Spanja nuk e ka njohur ende Kosovën, por Zherard Pike, mbrojtës i përfaqësueses së “La Roja” duket se nuk e ka problem aspak të përshëndesë shtetin më të ri në Europë. Futbollisti katalanas e ka bërë diçka të tillë në faqen e tij në Facebook, pas një mesazhi që ka marrë nga një fanse e tij kosovare, raporton “Sport News”. Tifozja kishte komentuar poshtë një video të lojtarit ku shkruante: “Geri, je mbrojtësi më i mirë në botë bashkë me Pyjol. Jam krenare për ty dhe për tërë Barcelonën. Përshëndetje nga Kosova. Të lutem me kthe një përgjigje”.
Dhe, mbrojtësi i blaugranave nuk nguroi të kthente një përgjigje, duke shkruajtur “Përshendetje Malsore Idrizi dhe përshëndetje Kosovë”. Një komentim ky i Pike që padyshim ka kënaqur tifozen e tij, por dhe të gjithë tifozët kosovarë të Barcelonës.
Keta te Barcelones te bejne ti adhurosh me zorr.
Po keta te Barces nuk jane spanjolle jane Baske ….
Kosova duhet te kerkoje te beje nje ndeshje me Barcelonen dhe ata do pranojne menjehere,
se edhe ata inspirojne te fitojne pavarsine nga Spanja …
Do jete ndeshje e shkelqyer po te lozin kunder Barces-
-Se ata jane te gjithe yje, por edhe ketej nga Komebtarja e Kosoves, po te mblidhen ,Januzaj,Shaqiri, Xhaka , Berhami , Valdet Rama , Basha, Mehmeti etj ..do jene te gjithe lojtar super klas –
-Gjithe Europa do flasi per Kosoven
me te vertet do ishte nje ndeshje spektakolare.
Ne fakt, nuk jane Baske, por Catalane. (Katalane)
pune e madhe se nuk e njeh spanja katalonya eshte drejte pavasise pastaj e ndjekin basket shume shpejt nga spanja do kemi dy njohje nenkuptohet me njohje te ndersjellta ndihmojme njeri-tjetrin…
Rrofte Katalonja e Pavarur. Rrofte e drejta e popujve per vetvendosje.
Rrooooftè…..!
BRAVO ZHerard PIKE. Ke nje sjellje per tu admiruar ashtu si dhe gjithe skuadra e Barcelones.
Bravo Geri,,tani me ke tifoz dhe mua