De Biazi: Asnjë kosovar nuk do largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

18 Janar 2014, 15:14Sport TEMA

Që pas vendimit të FIFA-s për të lejuar Kosovën që të zhvillojë miqësore, në ambientin shqiptar ka nisur diskutimi nëse lojtarët kosovarë të Kombëtares do të vazhdojnë të luajnë për Shqipërinë apo do të luajnë me Kosovën.

Por, për momentin duket se askush nuk do të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri italian i Kombëtares, Xhani De Biazi, sipas të cilit, asnjë prej lojtarëve kosovarë nuk ka kërkuar që të mos luajë më për Shqipërinë.

“Nuk e di se si do të zgjidhet çështja e Kosovës. Ne ecim pa frikë në rrugën tonë, çështjen e largimeve të mundshme do ta vlerësojmë nëse në të vërtetë do të ketë diçka të tillë. Por, deri më tani asnjë lojtar nuk ka shprehur dëshirën që të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë për Kosovën” deklaroi De Biazi për televizionin “A1Report”.

11 komente në “De Biazi: Asnjë kosovar nuk do largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë”

  1. TIFOZI KZ says:

    Kush te doje
    le te largohet.

    Aty do duket patriotizmi i vertete ?

    http://goo.gl/Z4XWQC

    1. Patjeter qe duhet te ikin, qe ne ta shohim te verteten ne sy se si eshte katandisur sporti yne.
      Mjaft me perdorimin e djerses se tjerve, tranjeri ka per detyre te zbuloje talentet ketu jo nga TV sportive neper bote.

  2. enea says:

    Spo kuptoj: Do luaje Shqiperia apo Kosova??????

  3. Me mire te luajne te dyja per nje flamur dhe nje idelal te vetem ,si shqiptare !

  4. Drenicak says:

    Bravo vllezer shqiptar nga pjesa veriore e shqiperis etnike kshtu duhet kombi.

  5. bledi says:

    Nje kombetare duhet,jo dy. Presidenti federates te behet me rotacion,,,njehere Kosova,njehere Shqiperia. Si fillim te luaje kosova,qe te vijne lojtaret qe luajne me Zvicren ,januzaj etj,,,pastaj te bashkohemi nje kombetare.

  6. vlora says:

    titulli i shkrimit nuk perputhet me thenien e trainerit sepse sipas kesaj kush do te loz me kosoven ? natyrisht lojtaret e saj me te mire qe jane sot dhe urime.

  7. Prishtina 68 says:

    Une,personalisht nuk deshiroi qe te demtohet ne asnje menyre kombetarja shqiptare.Lojtare ka ne te dy anet,vetem duhen te behen perzgjedhjet fifti-fifti dhe te punohet ne menyren me serioze te mundshme.Dihet se kuqezinjet duhet te kene perparesi,pasi jane edhe anetare te OKB-es.Dardanet,kane dhene dhe do japin,nese eshte nevoja,edhe jeten per flamurin kuq e zi,e jo sportist te te gjitha llojeve.De Biazi e dine shume mire,por do tia le naim veti.

  8. "AUTORI I BALASHIT" says:

    Diskutime boshe. Lojtaret kosovare s’ kane si te ikin. Ka rregulla strikte. Ata jane aktivizuar me nje kombetare. Nuk mund te aktivizohen me nje tjeter. Frike e kote. Kosovaret qe jane aktivizuar me Shqiperine, ne baze te rregullave te FIFA e UEFA do ta mbyllin ketu, me kete kombetare. Ata te Zvicres me Zvicren. Kjo dihet e s’ ka nevoj per deklarata boshe. Kosova eshte vend futbolli. Prodhon talente. Kujtoni te madhin NAIM KRYEZIU qe luajti ne nivelet me te larta ne Itali tek FK Roma, apo madheshtorin e Juventusit RIZA LUSHTA, qe mori trofe e shenoi mjaft gola deri ne finale eventesh Italiane. Te tjere do dalin nga te larguarit ne Zvicer, Gjermani, Angli, France, Itali e kudo. Ata ti evidentojne me kujdes e te shohin te ardhmen. Tani per tani Kosova te therrase futbollistet me te mire qe nuk jane aktivizuar me asnje kombetare. Fundja ndeshje miqesore i lejohet te beje. Me vone, kur te pranohet me te drejta te plota e zyrtarisht, do te kene dale e rritur futbollist te tjere. Zhurma qe po behet per kete problem eshte i kote, i zhurmshem e pa ide. Rregullat e lojes jane te mjaft te qarta.

    1. LinaPeja says:

      Gabim. Te gjithe lojtaret e kane te drejten te lozin per Kosoven. Masi s’e kane pasur kete zgjedhje pasi qe ska qene e pranuar Kosova as per miqesore as per ndeshje per boteror/europian. Tani e ka marr Federata e Kosoves lejen per ndeshje zyrtare-miqesore kjo dmth qe te gjithe mund te vine.

    2. Kosovar says:

      E ke gabim shoku! Nese Kosova pranohet nga FIFA, lojtaret kosovare kane te drejte te luajne per Kosove edhe nese kane luajtur per nje shtet tjeter, psh: Berhami, Shaqiri etj. Keshtu njehere luajne per Kosoven e pastaj Kosova i bashkohet Shqiperise dhe behet nje kombetare ? po kjo eshte iluzion, sepse tradhetoret tradhetore ngelen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje