Zinedin Zidane: Nuk mund të isha asistent i Murinjos

6 Janar 2014, 19:02Sport TEMA

Ndihmëstrajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka zbuluar se ai kurrë nuk mund të ishte dora e djathtë e Hoze Murinjos.

“Me Ançelotin gjithçka ndodhi në mënyrë krejtësisht natyrale. Unë kam folur me të përmes telefonit disa ditë para se ai të na bashkohet dhe ne të zgjidhim gjithçka. Ky ishte një moment i mirë për mua, për të dhe për klubin.

Unë nuk do të mund ta merrja këtë rol me një trajner të cilin nuk e njihja. Kurrë nuk do të mund të isha asistent i Murinjos, për shembull.

Dhe, përveç kësaj, ai tashmë kishte një asistent. Nuk do të ishte e drejtë ta merrja detyrën për të qenë krahu i tij i djathtë”, ka thënë Zidane për Canal+.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje