Mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, ka qenë një ndër futbollistët më të përfolur në Shqipëri, për shkak të faktit se vendosi të luante për Zvicrën.
Por, duke folur në një intervistë për “Sport Ekspres”, ai ka thënë se në momentin kur i ati ka kërkuar që Xhaka të luante për Shqipërinë, në FSHF i kanë thënë se ai ishte shumë i vogël.
Ndërkohë, ai ka mohuar lajmet se i kanë kërkuar para për të luajtur për Shqipërinë.
Kur ju tregoni këtë gjë, ndoshta shqiptarët që janë duke e lexuar mendojnë: “Pse të mos debutonte me Shqipërinë?!” dhe tani do të ishte duke treguar këtë histori. Pra, çështja mbetet tek “refuzimi” i Shqipërisë?
– Ju lutem, mjaft folët për refuzim, gjërat kanë shkuar krejt ndryshe nga sa janë thënë. Më vjen keq që u krijua ideja e gabuar dhe këtë gjë e kam thënë qindra herë.
– Keni momentin për të treguar gjithçka që ndodhi. Mjaft me gënjeshtra që janë thënë, dashur pa dashur, nga shtypi..
– Atëherë, çështja është e tillë: duke përjashtuar ndeshjet me moshat e Zvicrës, që në njëfarë mënyre nuk vlejnë aq sa Kombëtarja e madhe, Shqipëria s’kishte bërë asnjë hap deri në momentin kur Hitcfeld vendosi të më merrte në Kombëtaren e madhe.
– Por dikush e dinte që ju luanit tek Bazeli. Jo vetëm ju, por edhe Shaqiri, vëllai juaj dhe vëllezërit Ajeti…
– Po, ishim shumë shqiptarë tek Bazeli. Im atë ishte ai që kontaktoi me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe i tha: “Kam dy djem, Granitin dhe Taulantin. Kanë dëshirë të vijnë për Shqipërinë”. A e dini se si ishte përgjigjia?
– Jo… vazhdoni…
– Më vjen keq, por janë ende shumë të vegjël, do të flasim kur të rriten më shumë. Ndërkaq, Hitcfeld, edhe pse isha vetëm 18-vjeç, më grumbulloi. Në atë moment, gjithçka mori fund, sepse i kisha thënë “po” Zvicrës dhe s’mund të bëja më mbrapa. Fjala e dhënë është diçka që s’mund të kthehet, sidomos sepse Hitcfeld për mua është vërtetë një xhentëlmen.
– Ku bazoheni që e thoni këtë?
– Në gjithçka. Ai flet me çdo futbollist, ka raporte të shkëlqyera me të gjithë dhe di t’i thotë gjërat në sy. Veç kësaj, të pyet se si shkon jashtë fushës. Pra, nëse ke probleme në familje, me të dashurën, gruan e kështu me radhë. Fillimisht interesohet për njeriun dhe më pas për lojtarin. Ndaj do të më vijë pak keq kur të largohet.
– Ndaloni këtu. Po më thoni që babait tënd, pra Ragip Xhakës, nuk iu kërkuan para, siç është thënë?
– Jo, kurrën e kurrës! Nuk shitet atdhetaria, nacionalizmi. Janë të gjitha gënjeshtra. As na kanë kërkuar para dhe as iu kemi kërkuar. Biseda, siç e thashë më sipër, është vetëm ajo. Dhe kur luajta ndesndeshjen e parë, atëherë s’kishte më kthim mbrapa, sipas ligjeve.
Sa te jete Duka ne FSHF ska bere drite kombetarja jone.http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/
PO JA MO GRANIT TANI MUND TE LUASH PER KOSOVEN??? DO TA SHOHIM KUSH KA QENE MASHTRUESI I VERTETE< TI APO DUKA…
ja dhe i biri i nxorri bllofin e te jatit qe thoshte me kan kerkuar para, dhe internautet i mbronin e shanin duken me rrenje shpie dhe ja vinin fajn atij ( jo se eshte nje burr i mire duka jo )
kjo dhe hahet qe e kan refuzuar se ishte i vogel ne moshe, dhe tregon paaftesin e njerzve qe merren me kete pune..
gjithsesi djalin nuk e justifikon kete gje, se gjithmone nese do te perfaqsosh vendin tend e gjen menyren, sado veshtersi te kete.
Por djalit i uroj suksese ne jete dhe ne karrjere, as nuk e urrej dhe as nuk ndjej krenari per te.
Boll me keta lapangjoze. Ne djall vafshin. Kishin nje shans per te dhene per kombin e tyre e nuk e dhane. Kaq e thjeshte eshte. Pjesa tjeter nuk i intereson kurrkujt. Per te qene korrekt duhet te pranonte se babai i tij ka thene se i kane kerkuar para. Po nejse. Tani si duket i vjen keq qe atehere familjarisht s kane lene gje pa thene dhe pa share. Hamzaizmi eshte fenomen i perhapur fatkeqsisht tek ne. Shpejt behemi zvicerrana si puna e ketij. Mua ma neverisin sa here i shoh ne shtyp. Nuk e kuptoj se perse dalin. Si duket s kane te reshtur ne te keqen e tyre. Mbasi i kthejne shpinet kombit, me intervista e dalje publike vazhojne edhe te provokojne.
Pordha kosovaresh.
Brravo per sinqeritetin,mendoj se jeni futbollisti kosovar qe e vuani me shum mungesen e dashuris kombit tend,sido qe te thon te tjeret neper komente ka shum qe nuk e din rrealitetin,un qe shkruaj jam SHQIPTAR i SHQIPRIS por po te them diçka,nuk ka rendesi si kan ardhur punet, kryesorja esht qe e do kombin tend me zemer, se dhe e vuan kte gje, per kte te uroj suksese dhe rrespekte.ndryshon nga te tjeret qe luajn me zvicren, ata nuk e ven ujin ne zjarr asnjeher per kte problem,kjo te ve ne dyshim dhe te ben te mendosh nese ndjejn diçka per kombetaren qe mbron ngjyrat jo vetem te SHQPTARVE ktej, por edhe matan kufirin ne KOSOV.
Sot per sot eshte te shtrojn b….. e te punojn se boll kena filozofa plot… Futbolli ka nevoj per muskuj se per mentalitet kta tanet dun dhe 20vjet te krijojn nje mentalitet fitues…
sot per sot fjala e LORIK CANES eshte monumentale nje komb nje perfaqesuse
Granit,,mos e rruj hic.ike luj me kosoven edhe prap nje kombetare Do behet,njelloj i bie.