Drejtori sportiv i Bayern Munchen Matthias Sammer e ka këshilluar sulmuesin kroat Mario Mandzukic që të pranojë konkurrencën nga Robert Lewandowski, sulmuesi polak që pritet ti bashkohet gjigandëve bavarezë në fund të sezonit nga Borussia Dortmund.
Pas spekulimeve se ofrimi i Lewandowskit tek Bayern do të largoje mandzukic, ka ndërhyrë Sammer, i cili e vlerëson sulmuesin kroat si lojtar kyc. “Ai do të pranojë konkurrencën, sikurse pjesa tjetër e skuadrës. Gjithmonë do të ketë konkurrencë të ashpër për një vend këtu. Bayerni nuk mund të përballojë për të marrë vetëkënaqësinë e lojtarëve, të qëndrojë duarkryq, të relaksohet dhe të jetë i kënaqur me skuadrën aktuale. Ne nuk mund të presim, ne jemi të detyruar për të blerë”, tha Sammer për Bild.