Ronaldo konfirmon: Do të jem në mbremjen gala të Topit të Artë

7 Janar 2014, 10:05Sport TEMA

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Real Madrid do të jetë i pranishëm në ceremoninë gala të Topit të Artë, që do të organizohet më 13 Janar në Zyrih. Pas lajmeve se ylli portugez mund të bojkotonte ceremoninë, Ronaldo i ka dhënë fund këtyre zërave, duke konfirmuar pjesëmarrjen përkrah yllir argjentinas të Barcelonës Lionel Messi dhe yllit të Bayern Munich Franck Ribery.

“Eshtë një temë e mbyllur dhe nuk dua të flas më shumë për të. Vetëm mund të them se do të jem në ceremoninë gala. Nuk e di nëse është e drejtë apo jo nëse Topin e Artë do ta fitoj unë, Ribery apo Messi. Objektivi im si gjithmonë mbetet i njëjti, të bëj punën time dhe të ndihmoj Realin me gola. Nëse do ta fitoj unë Topin e Artë do të ishte shumë mirë, por edhe nëse jo, jeta vazhdon dhe unë do të jem i njëjti”, tha ylli portugez.

2 komente në “Ronaldo konfirmon: Do të jem në mbremjen gala të Topit të Artë”

  1. Argita_B says:

    Me niveli qe ka treguar ne vitin 2013, me golat qe ka shenuar individualisht eshte ne menyre thuajse te padiskutueshme lojtari me ne forme ne bote. E vetmja gje qe mund ta ndali ronaldon kete vit per fitimin e topit te arte eshte Ribery me trofete qe fitoi me Bayern, i cili ishte gjithashtu ne forme fantastike, po individualisht jo aq larte sa Ronaldo. Per sa i perket Messi-t, ne 2013 nuk ka stabilitetin e viteve te meparshme keshtu qe llogjikisht duhet te renditet ne vendin e trete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje