Lojrat olimpike, Rusia angazhon mbi 30 mije policë për sigurinë

7 Janar 2014, 10:21Sport TEMA

Rusia ka nisur njërin nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e Lojërave Olimpike, në prag të Olimpiadës Dimërore që do të nisë muajin e ardhshëm në Soçi. Ministri i Situatave Emergjente, Vladimir Puchkov, ka thënë se nisur nga e enjtja “të gjitha divizionet përgjegjëse për sigurinë e pjesëmarrësve do të vihen në gatishmëri”.

Në operacionin e sigurisë janë angazhuar mbi 30,000 policë dhe trupa speciale, të mbështetura nga automjete të blinduara. Automjetet e paregjistruara në nivel lokal dhe ato që nuk kanë akreditim special do të ndalohen të hyjnë në Soçi. Lëvizja në zonat përreth vendit ku do të zhvillohet olimpiada do të jetë e kufizuar, ndërsa njerëzit krahas biletave duhet të kenë edhe dokumentet e identifikimit. Masat e sigurisë janë marrë pas atentatit në Volgograd. ku humbën jetën 34 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje