Te Interi të gjithë tashmë e kanë inatin me gjyqtarët

7 Janar 2014, 14:49Sport TEMA

Edhe pse Interi bëri një nga ndeshjet më të dobëta kundër Lacios, duke rrezikuar vetëm një herë portën e Etrit Berishës, zikaltërit janë të revoltuar me gjykimin, duke thënë se kanë humbur pikërisht për faj të arbitrit të ndeshjes.

Pas shpërthimit të trajnerit Valter Maxarri, edhe sulmuesi Diego Milito ka sulmuar arbitrin e ndeshjes. Milito thotë se Interi është duke u penalizuar nga arbitrat në këtë kampionat.

“Si mund t’i interpretojmë vendimet e gjyqtarëve të cilat shkojnë kundër nesh? Është vërtetë e vështirë të vazhdohet kështu. Ne vazhdojmë të themi të njëjtat gjëra. Ata nuk na dhanë një penallti të pastër dhe nuk mendoj se kjo është normale.

Ishte një faull ndaj Rolandos, që mund të kishte ndryshuar ndeshjen. Episode të tilla po na penalizojnë për momentin”, ka thënë Milito për “Inter Channel”.

Sulmuesi argjentinas u aktivizua minutat e fundit në ndeshjen kundër Lacios, pas mungesës së tij të gjatë në fushat e blerta.

 

1 komente në “Te Interi të gjithë tashmë e kanë inatin me gjyqtarët”

  1. arben says:

    Inter nuk ishte ne diten e tij po albitri ishte kundra si shume shoke te tij qe s kane dhene vendime te sakta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje