridik perfaqson interesa publike dhe ne rastin tone asaj mund ti bashkangjiten te gjithe grupet e interesit si antare te saj,Tifozeria e zjarrte e saj”Fanatics” ish lojtaret e Tirones nder vite ,Donatoret,keshilli bashkiak,bashkia qytetare te Tiranes etj..etj..dhe duke respektuar pastaj ligjin e shoqatave Kjo Asamble e pergjithshme e kesaj shoqate te re,do te zgjedhi me shume deshire dhe profesionalizem njerezit me profesioniste dhe punetore per ta drejtuar ate si, Sekretarin,Kryetarin,keshillin e administrimit dhe kontrollit dhe te gjitha komisionet drejtuese apo kontrolluese per mbarvajtjen e Klubit.
Nga pikpamja pasurore shoqata e krijuar do te kete interes publik te vecante,pasurite e saj do te jene si pasuri te regjistruara shoqates sportive dhe minimalisht do ti kalojne si asete te saj Fushat e Stervitjes dhe maksimalisht edhe stadiumin “S.Stermasi”.
Te gjithe antaret e kesaj shoqate do te jene dhe kontribuesit financiar per mbarvajtjen e saj,kjo per te eleminuar llafet e teperta dhe mashtruesit pa para.Te ndihen te gjithe qe e duan Tironen si Futboll Klub duke kontribuar me kuatat e tyre si antare te saj.
Me pas eshte detyre e Kryetarit(Presidentit) dhe keshillit drejtues te zgjedhe format se si do te shendoshen financat e kesaj shoqate, me Donacione,Sponsorizime,Kuatat, reklama, te drejta televizive apo blerjet e aboneve vjetore nga zgjerimi i grupimit “Fanatics” te cilet do kene pa tjeter nje perfaqsues apo dy ne keshillin drejtues te shoqates duke qene sa me prane administrimit te saj si nje grupim interesi i domozdoshem.
Kjo forme administrimi do ti eleminoje ne pjesen me te madhe problemet si me financat e dobta apo shperdorimin me fondet dhe reduktim ne maksimum te administrates partiake te emeruar nga Bashkia deri me sot.Ish futbollistet e saj do te kene disa antare ne keshillin drejtues dhe patjeter edhe Kryetarin e komisionit te Seleksionimit, vezhgimit dhe blerjes se lojtareve qe do ti afrohen ekipit duke blere kartonat e tyre.Njekohesisht ky komision do te Vleresoje kartonat e cdo futbollisti ne fillim te cdo sezoni futbollistik,dmth sa eshte vlera e reale e cdo futbollisti kjo per ti dhene drejtimit mundesite e nje merkatoje reale dhe te ndershme per klubin.Duke eleminuar abuzimin dhe deshtimet ne blerjet e lojtareve.
Bashkia dhe kryetari i saj apo pretendentet per kryetar nqs do te deshirojne simpatine elektorale te kesaj shoqata publike duhet te kontribojne me fonde si Donatore apo sponsorizues te saj.
Tirona mbijeton vetem nga zemrat e atyre qe e ndjejne dhe e duan.FANATICS GROUP.
pse ankoheni ju te tiranes per kohen e kaluar ? ju ne ate kohe ishit nje soj si skuadrat e tjera. si vllaznia ,flamurtari ,besa etj ,etj qe vareshit nga komiteti ekzekutiv , qe sot bashkia, si dhe kishit nje pjese te tiranes per te nxjer elemet te rinje. dhe mos harroni se dolet kampion ne kohen qe u kthyen nga partizani mbas sherbimit ushtarak plot 5 futbollist te pregatitur ne menyre te shklqyer si edhe nga dynamo I ndjeri skender halili qe nga ai vit I large 1964-65 e deri me sot nuk ju ka penguar kush per te krijuar skuader te mire. po ekonomia e tregut keshtu e ka po spate lek do humbesh.
E keqja në këtë vend është se historikisht bërtet hajduti : ”Kapni hajdutin” ! Dihet shumë mirë kush ishin dy ekipet e shtet- partisë, që fitonin nga 3-4 kampionate secila dhe këmbenin vendet me njëra tjetrën . Jeni injorantë ?
Mos e përdorni injorancën tuaj si argument, por shfletoni, lexoni dhe informohuni. Iu mjafton vetëm tabela e kampionateve për të parë se kush fitonte zakonisht në komunizëm, dhe për të prishur syrin e keq, futej për midis herë Tirana, e herë Vllaznia (më pak).
Sërish injorantë ? Iu ftoj të lexoni sërish. Kërko dhjetëra lojtarët e marrë me dhunë nga veglat e partisë-shtet për të fuqizuar Partizanin dhe Dinamon. Jemi në demokraci tani, kanë dalë lakrat në shesh me kohë, dhe pse disa mund të bëjnë sikur nuk shohin. Kërkoni dhe gjeni lojtarët e dërguar me dhunë, presione, kërcënime, ndëshkime dhe deri tek prishje të karrierës (psh Skënder Halili) vetëm që të shkonin tek dy klubet e partisë shtet.
Dëgjoni intervistën që i ndjeri Panajot Pano jep për TeleSport ku pranon se si u mor nga formacioni i parë i 17 Nëndorit (Kf Tiranës) dhe u dërgua të luajë me Partizanin .
Pastaj më vjen të vjell kur dëgjoj dhe lexoj disa që thonin se ai lojtarët shkonin gjithë dëshirë tek dy klubet e partisë…!
Dëshmitarët janë akoma gjallë, flasin vetë faktet.
Mos e përdorni injorancën për argument. Dhe as mos spekuloni me faktet duke i shtrembëruar qëllimisht. Nuk është kjo Shqipëria e atyre që kërkuan në fillim 90′, po disa vazhdojnë qëllimisht shpifjet që bënin etërit e tyre dhe e kanë kthyer në mënyrë jetese.
Argumentojnë duke u nisur nga shpifjet e tyre dhe i bëjnë kapicë. Kujtojnë se të tjerët hanë bar !