Perez: Nuk po negociojme me PSG-në për Kristiano Ronaldon

4 Janar 2014, 14:56Sport TEMA

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë të qartë se klubi mbretëror dhe Paris Saint-Germain nuk janë duke biseduar rreth një shkëmbimi të mundshëm mes Kristiano Ronaldos dhe Marko Veratit.

“Los Blankos” është spekuluar qysh prej verës së kaluar se po e kërkojnë mesfushorin e ri italian, i cili është në zemër të Ancelotit, por edhe e ardhmja e Ronaldos shpesh është lakuar nëpër media falë kapacitetit buxhetor të francezëve.

Sidoqoftë, Perez tani ka hedhur poshtë çdo mundësi që të mund të negociohet për lojtarët e tij.

“Momentalisht ne nuk po flasim për ndonjë lojtar me PSG-në.

Ne nuk po negociojmë as për Ronaldon e as për Veratin. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera”, ka deklaruar Perez pas miqësores në Katar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje