Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, mund të ketë probleme të mëdha me gjykatat, pasi një hetim për transferimin e Neimarit nga Santosi ka zbuluar se kontrata e brazilianit mund të jetë false.
Blaugranët u detyruan që të dorëzojnë dosjet për detajet financiare të transferimit prej 57.1 milionë eurosh, pas një ankese nga Xhordi Kases.
Rosell shpresoi se ankesa nuk do të merrej parasysh, por hetimi ka nxjerrë parregullsi në marrëveshjen e arritur dhe prokurori i Gjykatës së Lartë ka kërkuar që të dorëzohen dokumentet e tjera kontraktuale, teksa rasti vazhdon të hetohet, raporton “Telegraf”.
Prokurori Hoze Perals ka kërkuar që auditorët e Barcelonës të shfaqin dëshmi për hetimin se ku kanë shkuar 40 milionë euro të cilat nuk i shkuan Santosit (klubi brazilian për një pjesë të kartonit ka pasur të drejtën e vetëm 17.1 milionë eurove).
“Kontratat që janë nënshkruar mes palëve nuk korrespondojnë në asnjë moment me atë që është specifikuar brenda tyre. Kontratat e nënshkruara mund të jenë false për të t’iu ikur disa procedurave të pagesës”, ka thënë prokurori gjatë të premtës.
Barcelona vazhdon të mohojë të ketë bërë ndonjë gabim në këtë transferim, edhe pse katalanasit nuk dinë të precizojnë se kush i mori ato para.
Ndërkohë, një prej pronarëve të palës së tretë të pëfshirë në kartonin e Neimar, rrjeti i supermarketeve DIS, pohon se ka marrë vetëm një përqindje të vogël të asaj që Barcelona i detyrohet nga marrëveshja.
UNE QE JETOJ KETU NUK DI GJE,PO KOMUNIKATEN E BARCELONES E DEGJUAT.
Po e kuptoj qe gjithe kete zhurme e ben RRALI i MADRIDIT se e donte ai NEYMARIN ,por NEYMARI s’mund te shkonte tek ekipi i te degjeneruarve qe edhe sivjet do maren kete TIMIN se LA-LIGES ja hengren MENDERIN edhe sivjet,, e cila per mua do te ndahet midis BARCA -ATLETIKO.
Bile gojet e liga thone qe ka edhe nje TEORI KONSPIRACIONI ,per kete gje dhe fakti me domethenes eshte se ndeshja percaktuese nuk eshte lene Rastesisht ne javen e 38 ne fund ,midis BARCA -ATLETIKO .
Pavaresisht se sot RRALI fitoi 1-0 me ESPANOL ,dhe u afrua 3 pike ,ai RRALI dhe NALDA kurre nuk do te marin gje sivjet ,keshtu qe ,qe nga 2007-2014 RRALI do te marre vetem 1 La-liga ,ate qe mori ne 2012 dhe dihet ta ruaje si HAJMALI.
Po nje gje e shikoni ju :
Sapo MIJUSHI MESSI u shfaq ne RADAR dhe shenoi 2 gola ne COPA DEL REY ,pasi luajti vetem 27 minuta ,RONALDES ju dogj si LLAMBA e ZERIT dhe e FIGURES .
By way ,RONALDA pas dates 1 janar 2014 ka luajtur 4 ndeshje =360 minuta DHE ka shenuar …..2 gola ,po aq sa MESSI por NALDA ka luajtur 360 minuta ,thene me ndryshe 13.3 here me shume minuta se MESSI ,ose MESSI ka luajtur 8% te kohes se RONALDES .
Keshtu behen llogarite dhe jo ndryshe .
E megjithate me vjen keq qe po e them edhe pse nuk jam tifoz me BRAZILIN ,por NEYMARI eshte derguar me mision tek BARCELONA ,nga komplet FEDERATA e FUTBOLLIT e SELSECAOS se SCOLARI e ka zgjedhur NEYMARIN regjizorin e SELECAOS , qe do ti sjelle Trofeun e 6 -te.
Keshtu do te ndodhe .