Në Prokurori të paktën pesë ndeshje për trukime

10 Janar 2014, 15:09Sport TEMA

Në Prokurori janë të paktën pesë dosje që po hetohen nga organi i akuzës nëse ka elementë të nevojshëm për të proceduar në gjyq ndeshje të caktuara. Burime zyrtare në institucionin e futbollit, më saktë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, ka bërë të ditur për “Sport Ekspres”, se vazhdojnë hetimet për ato ndeshje të kampionatit të Kategorisë Superiore që kanë ardhur nga UEFA, ndërsa gjithçka ka ardhur dhe pas diskutimit me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Theodhore Theodhoridis, i cili në nëntor ishte për vizitë në Tiranë.

Edhe pse Shulku nuk ka zbuluar numrin e dosjeve që janë në prokurori, “Sport Ekspres” ka bërë me dije se janë të paktën pesë ndeshje që po hetohen nga Task Forca e Prokurorisë në bazë të sinjalizimeve të UEFA-s. Ndeshjet nuk bëhen me dije, por ato janë të kampionatit të kaluar dhe të këtij kampionati, i cili ka kaluar gjysmën e ndeshjeve.

Bëhet fjalë për takime që kanë bërë bujë dhe që nuk mund t’i shmangen dot vetëm hetimit nga Komisioni i Etikës. Rreth 100 dosje mendohet se kanë mbërritur në FSHF prej kampionatit 2012-2013 për çështjen e basteve si sinjalizime nga UEFA.

Burime jozyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se numri i dosjes nga kampionati i kaluar dhe ky i sivjetëm që përfshin gjithë vitin 2013 është shumë i madh. Mendohet se rreth 100 dosje kanë mbërritur në zyrat e institucionit të futbollit nga fillimi i sezonit të kaluar, por më së shumti nga janari i 2013-ës.

2 komente në “Në Prokurori të paktën pesë ndeshje për trukime”

  1. Monitoruesi i basteve says:

    Ku do dilni se çdo jave qe ka kampionat/kupe ka ndeshje te trukuara. Leku i modh luhet andej nga Azia ne kompani gjysem-legale te medha bastesh, keshtu qe demi i shkaktuar eshte i vogel. Disa tifoze te pakenaqur por kujt i plasi kur Pashk Laska mbush xhepat me leke? ?
    Laçi – Kavaja dhe Kruja – Ballshi javen e fundit per kupe ishin te paracaktuara me rezultat te sakte mes presidentesh.

  2. liqeni says:

    Edhe cfare do ndodhi?me mire mos i jepni keto lajme kur dihet qe nuk denohet ASKUSH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje