"Armando Duka nuk ka guxim të denoncojë trukimet në futbollin shqiptar, madje i ka penguar ato"

10 Janar 2014, 14:41Sport TEMA

Ish-shefi i gjyqtarëve në FSHF, Arsen Hoxha, kritikon ashpër kreun aktual të institucionit të futbollit, Armand Duka. Në një rrëfim për “Panorama Sport”, ish-gjyqtari i njohur shqiptar, që tashmë është rikthyer në Amerikë, ku jeton prej kohësh bashkë me familjen e tij, ka pranuar të tregojë prapaskenat e viteve 2009-2010, kur ai kishte një post drejtuesi në federatë. Hoxha e cilëson FSHF-në si një institucion ku demokracia ka vdekur dhe se presidenti i saj nuk është në gjendje të frenojë trukimet apo të denoncojë hapur drejtuesit e dhunshëm të klubeve

Duka nuk erdhi në krye të FSHF-së nga bota e futbollit. Atë e sollën biznesmenët që kishin marrë përsipër të drejtonin klubet e qyteteve të tyre, që gjithashtu nuk vinin nga bota e futbollit. Një pjesë e tyre ishin anonimë, siç ishte dhe vetë Duka. Pehlivanllëqet për të fituar ndaj ekipit kundërshtar me metodat e përdorura në bizneset e tipit alla-shqiptare krijuan situata tepër të vështira, jo vetëm për imazhin e futbollit shqiptar, por edhe për Dukën, i cili me organizmat e drejtësisë sportive, që në atë kohë ishin formale dhe plotësisht të varura, u lanë rrugë të lirë drejtuesve, që nuk përfillën parimet dhe rregullat e një futbolli të pastër.

Për fat të keq, në një forme apo një tjetër, Duka nuk arriti të distancohej plotësisht prej tyre. Ai kurrë nuk gjeti forca për të denoncuar hapur drejtuesit e dhunshëm apo ata që ndeshjet i kanë trukuar në mes të ditës. Madje, nganjëherë Duka ka qenë kritik ndaj zyrtarëve të FSHF-së, që patën kurajën të flisnin hapur për këto dukuri negative. Trukimet e ndeshjeve nga disa klube shqiptare që kanë marrë pjesë në Kupat e Europës, kanë qenë një turp i madh, që vazhdimisht janë kapërcyer në heshtje. Duka nuk ka parapëlqyer të atakohet me forcën e duhur me votuesit e tij, edhe kur imazhi i futbollit është cenuar rëndë. Në mandatin e tretë Duka bëri ndryshime të ndjeshme, por jo të mjaftueshme”, shprehet Arsen Hoxha.

8 komente në ““Armando Duka nuk ka guxim të denoncojë trukimet në futbollin shqiptar, madje i ka penguar ato””

  1. elona says:

    Ahaha…gjynah Duka i shkrete,paska qene viktime e pafuqishme dmth?Ca flet o Arsen?Ai eshte kapobanda dhe asgje s’behet pa miratimin dhe % e tij ne tave.Kete e di dhe bufi.

  2. petrika says:

    ore.me ke eshte ortak ky duka ne biznes?

    1. kinezi says:

      Me Presidentin e Skenderbeut

  3. bob1 says:

    ky duka duhet vare ne shesh se e vrau sportin shqiptare

  4. Duka e ka kuptuar , swe futbolli nuk mund te behet si ne kohen e Enverit , ku stadiumet ishin plote , dhe njerzit gerthisnin Falas.
    Sot ne kapitalizem , asgje nuk eshte falas , Falas nuk ta jep as gruaja , Prandaj edhe futbolli ka hure ne ekonomine e tregut , fiton ai qe ka leke ose paguan kesh me shume.
    Morali dhe sportivitete nuk vlejne per sportin., DHE duka e ka kuptuar mire sportin , ata qe nuk e kane kuptuar jeni ju o popull.

  5. zhapiku says:

    Duka do qe ti fusesh nje kallup tritoli aty ku dielli nuk ndricon…..hahahah

  6. Atdhetari says:

    Duka e ka vendin ne burg !

  7. luani londer says:

    Kurre kombetarja e jone nuk ka patur rezultate kaq te mira se sa ne drejtimin e M.Dukes por disa sylesh mendojne si ne kohen e Enverit.Duka ka koncepte te qarta per bisnesin dhe futbolli eshte bisnes or tifoza te humbur,federata jone e futbollit eshte e vetmja qe ka mbijetuar e kjo ne saje te kryetarit M.Dukes njerezit e mencur duhet ta kuptojne me se miri.Ne kemipatur rezultate ne MUNDJE.QITJE.ATLETIKE.VOLEJBOLL.Ku jane te gjitha keto sporte kane humbur se nuk munde te drejtohen nga njeres te afte e mbeshtetje nga qeveria jone e koruptuar,pra duhet lavdruar Duka qe e mbajti dhe e coi futbollin ne vemendjen e europes ku dhe vlersohet,por ne duam te fitojme perhera e te dalim kampion BOTE e kjo ska per te ndodhur ne shqiperin 3miljonshe se eshte e varfer e futbollistet nuk ndiqen nga parimi i patriotizmit por te parimi i parase prandaj mos beni analizen ne nje shpirt te vogel,aty ku ka pune ka dhe kritika,kjo eshte merita e federates e drejtuesitA.DUKA,kjo eshte e verteta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje