Ergys Kaçe rifiton tifozët dhe PAOK-un

23 Janar 2014, 14:35Sport TEMA

Një ndeshje për të rifituar zemrat e tifozëve të PAOK-ut. Kaq i mjaftoi Ergys Kaçes, i cili zhvilloi një 90 minutësh spektakolar në takimin e Kupës së Greqisë kundër Iraklis të fituar 5-1 nga skuadra e mesfushorit shqiptar. 20-vjeçari u rikthye në fushën e lojës si titullar pas rreth 3 muajve për shkak të polemikave që shkaktoi ajo foto me bluzën ku ishte stampuar logoja e UÇK-së, por tashmë gjithçka duket e kaluar, raporton “Sport News”, pasi djaloshi nga Korça zhvilloi një ndeshje model, duke bindur trajnerin Hub Stivens se ai është një element kyç për skuadrën e PAOK-ut. Në një shkrim analitik të gazetarit Dimitris Xamaxoglu, Kaçe merr lëvdata për lojën e zhvilluar, madje ai cilësohet edhe si një blerje e re në merkaton e dimrit për skuadrën nga Selaniku:

“Një fëmijë i mësuar me vështirësitë e jetës tregoi se çfarë fuqie e brendshme e karakterizon. Ai e arriti objektivin e tij pas shumë muajve të vështirë. Ai arriti të bënte gjithçka në fushën e lojës, madje më shumë se Marten e Maduro, të cilët shënuan. Të gjithë mbetëm të shtangur nga dinamizmi, maturia dhe personaliteti që ai tregoi. Tashmë Kaçe u rikthye pasi kaloi me sukses pengesat brenda dhe jashte fushës së lojës. Ai arriti të fitonte sërish zemrat e tifozëve. Gjithsesi, ky ishte vetëm fillimi sepse Kaçe duhet të shprehet në vazhdimësi për të treguar se është rikthyer vërtet”.

Një koment që rikthen vëmendjen nga mesfushori kuqezi, i cili duket se po shikon dritë në fund të tunelit. Kryesia e klubit nga Selaniku ka vendosur ta falë për atë gjest që krijoi aq shumë debate të pakuptimta në vendin fqinjë. Gjithsesi, tashmë është momenti për të kthyer faqe sepse Ergys Kaçe është lojtari që aq shumë i nevojitet edhe trajnerit të kombëtares shqiptare, Xhiani De Biazi.

13 komente në “Ergys Kaçe rifiton tifozët dhe PAOK-un”

  1. tonin says:

    Pse do ta falin,c’fare beri ,o njerez?

    1. nik says:

      Cfare pyetje eshte kjo o tonin? Akoma nuk i ke njohur greqiret ti?

  2. Dardajani says:

    Fuck Greece ….

  3. kosovari X says:

    T’isha nè vend tè Kaçes nuk do tè mè bènte pèrshtypje kjo gjè. Pse pak klube ka qè mund tè luaj ky talent…!!!

    1. emigranti says:

      Ja qe ketij TALENTI i ben pershtypje opinioni Grek, o Kosovar XL i trashe edhe pse ka oferta nga klubete tjera.

      1. Besi PR says:

        Ti qe qenke i ‘holle’ dhe quan ‘te trashe’ dikend, a mundesh qe ta spjegosh cka i ka bere UCK Greqise? A ka shkrep ndonje plumb ne Greqi? A ka thene nje gjysme fjale Greqise? Pse gjithe kjo urrejtje kunder dikujt qe nuk te ka bere gje?

  4. gerti says:

    Ky djale do jete ylli kombetares tone!!!ky djale eshte ylli kombetares tome.

  5. Apollon says:

    E mbani mend videon me uniformat e U.C.K qe gjuanin nga larg flamurin Greke dhe thoni ja keshtu do ju vrasim?
    Ate i treguan Kaces dhe tha qe nuk e dija dhe kerkoi falje.E dini pse e bejne kete?
    Sepse Shqipetaret qe kane ne shpirt urrejtjen 500 vjecare dhe per ke?Per Greqine qe as lufte ska bere me shtetin e krijuar nga Turqia dhe fuqite e medha quajtur Albanistan.
    Si mund ti thuash vella dikujt qe te ka pushtuar,kete e thote dhe “Historia Shqipetare”,te ka marre peng nga gjiri i nenes tende,te ka bere turk,te ka bere Pasha dhe te ka derguar dhe pa ditur ke shker…….dhyr motren tende,fshataren tende?
    Si mundet qe Iliret apo Epirotet qe kane mbi tremije vjet bashke,pa tela ndermjet tyre nje kulture,nje histori,kete e tregojne dhe emrat Ajios Saranda,Himaros,Ilisus,Apollonia,Epidamnos etj?
    Jeorgion Kastriotin Orthodoks e beret Gjergj!
    Po te mirrni ca dollare do te quani Xhorxh!

    1. titi says:

      ik or koluqith ose kolupidh na fliske dhe shqip te fala karaxhaferit.

  6. uragan says:

    …@Apollon. Na kitas ta halja su…

    1. Marko Zervas says:

      Ti simenai halja bre malaka

  7. specialist futbolli says:

    Kaqen e vogel dikush e mashtroi qe te bente kete veprim,per ti zene vendin ne ekip,dhe ai si i ri, pa e menduar gjate u mor me politike dhe e pagoi,por mesoi se futbolli dhe politika nuk shkojne me njera tjetren.Britania ka pushtuar me lufte ishujt Malvine ne Argjentine por asnje futbollist argjentinas nuk flet per kete ceshtje ,jo se nuk jane patriot por nuk ngatrojne sportin me politiken.

  8. askushi says:

    Kace po piqet, le te bej cfar te doje po ta bej me koken e vet.
    Klani kosovar i kombetares i tha te vishte bluzen e UCK. Le ta vishte po ne kohen e duhur para 5 vjetesh, pra kjo ishte nje shaka pa kripe futbollistesh. Prandaj Kace ka kerkuar falje, se nuk donte te provokonte asnjeri.
    Kace loz dhe do te loze me Shqiprine jo si te tjeret kosovare sidomos te Zvicres, Le ta veshin ata fanellen me UCK se u takon me shume. Ta vishnin atehere po meqe se veshen atehere ta veshin tani. Nje gje e vogel po u kerkohet te veshin fanellen me UCK se per ne lufte nuk vajten, vetem fotografi te pakten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje