Adnan Januzaj, ja si u rrit “ylli” i Mançesterit

20 Janar 2014, 15:24Sport TEMA

Prestigjiozja angleze “The guardian” i ka kushtuar një artikull të veçantë ngritjes cilësore të Adnan Januzajt. Gazetari ka intervistuar trajnerin e parë të talentit kosovar, si dhe shefin e akademisë së Anderlehtit, ku ai u rrit si futbollist.

“Më kujtohet ai në fillimet e veta. Nuk kishte kaq shumë shtat, por ishte goxha teknik. E lexonte lojën në mënyrë të atillë që askush tjetër nuk e bënte. Pastaj kishte një këmbë të majtë të fuqishme, aq sa që në atë kohë e dinim se do bëhej një lojtar i madh. Ka qenë një nga fëmijët më të talentuar që kam stërvitur”, – ka thënë trajneri i parë i Januzajt tek Anderlehti, Janik Ferreira, transmeton “Panorama Sport”.

Ky i fundit e ka drejtuar për vite me radhë skuadrën e U-15 të Anderlehtit në Belgjikë, ku edhe u formua si futbollist Januzaj. “Nëse do të duhet ta përkufizoj me pak fjalë, mund të them: klas natyral, talent dhe dashuri për lojën, por për të qenë i sinqertë, askush nuk e kishte menduar se do arrinte kaq shpejt majën e futbollit. U impresionova kur kaloi te Mançester Junajtid, por nuk më shkonte ndërmend që shumë shpejt do të ishte edhe në skuadrën e parë. Kjo është thjesht e jashtëzakonshme. Gjykoj gjithsesi se loja e tij mori trajta shumë herë më pozitive gjatë kohës në Angli”, – ka vijuar Ferreira.

Në pak muaj te Mançester Juanjtid, Januzaj u bë një nga më të mirët e kësaj skuadre, aq sa ra në sy edhe të ish-trajnerit Aleks Ferguson. “Adnan është një lojtar i ekuilibruar. Është vetëm 18 vjeç dhe i duhet ende që të rritet, por ka talent dhe është shumë teknik”, – është shprehur Ferguson. Ndërsa Ferreira, i cili ka qenë edhe trajneri më i ri që ka drejtuar në një akademi në Belgjikë, vetëm 31 vjeç, tregon edhe një tjetër episod për Januzajn. “Ai e adhuron futbollin. Po ju tregoj një rast në 2008-2009, kur ne i luanim ndeshjet të shtunave. Januzaj, natyrisht, ishte gjithnjë titullar. Të dielën unë zakonisht bëja një seancë stërvitore me ata që kishin luajtur më pak ose fare. Por çuditërisht në këto seanca Januzaj nuk mungonte asnjëherë. Unë kam biseduar ndërkaq disa herë edhe me babanë e tij. Është një person i sjellshëm dhe shumë i dhënë pas karrierës së të birit. Nuk mungonte në asnjë seancë stërvitore të Adnanit. Pas çdo ndeshjeje flisnim bashkë dhe ai kishte gjithnjë diçka për të kritikuar tek djali i tij, edhe atëherë kur ai kishte bërë një ndeshje thuajse perfekte. Ai nuk është tipi i babait që lavdëron fëmijën e vet, por e kundërta, kërkon gjithnjë e më shumë prej tij. Dhe kjo besoj se i ka bërë mirë Adnanit”.

Januzaj ka lindur në Bruksel në vitin 1995, nga prindër kosovarë të larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ata ishin vendosur në Koekelberg, një nga 19 lagjet e Brukselit. Si lojtar, talenti i Januzajt ra në sy që në moshën 10-vjeçare. Zhon Kindermans, shef i akademisë së Anderlehtit, e kujton kështu Januzajn:

“Ai ishte një djalë i brishtë, me këmbë të holla që nuk të linin përshtypje të madhe. Por kishte një të majtë fenomenale. Tregonte gjithnjë më tepër klas sesa mosha me të cilën luante. Mënyra se si e përkëdhelte topin dhe në të njëjtën kohë e mbronte atë, ishte e jashtëzakonshme. E vetmja dobësi e tij në atë kohë ishte shpejtësia. Por edhe kjo është kompensuar nga fakti që ai arrin të mendojë tri herë më shpejt se të tjerët para tij”. Para se Januzaj të mbushte 16 vjeç, babai i tij, Abedini, refuzoi të nënshkruante një kontratë të rregullt me Anderlehtin, që i siguronte të ardhura dhe një vend titullar në skuadër. Ideja e Abedinit ishte që ta çonte te Mançester Junajtid. Dhe me të drejtë, pasi këtu Adnani, falë talentit dhe punës, arriti që të bindte edhe një trajner të madh si Fergusoni, që e mori në skuadrën e parë. Sa i përket ekipit përfaqësues, Abedin Januzaj nuk e ka lejuar të birin të luajë as me kombëtaret e moshave të Belgjikës, duke sqaruar se ai do të përqendrohet më së pari te karriera në klub. Sakaq, Januzaj kërkohet nga Belgjika, Kroacia, Serbia, Turqia, Anglia, Shqipëria dhe Kosova.

Kjo e fundit pasi ka marrë dritën jeshile nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare, me disa kushte, mund të tentojë ta bëjë për vete talentin e Mançester Junajtid, opsion ky që parapëlqehet edhe nga i ati i futbollistit. Përndryshe, opsioni i dytë mbetet pritja deri më 2018-ën për të luajtur më pas për Anglinë.

22 komente në “Adnan Januzaj, ja si u rrit “ylli” i Mançesterit”

  1. Marko Zerva says:

    Po na merzitni me kete januzin,ky ka 3muaj qe luan dhe eshte shpejt te quhet ylli i manchesterit,ka qindra futbolliste qe luajne nje sezon dhe pastaj zhduken.te pakten lereni te zhvillohet.ne angli si ky ka me qillo cdo klub.pordhet e abedinit dhe januzit vijne shume ere.ne vitet 70,80,90 po te ishin dyert e hapura shqiperia kishte shume me yje se ky.mos te harrojme se ne vitet 80 shpresat e shqiperise hyne ne 8 me te mirat ne evrope.rudi vata ishte nje yll tek celtic i skocise ne vitet e para te 90se nje klub me fame ne britani.januzi te ket kujdes se do digjet si macheda italiani i manchesterit qe eshte zhdukur.

    1. Artani says:

      Po veq rri ne internet edhe kritiko te tjeret se ke me arrit shume,me mire eshte me marre Adnanin si shembull e me thene qka kemi ne qe smujm mi arrit sukseset e kosovareve,ju beni te kunderten i shani talentet kosovare.I percjelli emisionet sportive si p.sh Proçesi Sportiv qe 10 vjet nuk di qe eshte bere ndonje investim i madh ne sport,fushat i keni si ara patatesh ,nuk kemi stadium per kombtaren qe nuk muj me gjet nje shtet tjeter pa stadium modern(as ne Afrike se le me ne Evrope).Nese nje emision lajmesh zgjat 30 min,20 min i keni kronik e zeze,shume vrasje,grabitje,korrupsion,si me qene gjendje lufte.Eshte pak e pakuptim me ndodh kto gjera kur dihet qe keni 100 vjet shtet.Duhet qysh ne femijeri mu marr me sport e mi largu femijet prej rrugeve te keqija.Ne artikujt e mehershem ne kete portal flitej per kosovaret e Zvicres kur fillova ti lexoj komentet nuk e dija a isha ne portale porno apo sportive,qfar komente banale qe mund ti shifni edhe vet ju.

      1. Marko Zerva says:

        Bravo artan edhe une me ty jam dakort,shqipfolesit si andej si kendej nje mut jeni vriteni mes jush dhe jeni me keq se ne afrike.krim vrasje etj etj.prandaj ne greket e jugut nuk mund te jetojme ne kete shtet hale.bravo artan je nje kosovar turk me tru.

        1. mirel says:

          Po ti cje bere si qen roje i grekerve.
          Bajge

          1. Joni says:

            Era e bashkimit te kombit shqiptarju ka acaruar ca…Pregatituni shpirterisht qe eshte e sigurt qe do te ndodhe.Do ta shikoni qe ne fillim do bashkohen Federatat e futbollit,sapo te njihet FKF me te drejta te plota..

        2. Kjo eshte e vertet says:

          Kosovaret nuk jane turk oh Marko Zerva, po ti flet per veten tende, se pjesa me e madhe e grekeve te sotem jane turq ortodoks,kurse ata me te vjetrit kane ardhur nga Egjypti dhe Lindja e mesme, dhe ti qe pretendon se je grek, je i ardhur ne shqiperi, nese ste pelqen vendi yne largohu qe ketej dhe mos beje propogande antishqiptare, harruat gjenocidet qe keni bere ndaj popullit shqiptare, qe masakruat popullin shqiptar ne jug, Korce, Kolonje, Tepelene duke vrare pleq dhe femije, keni goje te flisni ju!! Lord Bajroni e ka thene nje fjale, nuk ka kombe ne bote te kete vuajtur me shume se shqiptaret nga gjitonet.

      2. berati-Kosove-germony says:

        Plotesisht pajtona me ty shum nga komentusit ketu te bardhes i thojn te zezë dhe anasjelltas.

  2. skypion says:

    Me thoshte babai gjithmone kur po shikonte qe une spo beja perpjete.
    Te morem per as po na dole pras.
    Shume shpejt po e mburrin pa celur akoma.
    Uroj qe te behet si thoni ju, yll.

  3. leonardi antwerpen says:

    Marko Zerva
    ik ore pirdhu ku e njef ti Januzajn
    Tregona diç per talentet qe luajn ke stacioni i trenit me portokaj

    1. Marko Zerva says:

      Jonuzin nuk e njof po kam pare abedin turkun ne xhami ne bruksel.ku nuk eshte shqiptar po eshte turk se po te ishte shqiptar do luante me allahbanine.

      1. Toni says:

        Cka kerkoja ti ne xhami, pretendon se je “kaurr” bile “helen”. Mos je edhe pederast dhe ke shkuar ti shikosh sumat e “turko-shqiptareve”?

      2. berati-Kosove-germony says:

        Per kend te lozi januzaj per duken apo te bej duka pazare me talentin e tina kot ekeni sa te esht duka mos prisni se do vij as januzaj e as kush tjeter.

  4. niko says:

    Eshte nje e ardhme per futbollin,perse keni kete smire per te o njerez koti.une e shof shume shpesh ne stervitje si dhe ju ne transmetim te ndeshjeve direct,Ne kete moshe qe ka te mahnite,e ruajt ZOTI dhe past shendet dhe ju do ta shikoni ne vazhdim.I uroj shendet dhe suksese kudo qe te jete.

  5. beni says:

    a mos je nga ata rrebelet e bot sot dhe te exspres mo Artan,se i kemi pare sa fjale komente te bukura shkruani per shqiprin.

  6. Joni says:

    Ky Zerva qenka dhe specialist sporti,o burre.Ditka me shume se “Guardian” ,me shume se Mourinjo dhe se te gjithe mjedisi futbollistik ne Angli.Bravo,Zerva.Paske talent te madh .Sa shqiptare nga cameria te ka vrare gjyshi?

    1. Marko Zerva says:

      o cam gjyshi nuk ka vrare camer se nuk jemi gjakpires as spiune te gjermaneve dhe italaneve…pese pleq camer qe ishin aty jane prape.lepujt qe ja mbathen i keni ne tirone dhe ju ligjerojne.ketu ku jam une jemi cam FREE zone nuk ka buburreca turq.

  7. Komputeri says:

    nuk di ta vlersoj mir, por nje gje eshte e sigurt: kete sezon qe januzaj ka fillur te luaj tek manchesteri, ata jan ber nje skuader ordinare ne premier ligen. skuader qe rrahet nga celsi 3 me 1 dhe nga city 5 me 1. kam frik se ky turko-belgu januzaj do dali bosh.

    @tema:

    januzaj nuk eshte shqiptar. ju lutem, konsideroni kete fakt ne artikujt tuaj. rreportazhe te tilla pa nderprerje justifikohen vetem ather, kur nje djalosh munde ti ishte shqiptar. cfare i duhet publikut dhe sprotdashesve shqiptar, zhvillimi i nje futbollisti nga nje shtet i huaj si serbija, turqija, belgjika apo kosova?!?!

  8. Uji i ftohte says:

    Krimi me i madh ne Bote eshte te vrasish nenen,kete gje ,ky,eshte duke e bere.mbajeni mend o shqiptare kariera e,ketij,do deshtoje.

    1. berati-Kosove-germony says:

      Me fal i nderum sa i perket kesaj dukurie se kush e vret nenen jeni ju ju jeni ata qe i mbushni kronikat e zeza ne te gjitha ballina une akoma s’kam degju se ne Kosove vrave kush nanen.

  9. Joni says:

    Komputer dhe Zerva,
    nuk e di ca u be me pensionin?Vazhdoni ta merrni 300evron?Ka llafe qe dhe serbi paguan jo keq…hidhuni andej njehere.Po nuk ua jep greku e kompensoni me serbin,por dhe po fillou greku prape,dy pensione nuk jane keq.

  10. Komputeri says:

    @ Joni

    i urrej serbet dhe greket njelloj. deshroj qe te zhduken si kombe nga ballkani. jo 300 por as 3000000 nuk do merrja nga ata. por kjo nuk do thot qe dua turqit, boshnjaket apo kosovaret, popuj postosman nga anadolli, qe fatkeqsisht jetojne ne troje qe i perkasin pasardhesve te ilirve, shqiptarve.

    per mendimin tim, te pakten 50 perqind e kosovarve nuk jane shqiptar. flasin gjuhen shqipe por nuk jan shqiptar. nder keta bajne pjese edhe januzi, shakiri e te tjere. mund te luajn shum mire futboll por nuk me interesojn nga qe i perkasin nje kombi, dhe nje rrace tjeter. per ket arsye i lutem dhe ksaj gazete te mos i permendin ma kaq shpesh.

    1. alban says:

      Kompjuteri esht turp per ty qfar komente ben ne baz te komenteve tua shum dyshoj se ti nuk i urren as serbet as greket po kam bindje se ti paske babain grek apo serb esht tmerr i madh te ndigjoj ksi lloj komenti nga nje shqiptar pyes veten se qfar ka ndodh ne ate koken tende te pist qe je bere kaq shum anti shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje