Laudrup këshillon Januzajn: Duhet të qendrojë me këmbë në tokë

13 Janar 2014, 14:47Sport TEMA

Trajneri i Suonsit, ish-sulmuesi i famshëm danez, Mikael Laudrup, ka këshilluar talentin me origjinë shqiptare të Mançester Junaited, Adnan Januzaj, të qendrojë me këmbë në tokë.

Laudrup thotë se Januzaj ende nuk mund të konsiderohet një futbollist i madh, pasi është shumë i ri dhe ka zhvilluar vetëm disa ndeshje për Junaited.

Sipas tij, vetëm pas tre vjetësh do të kuptohet nëse Januzaj mund të jetë një futbollist i madh.

“Shpresoj që ai është nga ata lojtarë që e di se duhet të zhvillohet dhe të ecë përpara. Nuk mendoj se dikush që ka luajtur 10 ndeshje në Premier Ligë është tashmë një lojtar i madh.

Në moshën 18 ose 19 vjeç, ju ende jeni i ri. Është shumë e rëndësishme që të jesh te klubi i duhur në këtë moshë, me njerëzit e duhur përreth, duke përfshirë familjarë, miq, njerëz që të këshillojnë. Gjithçka e tillë është e rëndësishme kur je i ri.

Përndryshe, ndonjëherë fatkeqësisht, ju mund të shihni lojtarë të cilët luajnë 10 ose 15 ndeshje të mira dhe çdokush u thotë se janë të mrekullueshëm dhe ata besojnë dhe mendojnë se tashmë janë në top treshen e botës.

Januzaj është një lojtar i mirë dhe në një moshë të re tashmë është në këtë nivel te Mançester Junaited. Ka shumë lojtarë të mirë, lojtarë të shkëlqyer dhe lojtarë klasi. Nuk e di nëse Januzaj është në këtë grup, pasi ai ende është i ri, por ma bëni të njëjtën pyetje pas tre vitesh”, ka thënë Laudrup.

5 komente në “Laudrup këshillon Januzajn: Duhet të qendrojë me këmbë në tokë”

  1. Faik Konica says:

    Lojtari i madh, duhet të ketë në rradhë të parë, mëndje të madhe…

    1. Vlora says:

      Lojtar legen, nuk ka per te zgjedhur Shqiperine, e po nuk ishe vetja dhe te vjen turp per prejardhjen do ngelesh nje lamash pa seder e pa nder…

  2. MALSORI says:

    keshtu asht kur mohon kombin dhe prejardhjen tende ta vejne kapelen shpejt, kujton se do tebehesh me zor anglez apo belk

  3. drinni says:

    Malsore
    Pse ia fute kote Kur sqenke ne rrjedhe te ngjarjes, JAnuzaj te gjithe e dime qe nuk do luan per anglin dhe belgjiken

  4. -..askush nuk lind i madh,..nijeti i mire dhe besimi ne zot,thjeshtesia dhe vullneti..,jane shtojca ose themele te madheshtise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje