Prokuroria: Schumacher nuk ishte shpejt, por ishte jashtë pistës

8 Janar 2014, 11:59Sport TEMA

Prokuroria franceze doli në një konferencë për shtyp për të dhënë konkluzionet e para për aksidentin me ski të kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Rreth orës 11:00, prokurori i Albertville, Patrick Quincy doli përpara një lumi mediash.

Ai deklaroi se Schumacher është rrëzuar më 29 dhjetor në Meribel mes një piste të kuqe dhe një blu.

Ai ka marrë një kthesë dhe ka dalë nga pista. Pas humbjes së ekuilibrit, ai është përplasur me një shkëmb.

Kjo ka ndodhur rreth 8 metra larg pistës.

Prokuroria tha se pistat kanë qenë të markuara siç duhet.

Ai tha se Schumacher nuk ka qenë shumë shpejt, por po bënte ski si një skiator me përvojë.

Megjithatë, kur ka dalë nga pista, ai duket se nuk e ka reduktuar shpejtësinë e lëvizjes.

Prokurori tha se skitë e Schumacher kanë qenë në gjendje të mirë.

Rindërtimi i ngjarjes është bazuar nga një kamera në helmetën e kampionit të botës. Video e regjistruar është rreth dy minuta.

Prokurori hodhi dyshime për mundësinë e një videoje të dytë për këtë ngjarje./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje