Klauzola blerëse në kontratën e re të Luiz Suarez me Liverpulin është 70 milionë paund, raporton Daily Mirror.
Uruguaiani muajin e kaluar nënshkroi kontratë të re në vlerën e 200 mijë paund në javë, e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në vitin 2018.
Por, këshilltarët e tij janë siguruar që të ketë një klauzolë, e cila do ta lejojë atë të largohet nëse klubi dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, raporton “Telegraf”.
Gazeta shkruan se “Redsat” kishin kërkuar një klauzolë 100 milionë paund, por u është thënë se shifra është tepër e lartë dhe ajo u zbrit me kompromis, me qëllim që të nënshkruhet kontrata.
Vetëm disa ditë më parë disa media raportuan se klauzola në kontratën e Suarez ishte 120 milionë paund.