Altin Lala rikthehet në Kombëtaren shqiptare. Jo në fushë, por si drejtues. Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije për “Panorama Sport” se ish-kapiteni i shquar i përfaqësueses kuqezi do të jetë asistent i trajnerit Xhani de Biazi. Ky i fundit ka kërkuar bashkëpunim me ndonjë prej ish-lojtarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë jo vetëm zbuluesin e talenteve, por edhe për të monitoruar hera-herës lojtarët e përfaqësueses. Në këtë kuadër janë diskutuar disa emra, por ai që ka bindur më shumë ka qenë ish-mesfushori.
Propozimi
Emrin e Lalës mësohet t’ia ketë propozuar Duka trajnerit Xhani de Biazi. Diskutimet kishin nisur muaj më parë dhe mes një morie emrash, ndër ta edhe Skela me Muratin, është zgjedhur Lala. Inteligjent, grintoz, me shumë eksperiencë ndërkombëtare, shumë personalitet dhe dëshirë për të vazhduar kontributin në përfaqësuese. Të gjithë këta elementë e kanë bindur De Biazin që ta afrojë në staf Lalën.
Pozicioni Altin Lala nuk ka asnjë eksperiencë si trajner, megjithëse shpesh është konsideruar si i tillë në fushën e lojës. Është një njohës i shkëlqyer i futbollit, sepse jo më kot ka luajtur për vite të tëra në Bundesligën gjermane, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Hanoveri për 4 vite. Gjithsesi Lala nuk pritet të ketë një rol të dorës së parë sa i përket pjesës tekniko-taktike. Fillimisht pritet të mbajë një rol vëzhguesi, por do të ketë nën monitorim ecurinë e lojtarëve në skuadrat e tyre.
Negociator
De Biazi arriti ta bindte Kaçen të vishte fanellën kuqezi, por një rol të dorës së parë në ato bisedime pati Alban Bushi. Jo vetëm sepse menaxheri i Kombëtares bëri rolin e përkthyesit, porse i shpjegoi mesfushorit rëndësinë dhe peshën që do të kishte në përfaqësuese në të ardhmen. Një rol të tillë pritet të ketë edhe Lala në të ardhmen. Ai mund të jetë negociatori me disa talente që janë të dyzuar. Fama dhe autoriteti i Lalës mund të përdoren në të ardhmen edhe për të negociuar me Januzajn, apo me ndonjë rast tjetër të ngjashëm. Gjithsesi, qëllimi i ishkapitenit është që të mësojë sa më shumë nga përvoja me De Biaizn, me qëllim që kjo t’i shërbejë atij në të ardhmen si trajner.
Te lumte Duka. Veprim shume efektiv dhe i zgjuar. Respekte per Altinin. Duhet ta falenderojme.
Lala do te sjelle ne kombetare nje tjeter talent shqiptar qe luan me ekipin e pare te Hanoverit, sulmuesin 18 vjecar Valmir Sulejmani.
http://www.hannover96.de/CDA/aktuelles/newsfeeds/detailansicht.html?no_cache=1&tx_ttnews%5Btt_news%5D=53512
Me se fundi Duka pas 12 vjetesh mbreterim beri nje gje te mire. Altini personalitet ne fushe dhe tani jashte saj..