Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka pranuar se rivaliteti me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi, e ka bërë atë lojtar më të mirë.
Portugezi që është shpallur lojtari më i miri në botë, ka pranuar se konkurrenca me Mesin e bën atë më të mirë.
“Konkurrenca më bën lojtar më të mirë. Por, jo vetëm konkurrenca me Mesin.
Po ashtu edhe lojtarë të tjerë të nivelit të lartë që i shoh në kampionatet e tjera më bëjnë të ngrihem në nivel më të lartë. Ata përmirësohen dhe unë po ashtu duhet të përmirësohem. Mesi dhe unë duam të jemi më të mirët dhe ne i ndihmojmë njëri- tjetrit për këtë”, ka thënë Ronaldo.
O Totila, ca do bosh kur Ronaldo te fitoje Boterorin?
Do behet Totila, il Contraffatto – Numero 69..
Sa shakaxhi qe je mor ti “paemer”.
Tiku
jo kaq rone.Ruaje sportivitetin cuno.