Tetë ditë pas aksidentit/ Më në fund shpresat e para për Schumacher

6 Janar 2014, 19:27Sport TEMA

Ka pasur shumë spekulime këto dy- tre ditë për shëndetin e kampionit të Formula 1, Michael Schumacher.

Fillimisht u raportua se ai ishte jashtë rrezikut për jetën. Por familja e mohoi këtë lajm, duke u kërkuar mediave që të jenë më të kujdesshme në raportim.

Por e përditshmja më e madhe gjermane, Bild, raporton se kanë nisur të shfaqen shpresat e para për kampionin gjerman.

Sipas informacioneve të kësaj gazete, për herë të parë ekipi i mjekëve, i kryesuar nga Jean- Francois Payen, është i sigurt se legjenda e Formula 1 nuk është më në rrezik akut për jetën.

Megjithatë ka ende shumë pikëpyetje në lidhje me aksidentin e Schumacher. Por të mërkurën pritet një konferencë për shtyp nga autoritetet hetimore.

Në krye të hetimit është Patrick Quincy, 62 vjeç, i lindur në Kongo. Ai është prokuror prej vitit 2009 në Albertville./ep

1 komente në “Tetë ditë pas aksidentit/ Më në fund shpresat e para për Schumacher”

  1. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    (DO SHKOJ KOMISIONI PARLAMENTAR I HETIMIT ,,,,AI I SALIUT ME XHOZEFINEN ,,, AI QE THA DEMOSTRUESIT KISHIN CADRA PISTOLETE ETC ETC ,,,,,,, )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje