Liverpuli këmbëngul për të marrë Xherdan Shaqirin

27 Janar 2014, 15:00Sport TEMA

Mesfushori me origjinë shqiptare i Bajernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri, duket se është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Liverpulit.

Mediat britanike bëjnë me dije se “Redsat” kanë gati ofertën për Bajernin e Mynihut, në mënyrë që të bindin klubin bavarez për të lënë të lirë mesfushorin shtatshkurtër.

Liverpuli është përqendruar totalisht tek Shaqiri, duke parë se objektivi tjetër, Muhamed Salah, nënshkroi për Çelsin.

Shaqiri ishte kërkuar me ngulm edhe në verë nga Liverpuli, por Bajerni kishte refuzuar ta shiste atë.

Mendohet se Liverpuli është gati të paguajë më shumë se 20 milion euro për të bërë të vetin Shaqirin.

Megjithatë, Bajerni deri më tani nuk ka dhënë shenja se mund ta shesë Shaqirin.

1 komente në “Liverpuli këmbëngul për të marrë Xherdan Shaqirin”

  1. Lupeni says:

    Merreni xhuxhin se eshte fiks per ekipin tuaj qe ska pare drite per 20 vjet e kerkoni nga UEFA te ktheje Intertoton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje