10 pyetjet më të rëndësishme për aksidentin e Michael Schumacher

6 Janar 2014, 11:37Sport TEMA

Që prej tetë ditësh, Michael Schumacher lufton për jetën e tij. Kampioni rekordmen i botës në Formula 1 është sërish në rrezik për jetën.

Por çfarë do të ndodhë tani?

Përpara klinikës në qytetin alpin Grenoble në Francë është qetësi. Shumë reporterë dhe tifozë të Ferrarit janë larguar. Familja e tij mbetet aty. Dje janë parë në spital gruaja, Corinna, vëllai, Ralf dhe babai Rolf.

Autoritetet hetimore kanë njoftuar për një konferencë për shtyp të mërkurën.

BILD u përgjigjet 10 pyetjeve më të rëndësishme për aksidentin horror të Schumi-t.

 

A duhet zhvendosur ai nga spitali?

Nuk përjashtohet! Por për momentin gjendja e tij është shumë kritike. Përveç kësaj, neurologjia e kësaj klinike ka një famë shumë të mirë.

Dhe Grenoble është vetëm 170 kilometër nga Gland në Zvicër, ku edhe jeton familja e Schumacher.

 

A është përmirësuar gjendja e Schumacher?

Jo! Gjendja e tij është stabël me disa luhatje. Pas një skaneri shqetësues të trurit të premten, në fundjavë mësohet se ka pasur një përmirësim të lehtë. Por ai është sërish në rrezik për jetën. Gjendja e tij mund të ndryshojë nga ora në orë. Se kur do zgjohet nga koma, nuk dihet.

 

A është e vërtetë që ka pasur shumë skiatorë në zonën me shkëmbinj mes pistave?

Po! Bild ka qenë vetë në Meribel. Gjithmonë e më shumë sheh skiatorë me eksperiencë që gjarpërojnë mes shkëmbinjve. Shumë gjurmë në dëborë tregojnë për lojën e rrezikshme mes pistave.

 

A është e vërtetë se drejtësia po heton vetëm për shkak të statusit të tij?

Jo! Drejtësia franceze nis hetimet automatikisht kur rrëzohet ndonjë skiator në pistë ose kur ai aksidentohet rëndë jashtë pistës, si në rastin e Schumi-t. Madje edhe kur nuk ka fajtorë të tjerë të huaj. Prokuroria ka pyetur dëshmitarë, mes tyre dhe djalin e Schumi-t, Mick, dhe këtë javë do të dalë në një konferencë për shtyp.

 

A ka video nga rrëzimi i Schumi-t?

Po! Video e parë vjen nga kamera në helmetën e Schumi-t, që fillimisht ishte në pronësi të familjes dhe më pas iu dorëzua prokurorisë.

Nuk dihet nëse familja e ka parë videon më parë.

Video e dytë është realizuar nga një skiator gjerman nga Essen, 35 vjeç. Edhe kjo video është në duart e prokurorisë. Nuk është çudi që të ketë video të tjera pasi ka pasur shumë skiatorë.

 

A është e vërtetë se Schumi u shfaq në një urim të shtunën në RTL?

Po! Për ditëlindjen e RTL të shtunën në darkë, ai uroi 30- vjetorin. Një zëdhënës tha se ata e kanë theksuar vazhdimisht se shfaqja ka qenë e regjistruar.

“Ne e kemi reduktuar ndjeshëm bllokun për Formula 1 pas aksidentit, por nuk mund ta hiqnim plotësisht, pasi kontributi i tij në këtë sport është i jashtëzakonshëm”.

 

A është e vërtetë që operatorët e pistës po përgatiten për një padi?

Ka mundësi! Fakt është se operatorët e pistës kanë angazhuar një avokat të njohur. Maurice Bodecher është një specialist në fushën e skive dhe të drejtës penale dhe deri në vitin 2010 ka qenë juristi i federatës franceze të skive. Mesa duket po përgatiten për një padi të mundshme prej milionash. Pyetja është nëse vendi ku ndodhi aksidenti ka qenë i markuar siç duhet me tabela paralajmëruese?

 

A ka përgatitur një testament Schumacher?

Po! Kjo është përfolur edhe përpara aksidentit me ski.

Në vitin 2010 ai pati deklaruar se ka bërë një testament.

“Më pak për atë që ndodh në Formula 1 dhe më shumë për atë që ndodh në jetën e përditshme,” pati deklaruar ai.

 

A është e vërtetë se Schumi kishte marrë ski me qira sepse është kurnac?

Plotësisht e gabuar! Nuk ka lidhje me paratë. Shpesh skiatorët me eksperiencë huazojnë materiale për të testuar modelet e reja ose për të mësuar më mirë teknikat speciale. Alain F, shef i dhënies së skive me qira, deklaron: “Një skiator i mirë si Michael Schumcher do të kërkojë vazhdimisht modele të reja”.

 

A është e vërtetë se Facebook nuk e ka fshirë akoma një faqe “RIP” në emër të tij?

Po!. Në Facebook mund të shohësh të tilla faqe makabre përkujtimore. E pyetur për këtë çështje, kompania thotë se nuk shkelin standardet e tyre të komunikimit. Që do të thotë se në rrjete të tilla sociale mund të botosh njoftime vdekje për njerëz që janë të gjallë./ep

6 komente në “10 pyetjet më të rëndësishme për aksidentin e Michael Schumacher”

  1. Antitank says:

    Eshte ne Zvicer ky daku qe po mbahet akoma gjalle. Po te kishte ndodhur ne Shqiperi do kishte vdek ne vend ose do vdiste ne spital prej mungeses se ilaceve.

  2. viktor hoti says:

    Antitanku e ka nderprere frazen sepse vazhdimi eshte :”…ose nga teprica , gatishmeria apo cilsia e mjekeve ne Shqiperi ” Viktor Hoti

  3. zefi says:

    ore me bete lemsh tashi, ta vej x apo 2-sh…

  4. Klea says:

    Sa keq me vjen e kisha dhe lojtar te preferuar.Dashte Zoti shpeton.

  5. ANALISTI ZVICER. says:

    pytje pa pergjegjeje shume INTERESANTE.
    .enjof regjionin e GRENOBLES shume ma mire se regjionin e PRIZERENIT ku 2 her kame qene ne jeten time ne prizeren njeher ne ekskurzion pas mbarinit te klases se 8 te fillore dhe njeher ne 2001 ten kure kame kaluar neper prizeren rruges per ne SHQIPERI.
    .se pari edhe shume gazeta e analiste zviceran e gjerman nuk kuptojen sesi SCHUMACHER shkoje ne ate zone shkembore me GURE afer GRENOBLES ku konsiderohet vendi i SKIJIMIT me e KEQ ne EVROPE,sepse kushtet e zona eshte vetem me SHKEMBIJE GURESH te pa mbuluar me bore dhe aspak nuk eshte e preferueshme nga askush aje vende SKIJIMI kure ka DHJETRA VENDE SKIJIMI ne ZVICER,AUSTRI,GJERMANI,SLOVENI por edhe ne FRANCE ne kodrat afer MONTE BLANC ka zona e vende te bukura ,por shkoje afer kodrave te GRENOBLES MISTERIOZE.
    .por edhe spjegime te DETAJUARA NEORO-GIRURGJIKE nuk ka ASPAK nga dr francez dhe DR EXPERT GJERMAN nuk jane forte te kenaqur ,por nuk e thojne DIREKT.

  6. Georges says:

    Shumi nje faqe e arte e Formula 1 Hall of Fame!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje