Bëri bujë të madhe derisa erdhi te Shqipëria. E kërkoi Suedia, e refuzoi, e kërkoi Shqipëria iu bashkua, por tani sërish ndërron mendje. Mos e quani tradhtar dhe as mashtrues, pasi ai ka vendosur tashmë të luajë për vendlindjen e tij. Fjala është për mbrojtësin më të mirë në ligën suedeze, Loret Sadiku. 22- vjeçari ka thënë me plot gojë dhe dukej më i vendosur se kurrë në fjalët e tij se do të vijë të luajë me Kosovën. Në një bisedë telefonike, mbrojtësi prishtinas ka uruar fillimisht për lejimin e miqësoreve të Kosovës, para se të jepte një përgjigje në lidhje me inkuadrimin e tij në Kombëtaren e Kosovës.
Deklarata
“Normal që dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im. Kam dëshirë që të luaj dhe do ta pres një ftesë”, – u shpreh fillimisht Sadiku për gazetën “Arena”. Më tej, mbrojtësi i skuadrës suedeze Helsingborg ka deklaruar se nuk do të presë që Kosova të pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, por do të bëhet pjesë e saj që tani, pra edhe për ndeshjet miqësore, jozyrtare. “Jam i gatshëm të luaj për vendin tim që tani. Edhe pse do të jenë vetëm miqësore, do të luaj dhe vetëm pres që të marr ftesë nga trajneri”, – deklaroi Sadiku, i cili dukej i bindur në fjalët që thoshte. 22-vjeçari më parë ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Suedisë, për grupmoshat nën 21 vjeç, ku ka regjistruar tri ndeshje, ndërsa për Shqipërinë nuk ka pasur ende rastin të debutojë, ndonëse është grumbulluar në dy takime.
Shqipëria
Sadiku është treguar disi më i ndrojtur kur ka folur për pjesën e Shqipërisë. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, ai ka deklaruar se është në mëdyshje. “Nuk e di se për kë do të luaj: për Kosovën, apo për Shqipërinë. Më parë duhet të flas me familjen time. Dua të flas qetë me ata. Më pas do të flas edhe me trajnerin dhe stafin për të parë se çfarë mundësish kemi. Nuk e kam vendosur ende përfundimisht”, – ka thënë Sadiku. Qendërmbrojtësi i Helsingborgut ka thënë se nuk ka asnjë kontakt me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit prej më shumë se tre muajsh. “Herën e fundit kam biseduar me Bushin (menaxheri i ekipit tonë përfaqësues) tri muaj më parë”, – ka deklaruar futbollisti.
E ardhmja
Pasi ka folur për përfaqësuesen e Kosovës, Loreti ka treguar edhe për disa oferta që kanë ardhur në drejtim të tij. “Menaxheri më ka treguar që janë disa oferta të rëndësishme, mirëpo emrat e klubeve nuk mund t’i them. Ende nuk e di nëse do të largohem apo do të qëndroj deri në verë. Do i shqyrtoj mirë ofertat që vijnë në drejtim timin”, – tha Sadiku. Gazeta ka mësuar se për lojtarin interesim kanë shprehur skuadra belge Bryzh, dy skuadra gjermane, Shalke dhe Shtutgart, si dhe disa ekipe italiane. Drejtuesit e Helsingborgut duan që ta shesin sa më parë, pasi për momentin lojtari nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën, e cila i skadon këtë vit. Nëse Sadiku nuk rinovon, atëherë Helsingbogru rrezikon që ta humbë atë me parametër zero dhe pikërisht kësaj gjëje i druhen edhe drejtuesit.
Keto komente jane vetem shou mediatik.Ne asnje moment dhe ne asnje forme nuk guxon te demtohet interesi kombetare shqiptare.ndarja e ketyre sportistve cilesore do behet ne bashkepunim te ndersjelle te federatave shqiptare.Nuk do jete interesi kosovare per te demtuar sportin shqiptare,por per ta ndihmuar dhe perforecuar edhe me shume.
Krimi me i madh ne Bote eshte te vrasish nenen,nuk ka asnje qenie te gjalle ne Bote e cila ka 2 nena.
varu leshte sa patem keta e nderuan shqiperin keta sllavet e ks.
Lajmi është i vërtete ! Unë e njoh mire këte djale dhe e kam takuar para vitit të ri! Ai deshiron të luajë për Kosovën! Nje e vertete e cila nuk qëndron ështe se ai nuk është ftuar kurrë nga trajneri i perfaqesueses suedeze , pavarësisht merites dhe deshirës së tij që të luajë për Suedinë! Në drejtim te trajnerit suedez , ka pasur kritika të forta nga shtypi sportiv dhe specilalistët!
Veterani i futbollit,
Lajm i vertet po, eshte shume i vertet. Mirepo ti nuk po e njef hiq qysh po thu. Atij 3 here rradhazi i eshte bere ftesa nga Suedia, mirepo gjithmon ka qene indiferent ndaj asaj ftese edhe e ka refuzu duke pas deshire qe me ardhe me lujt per Kombetaren Shqiptare.
P.S. Nese mendon qe keto jane vetem pallavra te vertetoi ne shume menyra.
Bravo loret sadiku ne te mirepresim dhe te urojme fat dhe sukses ne jete
Shpresojme qe te behet nje kombetare dhe te zgjidhen keto dilema.I duam te dy shtetet dhe nuk te shajme dot o Sadiku.
bravoo i qoftë.luan për vëndin e tij dhe pikë!
se kuptoj c’kemi ne me ta.
kosovoret ne me shume se 50 perqind nuk jane shiptar por prapambetje turke qe ne kohe te perandoris osmane.
eshe si kur t’ju lutemi boshnjakve, ejani luani me kombetaren tone.
Komputer,ku e ke pare dhe nga e di ti more aman.Ta marrim vesh dhe ne injorantet me Master .Shkon shpesh ne Kosove?Sa here ke qene?Ne c’a qytete?
Se qe flasin shqip e dime,qe jane shqiptare nuk e mohon kush ne bote(apo gjithe bota eshte idiote dhe ti me I zgjuari I botes),qe e duan flamurin kuq e zi e shikon ne cdo cep…ti nga I nxjerr keto perfundime ?
Komputer,ti nuk e kupton se nuk ke shkolle.Edhe per gjerat e thjeshta dhe te qarta duhet ca shkolle.
Te ushqyerit e lopes te jep buke,te jep para sa per te vajtur ne ndonje internet-kafe,por nuk te ben te zgjuar qe te kuptosh dhe ca gjera te thjeshta,per ne te shkolluarit.
te pakten tu pranote kosova me te drejta te plota kisha shum shpres se ne eleminatoret per evropjanin e frances do te kualifikoshim por tani kam frig se do zam vendin e fundit pa marr asnje fitore e ndoshta te turperohemi pa marr asnji pik se lojtart Kosovar nuk do ta ken mendjen te futbolli por a do rrim me kombetaren kuq e zi a do shkojm me pefaqsusen e kosoves fifa e uefa na e kan ba chorb ket pun vec miqsore kosova pranoje me drejta plota dhe cdo gja shkon ne vend vet shum shpejt perderisa kosova te pranohet me drejta plota nuk do ket kombetare as shqiperia as kosova lojtaret do jen te lekundur dhe jo te perqenruar per te dhen maksimumin ne fushen e lojes persa i perket loret sadikut taman djal I pa shkoll dhe pa dipllomaci her pite her simite her me suedin her me shqiperin tani me kosoven po ti luj 1 her me shqiperin qe merr pjes ne eleminatore sepse esht edhe ne interresin tan personal kur te pranohet kosova me te drejta plota rreshqit si ngjala dhe ik me kosoven taman djal I pa vendosur
Nje Komb, nje Flamur, nje Super lige, nje Kombetare = Shqiperia!
Ata qe luajne per kombetare te huaja jane TRADHETAR ndersa ata qe ikin jane MEGA-TRADHETARE!