'Lojrat Olimpike', masa evakuimi për atletët amerikanë

8 Janar 2014, 11:17Sport TEMA

Një kompani private ka garantuar masa të forta sigurie, përfshi këtu edhe ato të evakuimit për atletët amerikanë, të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore ”Soçi 2014”, në Rusi.

Nëse për skiatorët dhe sportistët e snowborderit,  do të verifikohen situata emergjente në lidhje sigurinë, atëherë ato do të evakuohen të mënyrë të menjëhershme. Planet e sigurisë janë hartuar nga e njëjta kompani private me seli në Boston, që ka kryer këtë lloj detyre që nga Lojërat Olimpike Dimërore të di Torinos të vitit 2006. Madje është menduar që në rajonin ku do të zhvillohen Lojrat Olimpike të dërgohen edhe 5 aeroplanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje