Lenjani: E kam pasur ëndërr të luaja për Shqipërinë

7 Janar 2014, 15:56Sport TEMA

Viti 2013 ishte i rezervuar për sukseset e tij, ndërsa synimi për vitin e ri në të cilin kemi hyrë, është ai për të prekur një skuadër të madhe. Mbrojtësi majtë i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, e ka vlerësuar maksimalisht vitin që sapo kemi lënë pas, pasi ka arritur të hedhë hapa të mëdha si individuale, ashtu si dhe me klubin e St.Gallen.

12 muajt e fundit kanë kurorzuar shumë ëndrra për Ermir Lenjanin. Një ndër këto ka qënë edhe të mbante veshur fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit. Për herë të parë u grumbullua në ndeshjen kundër Zvicrës, pa pasur mundësi të aktivizohej, një mundësi që ju dha në miqësoren ndaj Bjellorusisë. De Biazi e aktivizoi nga minuta e parë dhe Lenjani nuk zhgënjeu, duke qënë më i miri në fushën e lojës, së bashku me Etrit Berishën.

“Kam pasur ëndërr të luajë për Shqipërinë dhe jam shumë i lumtur që e kam realizuar këtë. Debutimi ka qënë fantastik për mua personalisht, kam luajtur mirë dhe trajneri De Biazi më ka vlerësuar, ashtu si edhe lojtarët”, tha Lenjani.

Në fund optimizmi i Lenjanit nuk mungon për të ardhmen e kuqezinjve: “Kemi një grup të mirë dhe do t’ia dalim në të ardhmen për kualifikim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje